Pakti

Lipja rrotulloi edhe një herë pesëqind lekëshin në dorë dhe mori frymë thellë. Ktheu kokën, por asnjë njeri nuk ishte mbas tij. E megjithatë, që kur kishte marrë rrugën për në Bingo, vazhdonte ti dukej sikur dikush e ndiqte. Sikur dikush e ruante. Sikur dy sy e vështronin. Dhe mendja e tij dyshonte gjithmonë për të njëjtin person.

Për njeriun e veshur me të zeza.

«Vetëm një», i kishte thënë ai Lipes, kur i kishte dhënë lekun dhe me siguri që tani e ndiqte për tu siguruar nëse ai me të vërtetë do të bënte vetëm një.

Vetëm një, i ushtonte tani Lipes në kokë si një oshtimë në një natë të qetë.

Lipja fshiu hundët me mëngën e bluzës së vjetër, hodhi edhe një herë sytë në rrugën e zbrazët dhe pastaj, hyri në bingo.

Asnjë kokë nuk u kthye nga ai; asnjë prej të pranishmëve në atë sallë të madhe, nuk e pa të hynte, ose edhe në e pa, nuk ia vuri veshin. E pse tia vinte? Tek e fundit ai duhet të ishte si gjithë të tjerët aty: thjesht dikush, i cili kishte ardhur për të provuar fatin e tij. Edhe pse i panjohur, në sytë e tyre, ai duhet të ishte si gjithë të tjerët, me një familje të mirë (pse ka ndonjë me familje të keqe?), me një punë normale (pak rëndësi nëse të mirë apo të keqe) e me ca lekë të tepërta. Se aty brenda, të gjithë kanë lekë të tepërta.

Por Lipja nuk ishte si ata. Ishte hera e parë që hynte në një bingo dhe kjo, jo vetëm e vetëm sepse nuk kishte as familje e as fëmijë, por edhe sepse e vetmja punë e tij ishte të ulej tek një prej trotuareve tek ura dhe të priste kalimtarët e shumtë për tu uruar atyre ditën e mirë, me shpresën se mos dikush e shpërblente për atë urim. Sepse Lipja nuk kishte lekë të tepërta.

Por vetëm aq sa i mjaftonin. Sepse një dikush që ta shpërblente për urimin e tij, gjendej gjithmonë. Gjithmonë. Mund të ishte një grua e moshuar, ditët e së cilës nuk kishin aspak nevojë për urimin e tij, mund të ishte një vajzë e re, shpërblimi i së cilës ndikohej prej shpresës se mos Zoti atje lart i shikonte pak iksin apo ipsilonin në spital, apo ku i dihet, edhe atë vetë, meqë ishte në kërkim të një djali të mirë. Sepse si i thonë: po pe të tjerët të sheh edhe Zoti. Dhe Lipja e dinte këtë gjë. Shumë mirë, madje. Pas mami, ajo ishte e para gjë që mësoi, edhe pse, ai vetë, nuk ishte shumë i sigurt në vërtetësinë e atyre fjalëve. Por, në fund të fundit, ajo që kishte rëndësi ishte fakti që një dikush gjendej gjithmonë.

Gjithmonë.

Ashtu si vajza brune… 10 e 10-a siç e thërriste ai, sepse kalonte gjithmonë në orën 10.10.

Ashtu si njeriu me të zeza, i cili kishte ardhur pikërisht mbas 10 e 10-ës.

Lipja fërkoi duart mbas pantallonave të vjetra dhe shtrëngoi dorën e djathtë, në të cilën ruante monedhën. Në të njëjtin çast, një dorë e qëlloi lehtas në supin e djathtë.

«Po ti ore. Edhe ti do të luash bingo?»

Ja, e shikon që nuk vonoi që dikujt ti binte në sy qenia e tij?

Lipja ktheu kokën andej nga i erdhi zëri. Tre djem të gjatë i zunë pamjen. Lipja u tërhoq mbas vetes.

«Kaq shumë paske fituar sot, ëh?» vazhdoi përsëri i njëjti zë dhe Lipja zbuloi se pronari i atij zëri ishte djali, i cili rrinte në mes të dy të tjerëve, mbi gjoksin e të cilit shtrihej një kryq i madh prej druri.

«Po di ti të luash bingo, mo?» ia priti ai në të majtë.

Lipja përsëri nuk foli, kohë gjatë të cilës mati me sy dhe vlerësoi tre të rinjtë. E kishte bërë zakon tashmë atë punë. Shumicën e rasteve e gjente me të parë se kush do ta mashtronte apo kush do ta tallte e jo një herë kishte kuptuar se kush do ti linte ndonjë kacidhe dhjetëra metra përpara se ti afrohej. E në një farë mënyre, prandaj dhe ndodhej aty ato momente.

Iu deshën vetëm tre sekonda për të nxjerrë si përfundim se asnjë prej tre të rinjve nuk kishte ndër mend ta qëllonte, apo edhe thjesht ta shtynte me forcë. Uli kokën dhe bëri dietro-front. Mbas kurrizit të tij dëgjoi tre të qeshura të ndryshme dhe pastaj, hapat që i çonin ato tinguj larg tij.

Ja përse ai nuk ishte si gjithë të tjerët aty brenda. Ja përse ai nuk mund të luante dot bingo si gjithë të tjerët edhe pse në dorë kishte mjetin e duhur… dhe mjetin e duhur, jo vetëm për luajtur, por edhe për të fituar madje.

Për të fituar.

Po sikur të fitonte me të vërtetë?

Dhe Lipja e dinte se do të fitonte… e ndiente…

Por

Por vallë si do ta shihnin të tjerët aty?

«Mos ki merak», i kishte thënë njeriu veshur me të zeza. «Ti bëj vetëm një lojë dhe asnjë nuk do të të vërë re.»

Vetëm një.

Pikërisht: vetëm një. Vetëm një lojë duhet të bënte. Vetëm një dhe do të fitonte lekët e nevojshme për të ngrënë darkë.

Sepse ai, aq kishte kërkuar: një kafshatë bukë në mbrëmje.

E të mendosh se kishte qenë vetëm ora dhjetë e mëngjesit. Po si dreqin nuk i kishte shkuar gjuha të thoshte drekë e darkë së bashku, xhanëm? Ndoshta njeriu me të zeza do ti kishte thënë të luante më shumë se një lojë.

Po çfarë fitimi do të kishte pasur?

Ndoshta edhe të luash një lojë, mund të fitosh më shumë sesa një darkë të thjeshtë.

Ose mund të mos fitosh fare.

Jo, jo. Megjithëse një pjesë e tij vazhdonte ti qëndronte besnik atij mendimi, pjesa tjetër, e cila komandonte këmbët dhe duart e tij, nuk e besonte. Ai, atë mbrëmje, kishte për të fituar dhe pikë. Problemi ishte të bënte vetëm një lojë të vetme, apo të vazhdonte?

Një prej kamerierëve i kaloi përpara me një tufë biletash në dorë. Lipja u mat ta thërriste, por hezitoi. E si ta thërriste? Ai ishte mësuar ti thërrite njerëzit që ata ti jepnin lekë atij dhe jo që ai tu jepte atyre. Hodhi një herë sytë në sallë, ndërsa vazhdonte të spostonte pesëdhjetë kilogramët skarsë të tij sa nga një këmbë në tjetrën. I dukej sikur pllakat e kuqe të dyshemesë do të çaheshin poshtë tij, po të qëndronte qoftë edhe një sekondë të vetme mbi të dyja këmbët njëkohësisht.

«Bileta e fundit», bërtiti një prej djemve me këmishë blu e pantallona të zeza, duke tundur në ajër copën e letrës. «Kush e do biletën e fundit?»

Një dorë u ngrit prej tavolinës së dytë nga muri, në të majtë të Lipes dhe ai njohu të zotin e asaj dore. Vetëm pak më parë, ajo dorë e kishte prekur në sup.

Ajo ishte bileta që duhej të kisha marrë unë, mendoi Lipja, por nuk pati kohë të hidhërohej. Vetëm një hap përpara syve të tij, një tjetër krah, i zoti i të cilit e kishte veshur me blu, u ngrit drejt tavanit dhe filloi të tundte një si një flamur të vogël.

«Ma jep mu», i thirri Lipja nga mbrapa dhe prej gojës së djalit, arriti të buçiste vetëm: «Bile…». Kurse pjesa tjetër: «…ta e fundit», i ngjasoi zërit të një nxënësi në provim. Kur ai u kthye tërësisht nga Lipja, «Kush e do biletën e fundit» u transformua në: «Ti do biletën e fundit?!»

Lipja nuk e dinte se çfarë do të thoshte bileta e fundit. Ai thjesht donte një biletë për të luajtur, sepse njeriu me të zeza i kishte thënë se po të luante bingo me pesëqind lekëshin që ai i dha, do të fitonte dhe pikë.

«Sepse është një monedhë e veçantë kjo, dëgjove?»

«Ëhë», i ishte përgjigjur Lipja që, sidoqoftë, ato momente ende nuk e kishte marrë vesh se për çfarë e kishte fjalën njeriu i veshur me të zeza.

Njeriu me të zeza kishte hedhur monedhën lart, sikur të ishte duke luajtur kokë apo lek.

«Por sa lekë do ti që të fitosh?» e kishte pyetur, ai, pastaj.

Lipja kishte ndjekur me sy rrotullimet e monedhës dhe, mekanikisht, kishte bërë kërkesën e tij.

«Sa për me fut i kafshatë ngoj, du unë i shkreti.»

«Ashtu u bëftë», ia kishte kthyer njeriu me të zeza, por nuk ia kishte hedhur monedhën në kapele
Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2520. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2520