Pak per dashurin gjeja ma e bukur e jetes ton!!!

bentuzi

Primus registratum
Pak per dashurin gjeja ma e bukur e jetes ton!!!

U ulën në breg të detit vajzat e reja dhe e rrethuan Shqiponjën për ta dëgjuar.

„Po çfarë është dashuria? Çfarë di për dashuri?“

„Vajzat e dashura, pse nuk më bëni ndonjë pyetje më të lehtë? Për fat të keq nuk di t’ju tregoj se çfarë është dashuria. Vetëm mund t’ju tregoj se çfarë nuk është.

Nuk është dashuri të rrahësh dhe të shash një fëmijë. Nuk është dashuri ta detyrosh të jetojë jetën tënde, ta realizojë ëndrrat e tua në vend që ta shikosh vullnetin dhe rrugën e vërtetë të asaj krijese, që ndodhet krejtësisht në mëshirën tënde.“

Vajzat e shikuan me sy të rrumbullaktë dhe bënë „po“ me kokë. Njëra e futi gërshetin në gojë dhe e përtypi pak, tjetra u shtri në rërë mbi barkun, e mbështeti kokën në duart dhe i ngulte sytë Shqiponjës, e cila vazhdoi së foluri:

„Nuk është dashuri të detyrosh dikënd të bëjë dashuri, nëse më kuptoni. As nuk është dashuri ta kërcënosh me braktisje në qoftë se dëshira jote nuk plotësohet. Nuk është dashuri të bëhet dashuri pa respektuar njëri-tjetrin.“

Një vajzë bëri grusht, tjetrës i errësuan sytë. „As nuk është dashuri të mashtrosh“, thirri një vajzë tjetër.

„Ke të drejtë shumë“, iu pergjigj Shqiponja. „As nuk është dashuri të shkatërrosh ëndrrat, aspiratat më të mëdha, krijimtarinë, idetë e krisura të dikujt, në emër të dashurisë. As nuk është dashuri ta përdorësh tjetrin për qëllime vetjake. As nuk është dashuri të gënjesh, te bësh premtime të kota, të fshehësh një anën tënde të rëndësishme për ta mbajtur dashurinë; sepse kështu dashuria burgoset si një zog në kafaz ose theret si një viç në thertore.

Po, pra, gocat e mia, ju kam dhënë disa shembuj se çfarë nuk është dashuria, por për t’ju treguar se çfarë qenka dashuria kam frikë të mos jem personi më i përshtatshëm“, tha Shqiponja dalëngadalë, me një zë të ngjyrosur prej njëfarë pendimi. Dallgët vazhdonin të rrokullisnin mbi plazhin.

„Po ti e do detin!“ thirri befas vajza e ulur pranë Shqiponjës. „Dhe ti na do neve!“

Sytë e Shqiponjës u mjegulluan. E përqafoi vajzën, i tha: „ke të drejtë, faleminderit, ke të drejtë shumë“, dhe zuri të buzëqeshte si rrezet e diellit, i cili ishte i fshehur përgjysmë prapa reve nga hidhte vizatime të veçanta prej hije dhe drite mbi Malin e Lëkurësit.
:kiss:
 
Top