Pa Shqiperi s'ka Kosove

kastriot

Primus registratum
Pa Shqiperi s'ka Kosove

PA SHQIPËRI S’KA KOSOVË



Këtu do të shqyrtohet shkurt një marrdhënie e çuditshme ndërmjet idesë së pavarësisë së Kosovës dhe bashkimit kombëtar shqiptar. Në fund do të tërhiqet vëmendja drejt një fushate të pritshme që do ta zhvillojnë vetë një pjesë e shqiptarëve për të realizuar programet nacional-shoviniste serbe e greke sipas të cilave shqiptarët nuk janë fare komb por “kombe’ të ndryshme që duhen mbajtë të coptuar e nën kontrollin e kombeve të mirëfillta serbe e greke. Në krye të kësaj fushate po konkuron për t’u vënë Ibrahim Rugova si “terminator” (përmbarues).



1. Rugova: barazimi i Shqipërisë me Serbinë



Si meritë e veçantë e Rugovës shpesh paraqitet “pavarësia” e tij nga udhëheqja e Shqipërisë. Kjo, megjithkëtë, është thikë me dy presa: ka anën e vet të mirë dhe anën e vet të keqe. Ana e keqe është vënë shumë në dukje nga rivalët e tij “thaçistë”. Ana e mirë është vënë shumë në dukje nga mbështetësit e tij “rugovistë”. Këtu do të kujtohet vetëm shkurt ana e mirë, ndërsa theksi do të vihet në anën e keqe sepse tani bëhet e rëndësishme kjo anë: çka ka qenë e mirë dje mund të bëhet e keqe sot, ose çka ka pasë peshë të vogël dje mund të marr peshë të madhe sot.

Dihet se Shqipëria, fatkeqësisht, nuk ka pasë në krye politikan të aftë as për të ndjerë mirë për Shqipërinë, as për të menduar dhe as për të vepruar mirë për Shqipërinë e shqiptarët. Kur Berisha i kërkoi Rugovës më 1996 të rreshtohet në demostrata krahas Drashkoviçit kundër Millosheviçit sepse i kishte vjedhë votat opozitës së atëherëshme serbe “zajedno”, Rugova bëri mirë që nuk dëgjoi. Berisha bënte sikur nuk e dinte se Kosova kishte shpallë pavarësinë dhe nuk kishte punë me zgjedhjet në Serbi që ishin institucion dhe çështje e mbrendëshme e Serbisë. Kur më 1998 Nano i kërkoi, ashtu si Berisha, të heqë dorë nga insitucionet paralele dhe të kthehet në institucinet serbe, Rugova bëri mirë që nuk e dëgjoi.

Por Rugova bëhet njëlloj si Berisha, Nano dhe barazohet me ta, e ndoshta bëhet më i dëmshëm kur barazon Shqipërinë me Serbinë. Ky barazim bëhet shpesh nga Rugova i cili e ka bërë zakon të shprehet: “Kosova e hapur njëlloj si ndaj Shqipërisë edhe ndaj Serbisë”, “Kosova e pavarur nga Serbia dhe Shqipëria”, “Kosova të ketë simbolikën (flamurin, himnin, stemën etj.) e veçantë nga Shqipëria” etj. Pse këto ide, ndjenja dhe veprimtari janë edhe të gabuara, edhe të dëmshme për shqiptarët?

Barazimi i Shqipërisë me Serbinë, edhe sikur të mos kishim asnjë ndjenjë, të ishim njerëz pa ndjenja e pa moral apo robot, është mendërisht i gabuar, shumë i gabuar. Le të analizojmë disa aspekte:

Së pari, “rugovistët” mund të thonë se këto shprehje ai i përdorë për taktikë, për t’i mbushë mendjen botës se nuk kërkohet “Shqipëria e Madhe” apo “Kosova e Madhe”, por në të vërtetë ai e do edhe Shqipërinë, edhe bashkimin kombëtar. Bota kërkon sot nga udhëheqësit shqiptar (të Shqipërisë e të Kosovës) të garantojnë se nuk kërkojnë bashkimin. Mirëpo, bashkimi është fazë e mëvonshme, mbasi të arrihet pavarësia etj., etj.

a) Qoftë edhe si taktikë ka një kontradiktë logjike, është, siç u tha, mendërisht e gabuar. Në qoftë se Rugova “taktizon” kur e barazon Shqipërinë me Serbinë, atëherë edhe Berisha e Nano “taktizojnë” kur “e barazojnë” Kosovën me Serbinë por në të vërtetë e duan bashkimin kombëtar. Pra, në qoftë se të dy palët taktizojnë, dhe taktizojnë siç u kërkohet, në të njëjtin drejtim, atëherë nuk kuptohet se pse Rugova nuk shkon mirë me udhëheqësit e Shqipërisë dhe pse duhet lavdëruar për “pavarësinë” nga udhëheqësit e saj.

b) Rugovës i lejohet “të taktizojë” siç ia kërkon bota, ndërsa udhëheqësve të Shqipërisë nuk u lejohet. Teorikisht edhe kjo mund të jetë, por atëherë duhet treguar se Shqipëria është në gjendje të përballet me presionin botëror, ndërsa Kosova nuk është në gjendje, prandaj Shqipërisë nuk i lejohet të taktizoj ndërsa Kosovës i lejohet. Mirëpo nga të dhënat e njohura deri tani del se Shqipëria nuk është shumë më e fuqishme se Kosova në arenën botërore sa të mos ketë nevojë të “taktizojë”.

c) “Rugovistët” thonë se Rugova “taktizon” ndërsa udhëheqësit e Shqipërsië janë me ndjenja, me të vërtetë kundër bashkimit kombëtar. Në fakt këta të fundit kurrë nuk kanë arritë deri në këtë gradë që ka arritë Rugova sa të barazojnë Kosovën me Serbinë, siç e barazon Rugova Shqipërinë me Serbinë, kurr nuk janë shprehë se Serbia dhe Kosova janë njëlloj për ta, se kërkojnë marrdhënie të njëllojta etj. Prandaj, një mundësi tjetër, po kaq e bazuar është edhe që Rugova është me ndjenja, me të vërtetë kundër bashkimit kombëtar ndërsa udhëheqësit e Shqipërisë vetëm “taktizojnë” por në të vërtetë e duan bashkimin kombëtar. Mundësia për t’i vërtetuar apo hedhë poshtë këto dy pohime është e njëllojtë, prandaj askush nuk mund të thotë se di diçka të sigurtë për to (për ndjenjat).

d) Nga ato që të gjithë mund të shohin, të kontrollojnë e të vërtetojnë janë qëndrimet e njëllojta, praktikat e njëllojta, veprimtaritë dhe sjelljet reale. Nga njohja e këtyre mund të thuhet vetëm se, ose të dy palët taktizojnë dhe atëherë nuk ka kuptim pse Rugova ka bërë mirë që është “prishë” me udhëheqjen e Shqipërisë, ose të dy palët janë kundër bashkimit kombëtar dhe atëherë përsëri nuk ka kuptim pse janë “prishë”. Nga pikëpamja kombëtare në të dy rastet Rugova del njëlloj si udhëheqësit e Shqipërisë dhe nuk ka asnjë gjë për t’u lavdëruar pse është “prishë” me ta.

e) Apo ndoshta nuk është prishë fare me ta? Apo ndoshta është Rugova pikërisht bashkëpunuesi më i ngushtë në Kosovë me Berishën, Nanon e të tjerët kundër bashkimit kombëtar, siç e dëshiron Serbia e Greqia, dhe për ta mbuluar këtë bashkëpunim bëjnë sikur nuk shkojnë mirë, ndërkohë që merren vesh për mrekulli? A mos ndoshta është taktizim “prishja” dhe strategjik bashkëpunimi kundër bashkimit kombëtar? Edhe për këtë s’mund të thuhet gjë me siguri, ndonëse objektivisht, në realitet del se është kështu: ata po veprojnë bashkërisht kundër bashkimit kombëtar, jo vetëm të tanishëm, por edhe në të ardhmen. E, çka e shqetëson Serbinë e Greqinë është pikërisht e ardhmja. Tani për tani serbët e grekët mund të pajtohen se Serbia e ka humbë Kosovën. Puna është vetëm që Kosova dhe Shqipëria të mos bashkohen asnjëherë në të ardhmen.

Pra, përmbledhtas mund të thuhet se, në qoftë se Rugova, Berisha, Nano etj., taktizojnë kur dalin kundër bashkimit kombëtar, atëherë nuk ka kuptim “prishja” e Rugovës me udhëheqësit e Shqipërisë dhe as meritë se është “i pavarur” prej tyre kur vepron njëlloj bashkë me ta. Në qoftë se e kanë seriozisht qëndrimin kundër bashkimit kombëtar, atëherë, prapë “prishja” nuk ka kuptim sepse të dy palët janë të pajtuar të veprojnë kundër këtij bashkimi dhe, prapë Rugova nuk ka ndonjë meritë se ëshë “i pavarur” nga udhëhqeja e Shqipërisë sepse vepron njëlloj e bashkë me ta kundër bashkimit. Që njëra palë taktizon, ndërsa tjetra e ka seriozisht është një mendim që askush nuk mund ta vëretoj e të jetë i sigurtë sa kohë që të dy palët veprojnë, sillen e flasin njëlloj. Mendimi i pambështetur në asgjë të sigurtë i takon fushës së iracionales dhe nuk përbën bazë për diskutim logjik, racional.

Së dyti, barazimi nga Rugova i Shqipërisë me Serbinë është i gabuar edhe faktikisht. Serbia ka kryer krime dhe i ka shfarosë shqiptarët e Kosovës për shekuj me radhë. Pa shkuar shumë herët në shekuj, vetëm në fund të shekullit XIX Serbia ka dëbuar e ka shfarosë me thika e plumba, në dimrin që ka ngrirë mijëra shqiptar nga rrethi i Nishit gati gjithë popullsinë shqiptare që edhe sot janë “muhaxhirë” në vendin e vet në Kosovë. Serbia u ka ndaluar gjuhën shqipe, simbolikën shqiptare, i ka dhunuar e torturuar për të ndërruar besimin fetar, i ka përzënë për Turqi, i ka varrosë shqiptarët e Kosovës të gjallë në varre masive. Këso lloj krimesh ndaj Kosovës, sa del nga dokumentet që njihen deri sot, nuk ka kryer asnjëherë Shqipëria. Por Rugova e barazon Shqipërinë me Serbinë, vendos simetri, kërkon të ketë marrdhënie të njëllojta, të jetë njëlloj e hapur etj. Kjo siç shihet është gabim sepse nuk mbështetet në dokumente, nuk ka fakte se Shqipëria dhe Serbia kanë qenë njëlloj ndaj Kosovës, prandaj kur Kosova të fitoj pavarësinë t’i trajtoj njëlloj si Shqipërinë, si Serbinë.

Së treti, në qoftë se Rugova e ka fjalën për barazim të Shqipërisë me Serbinë në shekuj atëherë barazimi nuk ka kuptim sepse për vitet e shekujt para shpalljes së pavarësisë nuk ka kuptim termi Shqipëri sipas kufijve që ka sot, atëherë Kosova është vetë Shqipëri. Në qoftë se e ka fjalën për periudhën mbas shpalljes së pavarësisë, atëherë prap nuk mund të provohet se shteti i quajtur Shqipëri ka kryer të njëjtat krime që ka kryer Serbia ndaj Kosovës. Shteti i quajtur Shqipëri mund të mos e ketë ndihmuar sa duhet Kosovën në luftën kundër Serbisë, ndonjëherë mund t’i ketë sjellë edhe dëme me politikën e vet, por kurrë nuk barazohet me Serbinë në krimet që ka kryer Serbia ndaj Kosovës. Shqipëria ndoshta nuk e ka ndihmuar shumë Kosovën por së paku jo rrallë ia ka lehtësuar dhimbjet e ia ka fashuar disa plagë. Kur iknin të tmerruar e të frikësuar nga ushtritë serbe shqiptarët e Kosovës jo rrallë dhe masivisht kanë gjetë strehim në Shqipëri si në “kohën e Zogut”, si në “kohën e Majkos”, gjatë gjithë shekullit. Ndoshta nuk ka ofruar luks, por varfërinë e vet e ka nda me buajri me shqiptarët e Kosovës që nuk dinin ku të fusin kokën nga frika prej ushtarëve serbë. Por Rugova thotë se Shqipëria dhe Serbia duhen trajtuar njëlloj, se Kosova e pavarur do t’i trajtoj njëlloj si Serbinë, si Shqipërinë.

Ky barazim është i gabuar si mendim edhe po të mos shqyrtohet fare me ndjenja p.sh. me ndjenja dashurie për kombin, apo me vlerësim moral si një barazim imoral. Thjeshtë nuk qëndron si mendim. Për ta barazuar Shqipërinë me Serbinë Rugovës do t’i duhen shumë dokumente, fakte e të dhëna që të provojnë se Shqipëria ka shfarosë qindra mijë shqiptar, i ka pastruar etnikisht territoret shqiptare si Serbia sanxhakun e Nishit, se shqiptarët e Kosovës kanë ikë masivisht nga frika e ushtarëve të Shqipërisë dhe kanë gjetë strehim buajr në Serbi etj., etj. Nuk është çudi që Rugova të nxisë historianët “rugovistë” ose këta ta bëjnë vetë një fushatë për të “vërtetuar” se Shqipëria e mjerë dhe e cunguar ka kryer të njëjtat krime ndaj Kosovës si edhe Serbia. Në logjikën e deritashme të “rugovistëve” çka thotë Rugova është e pagabueshme, prandaj nuk duhet lënë pa dëshmuar se edhe barazimi i Shqipërisë me Kosovën kur e bën Rugova është i drejtë, i vërtetë dhe i saktë, përndryshe udhëheqësi lihet në baltë. Sidoqoftë në shkallën e tanishme të dijeve Rugova e ka gabim kur e barazon Shqipërinë me Serbinë. Pra, edhe Rugova gabon, e gabon randë: bën faj (dhe krim ndaj të vërtetës, moralit, ndjenjave dhe interesit të shqiptarëve, por këto njëherë do të lihen mënjanë).

Së katërti, duke e barazuar Shqipërinë me Serbinë, Rugova bën edhe një gabim tjetër: barazimin e Shqipërisë me udhëheqësit e saj politik. Ndoshta Rugova “lavdërohet” jo pse është “pavarësuar” nga Shqipëria, por nga udhëheqësit e Shqipërisë. Ky është një interpretim, por nuk del dhe nuk është kuptimi i politikës së tij të shprehur në moton “Kosova njëlloj e hapur si ndaj Shqipërisë edhe ndaj Serbisë”, “Kosova njëlloj e pavarur si nga Serbia edhe nga Shqipëria”. Rugova kur flet vetë barazon Shqipërinë me Serbinë dhe jo udhëheqjet e dy vendeve. Se e ka fjalën për udhëheqjen e Shqipërisë është vetëm interpretim i fanatikëve rugovistë. Megjithatë në të dy kuptimet barazimi është i gabuar. a) As në nivel udhëheqjesh, udhëheqësit e Shqipërisë dhe udhëheqsit e Serbisë nuk kanë qenë njëlloj kriminal ndaj Kosovës. As Nano, as Berisha as ndonjë tjetër nga Shqipëria nuk ka dërguar tanket, qentë, paramilitarët për të vrarë, shqyer, përdhunuar gratë, fëmijët e pleqtë e Kosovës, por këtë e ka bërë udhëheqja e Serbisë, inteligjenca e Serbisë, shoqëria civile e politike serbe, dhe do ta bëj prapë mbas pak vitesh në qoftë se ndiqet politika e Rugovës e barazimit të Shqipërisë me Serbinë. b) Në qoftë se kur thotë Shqipëri ka parasysh udhëheqjen politike, atëherë prap bën gabim që i barazon termat, bën po atë gabim që bënin enveristët kur barazonin Shqipërinë me Enverin. Por Shqipëria nuk është identike me udhëheqsit e saj dhe barazimi i Shqipërisë me ta është gabim i rëndë mendor që është vërtetuar disa herë.

Së pesti, Rugova lavdërohet se “është pavarësuar” nga udhëheqësit e Shqipërisë kurse në fakt bën të njëjtin gabim që kanë bërë tradicionalisht udhëheqësit e Shqipërisë. Kjo do të thotë se Rugova nuk është “pavarësuar” po ka mbetë skllav i skemës mendore tipike të udhëheqësve të Shqipërisë në 90 vjetët e fundit. Që nga shpallja e pavarësisë e deri sot udhëheqësit e Shqipërisë, në mënyrë tipike, kanë besuar se mbrenda kufijvë që ju vunë Shqipëria do të mundej të zhvillohet ekonomikisht e të ndërtonte rend politik stabil, se do të forcohej e atëherë do të bashkohej me Kosovën. Po bëhen 100 vjet me këtë ide, janë provuar lloj-lloj sistemesh politike e ekonomike dhe Shqipëria e coptuar nuk ka mundur as të zhvillohet ekonomikisht dhe as të stabilizohet politikisht. Kur tani në Shqipëri këtë gjë e kanë kuptuar gati të gjithë, në Kosovë del Rugova dhe mbron të njëjtin mendim të vjetruar e të përgënjeshtruar të udhëheqejs së Shqipërisë, sipas të cilit, Kosova e pavarur, mbrenda atyre kufijve të cunguar do të jetë në gjendje të forcohet ekonomkisht e të ndërtoj një rend stabil politik.

Kosova dhe Shqipëria janë pjesë të një të tëre dhe nuk mund të zhvillohen të pavarura nga njëra-tjetra. Shqipëria është në varësi të Kosovës dhe këtë tani po e kuptojnë gati të gjithë në Shqipëri. Ideja se një Shqipëri e fortë dhe e begatë do të ishte tërheqëse për Kosovën i ka shtyrë shume shtete të fuqishme të ndjekin politika e të veprojnë për ta mbajtë të dobët e jostabile dhe ia kanë arritë. Edhe Kosova është në varësi të Shqipërisë, dhe këtë gjë që e dinin (por edhe e tepronin në Kosovë) tani duan ta shpërfillin duke i përgaditë vetes një të ardhme si të Shqipërisë gjatë shekullit të kaluar. Në Shqipëri që në fillim ka qenë zhvilluar një ide e saktë e tipit: “Pa Kosovë e Çamëri, nuk ka Shqipëri!”. Një kohë të gjatë është dashur të zhvillohet një luftë e vështirë dhe e rëndë mendore për të heqë iluzionin se Shqipëria mund të zhvillohet pa pjesët që iu shkëputën. Tani po aq e saktë dhe, edhe më e saktë është se: “Pa Shqipëri e Çamëri, nuk ka Kosovë!”. Besimi se Kosova mund të zhvillohet e të stabilizohet “e pavarur” nga Shqipëria është një iluzion edhe më i rrezikshëm se i udhëheqësve të Shqipërisë se Shqipëria mund të zhvillohet “e pavarur” nga Kosova. Por këtij problemi nuk dua t’i shkoj më tej këtu dhe nuk është mirë të bëhet objekt i shumë debateve. Tani duhet argumentuar se Kosova e pavarur është e mundur (por të vetëdijshëm se ëshë vetëm fazë kalimtare drejt bashkimit). Çka duhet uruar është që “pavarësia” e Kosovës nga Shqipëria të mos zgjasë sa “pavarësia” e Shqipërisë nga Kosova, dhe Kosova të mos i përsërisë rrëmujat dhe problemet që i kanë ardhë Shqipërisë nga kjo “pavarësi”. Sidoqoftë disa në Kosovë, duke përfshi edhe idetë e Rugovës, të kujtojnë ato rryma serbofile e grekofile shqiptare, ato rryma e grupe joshqiptare që e shikonin me gëzim coptimin e Kosovës nga Shqipëria si çlirim prej Kosovës dhe “malokëve”. Në këtë kuptim Rugova nuk është “pavarësuar” nga Shqipëria, por vetëm ka mbetë një kopje e pjesës më të gabuar dhe më të neveritëshme të mendimit politik të Shqipërisë.

Së gjashti, Rugova vendoset në pozicion të kundërt me mendimin e rilindësve shqiptar dhe në krah të atyre që tradicionalisht njihen si serbofile e grekofil, si bashkëpuntorë të vetëdijshëm a të pavetëidjshëm të kryerësve të krimeve ndaj shqiptarëve. Edhe në kuptimin më të pafajshëm pavarësia e Kosovës krijon një gjendje të ngjashme me periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, gjendjen e ekzistencës së disa vilajeteve shqiptare. Por ndryshe nga rilindësit që shpallën programin e bashkimit të vilajeteve shqiptare në një njesi të bashkuar politike-kombëtare përballë rrezikut sllavo-grek, Rugova kërkon mbajtjen e vilajeteve të ndara dhe trajtimin e një vilajeti shqiptar (Shqipërisë) njëlloj si rreziku sllav e grek. Nuk është puna tek ironizmi ndaj tij, sikur ëndërroka të quhet Ibrahim Pashë Rugova, vali i Kosovës me qendër në Prishtinë etj. Problemi është se nuk mund të merret lehtë si lajthitje mbasi ky lloj të menduari njihet. Të heqësh sotë dorë nga ideja e bashkimit të “vilajeteve” kur nuk është heqë dorë në kohë shumë më të vështira, ndërmjet dy luftrave botërore, në kohën e ndarjes së botës në blloqe e të perdes së hekurt, të heqësh dorë tani që premisat për bashkim janë më të mirat, do të thotë se pikërisht ky është shqetësimi. Tani shqetësimi nuk vjen nga pamundësia, por nga mundësitë që janë krijuar për bashkim dhe prandaj duhen gjetë mënyra për ta ndaluar. Ky është program i vjetër dhe jo ambicie të Rugovës për titullin Ibrahim Pashë Rugova, ndonëse ambiciet e individit dhe roli i tyre në ngjarjet politike nuk është pa rëndësi.

Si përfundim mund të thuhet se e shqyrtuar vetëm mendërisht, logjikisht, pa ndjenja dhe gjykim moral barazimi nga Rugova i Shqipërisë me Serbinë dhe ideja për ta pavarësuar Kosovën nga Shqipëria e për të pasë marrdhënie të njëllojta si me Serbinë edhe me Shqipërinë është e gabuar, e pabazuar.

E shikuar nga këndvështrimi moral dhe ndjenjësor ky barazim dhe kjo politikë është thellësisht imorale dhe armiqësore ndaj shqiptarëve si komb. Por kjo nuk do të shqyrtohet hollësisht këtu.

Është imorale në pikëpamje intelektuale, sepse të shpifësh, të barazosh dy gjëra që nuk janë të barabarta, që madje ndryshojnë rrënjësisht, në pikëpmaje të etikës intelektuale është thëllësish imorale, është fyerje e arsyes, e ratios. Është imorale në pikëpamje njerëzore barazimi i viktimës me kriminelin sepse Shqipëria jo rrallë ka qenë edhe vetë viktimë e krimeve serbe ndërsa Rugova e barazon Shqipërinë me Serbinë, viktimën me kriminelin. Është imorale në pikëpamje politike sepse barazon mikun me armikun, sepse mban të njëjtin qëndrim si ndaj vëllait që ndoshta nuk ka qenë aq i mirë por nuk ka kryer krime me armikun që e ka shfarosë. Është imorale politikisht sepse, siç thoshte Karl Shmit (Carl Schmit), edhe në qoftë se në jetën private ka ndonjë vlerë porosia “duaje armikun tënd” në politikë porosia “duaje armikun tëndë” nuk vlenë. Është imorale sepse gjatë gjitëh shekullit Shqipëria ka strehuar shqiptarët e Kosovës të ndjekur nga serbët dhe ka nda me ta kafashatën e vet të varfër, ndërsa tani Rugova e barazon me Serbinë duke treguar mosmirënjohjen e vetë. E mosmirënjohja është ves i ulët moralisht etj.





2. Rugova: “dealbanizacija Kosove i Metohije”



Pikëpamjet e Rugovës qofshin edhe për taktikë janë të rrezikshme sepse janë në vijën e nacionalizmave serbë e grekë dhe sepse janë ide gjenerike, ide lindëse, që lindin një program të tërë antishqiptar. Pikëpamjet e Rugovës përmbajnë një program të tërë, karaktersitik për lëvizjet e fuqishme për krijimin e një kombi që përfshijnë nga lufta, ideologjitë, riinterpretimi i historisë, letërsia e veçantë, krijimi i miteve e deri tek heraldika, muzika etj. Sepse programi i Rugovës parashikon krijimin e një kombi të ri, e kombit kosovar. Sipas Rugovës shqiptarët duhet të harrojnë se janë shqiptar dhe të bëhen kosovarë. Por për këtë tani është shumë vonë.

Kombi shqiptar është formuar mbi bazën e kritereve etnike-kulturore, ose sipas modelit “gjerman” dhe jo mbi bazën e shtetësisë, ose modelit “francez”. Prandaj për shqiptarët ka qenë i vetëkuptueshëm dallimi ndërmjet kombit e shtetësisë. Prandaj shqiptarët edhe pse kanë jetuar në shtete të ndryshme (romak, bizantin, osman, sllav, grekë) nuk e kanë identifikuar veten sipas shtetësisë. Prandaj shqiptarët në ish-Jugosllavi nuk e kanë identifikuar veten me Jugosllavinë, nuk e kanë parë veten si jugosllavë por si shqiptarë.

Programi i Rugovës e godet kombin në themelin e vet, në llojin e identitetit, dhe jo në çështje anësore. Ai është program i tipit “francez”, jugosllav dhe serbo-grek. Ndoshta sepse Rugova ka njëfarë shkollimi në Francë, ndoshta sepse është ndikuar nga jugosllavizmi, ndoshta sepse nuk di çka bën. Por të gjitha këto janë pa rëndësi. E rëndësishme është përmbajtja e programit.

Së pari, programi i Rugovës për kombin kosovar është i të njëjtit tip me programin komunist të jugosllavizmit. Jugosllavizmi ka qenë një përpjekje për të barazuar kombin me shtetësinë. Në regjistrimin e popullsisë në ish-Jugosllavi në rubrikën e kombësisë mund të bëhej regjistrimi “jugosllav”, sipas shtetësisë. Numëri i jugosllavëve ka qenë gjithnjë shumë i vogël në të gjitha kombet e ish-Jugosllavisë, por programi ka ekzistuar. Tani në emër të shtetësisë së Kosovës, Rugova kërkon të ndërrohet simbolika kombëtare si flamuri, hymni etj. Rugova, sipas modelit “francez” dhe jugosllav komunist kërkon epërsinë e shtetësisë ndaj kombit, heqjen dorë nga simbolika kombëtare për hirë të simbolikës shtetërore.

Edhe në qoftë se ky është një “taktizim” për të plotësuar disa kushte që Kosova të njihet në arenën ndërkombëtare si shtet më vete e për këtë i duhen simbole dalluese nga Shqipëria kjo duhet të bëhet shumë e qartë prej tij sepse përpjekjet për të përdorë kriteret ideologjike dhe shtetërore për përkufizimin e shqiptarëve dhe kosovarëve si dy kombe të ndryshme janë nxitë nga dikush edhe në Shqipëri.

Që më 1992 duke u nisë nga kriteri i shtetësisë, Spartak Ngjela, tani njeriu i parapëlqyer i Berishës (edhe ky i specializuar në Francë) shprehej se shqiptarët dhe kosovarët janë dy kombe të ndryshme si austriakët dhe gjermanët. Fatos Lubonja, njeriu i parapëlqyer i Veton Surroit, i përmbahet kriterit ideologjik-shtetëror kur ngulë këmbë se shqiptarët dhe kosovarët përbëjnë dy kombe të ndryshme sepse kanë jetuar në shtete dhe ideologji të ndryshme, sepse kosovarët e duan Enver Hoxhën, ndërsa shqiptarët e urrejnë etj. Mendimi i Lubonjës është në vijën e Leninit që i dallonte kombet sipas regjimit dhe ideologjisë në kombin socialist dhe kapitalist. Kjo përpjekje ka qenë bërë veçanërisht në ish-Gjermaninë Lindore për t’i paraqitë si dy kombe të ndryshme gjermanët socialistë nga gjermanët kapitalistë sipas shtetësisë dhe ideologjisë së ndryshme, përpjekje që nuk ka pasë sukses as atje. Edhe grekët nuk pranojnë të ketë kombësi tjetër asnjë person që ka shtetësi greke ose fe ortodokse.

Atë që nuk e arriti jugosllavizmi do ta përfundojë Rugova: ndërrimin e kuptimit të vetes nga shqiptarët si komb, ndërrimi i kriterit mbi të cilin e kuptojnë identitetin e vet: nga etnik-kulturor në kriterin shtetëror. Ka shumë mundësi që programi i Rugovës të dështoi siç ka dështuar jugosllavizmi, kombi socialist etj., por dhimbje e plagë shkakton, sidomos kombit plot vuajtje të tjera, kombit shqiptar. Tani është shumë vonë që shqiptarët të identifikojnë veten mbi bazën shtetërore e jo shpirtërore, të zevendësojnë kuptimin e vets si komb mbi bazën etnike me kuptimin mbi bazën e shtetësisë sipas tipit “francez”, “leniniste” (“lubonjist”), “jugosllavist” etj.

Së dyti, programi i Rugovës është në vijim të programit serb për “deshqiptarizimin e Kosovës” ose “dealbanizacija Kosove”. Një prej shqetësimeve më të mëdha të nacional-shovinizmit serb gjatë viteve ’80 ka qenë mbrojtja e Kosovës nga ndikimi i Shqipërisë. Sipas serbëve Kosova po ndikohej nga Shqipëria çka shfaqej në tekstet shkollore e deri tek simbolika e njëjtë. Nën programin e dealbanizmit të Kosovës u kërkua ndryshimi i pamjes së flamurit, stemave etj., etj. Ndaj këti programi nacionalshovinist serb ka pasë një qëndresë, derdhje gjaku e dhënie jetësh nga shqiptarët, një përbashkim me njëri-tjetrin dhe një veprimtari madhështore për ruajtjen e simbolikës kombëtare. Tani programin e nacionalshovinizmit serb kërkon ta çoj në fund Rugova: ta pastroj Kosovën nga ndikimet e Shqipërisë, nga simbolika e njëjtë kombëtare etj.

Së treti, simbolika “e Shqipërisë”, flamuri, hymni, etj., nuk janë simbole shtetërore por janë simbole kombëtare, që u takojnë gjithë shqiptarëve si komb dhe jo vetëm Shqipërisë si shtet. Ato janë bërë simbole shteti sepse u krijua një cop shtet shiqptar dhe synohej forcimi i simbolikës kombëtare. Por ato janë simbole të Kosovës po aq sa të Shqipërisë. Lufta për mbrojtjen e falmurit, gjuhës, himnit etj., etj., nuk ëshë zhvilluar më shumë në Shqipëri se në Kosovë. Ato më lehtë ndërrohen (modifikohen) në Shqipëri me një vendim të Kuvendit dhe ka më pak pasoja negative se në Kosovë.

Së katërti, programi i Rugovës përputhet me synimet afatgjata të nacionalshovinizmit grek e serb për të argumentuar dhe për të realizuar se nuk ka komb shqiptar, se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë dy kombe të ndryshme. Shqiptarët kanë argumentuar se janë një komb, se kanë prejardhje e, rrejdhimisht, gjuhë, histori, traditë, simbole etj., etj., të përbashkëta. Tani atë që nuk e kanë arritë nacionalizmi grek e serb sepse është bërë qëndresë, synojnë ta arrijnë përmes Rugovës që do të veçoj simbolikën e ndoshta edhe historinë, traditën etj., të Kosovës nga Shqipëria.

Shkurt në programin e Rugovës nuk ka asgjë të re veç ideve të nxjerra nga programet dhe praktikat e nacionalshovinizmave grekë e serbë: të barazimit të kombit me shtetin dhe të coptimit të kombit shqiptar në “kombe” të ndryshme.

Edhe njëherë duhet theksuar se, edhe nëse është “taktizim” (për ta gënjyer botën, sikur bota të ishte teveqele) shfaqjet e tij mbartin një rrezik të madh sa as vetë programet nacionalshoviniste greke e serbe nuk kanë mundur të shkaktojnë. Ndaj këtyre përpjekjeve serbe e greke shqiptarët kanë qenë syçelë dhe kanë bërë qëndresë. Ndërsa kur realizohen nga Rugova njerëzit mund të gënjehen dhe kur ta kuptojnë do të jetë vonë, jo se do shndërrohen në komb tjetër, por se do të mbeten në mes të rrugës, pa identitet të fortë, pa bazë zhvillimi. Edhe në qoftë se Rugova nuk e dëshiron seriozisht dhe sinqerisht fushatën e paracaktuar vetëm të shkaktoj vuajtje por jo të ketë sukses për krijimin e dy kombeve të ndryshme, taktikën e tij do ta përdorin të tjerë shqiptarë që janë me vullnet të plotë në shërbim të armiqëve të shqiptarëve. Edhe në qoftë se Rugova si person “taktizon” elektorati dhe simpatizantët e tij mund ta marrin seriozisht dhe të fillojnë punën për të argumentuar secili në fushën e vet se janë komb i ndryshëm nga kombi shqiptar, me histori, heraldikë, simbolikë, gjuhë etj., të ndryshme. Edhe në qoftë se Rugova “taktizon” personalisht këtë mund ta marrin seriozisht kundërshtarët e tij real, serbofilët e grekofilët e paguar e të papaguar shqiptar.

Thamë se ai është një program gjenerik që përfshinë shumë mundësi për veprimtari antishqiptare. Kur thamë se përfshinë deri heraldikën kjo do të thotë se p.sh. në emër të studimit të stemave për stemën e Kosovës do të argumentohet historia e ndryshme e Kosovës nga historia e Shqipërisë. Të tjerë për të provuar të drejtën e Kosovës për shtetësi do të argumentojnë se Kosova ka histori të ndryshme nga historia e Shqipërisë. Të tjerë, siç propagandon Kastriot Myftaraj në Tiranë, do të thonë se Kosova dhe Shqipëria kanë dy gjuhë të ndryshme dhe se gegët duhet të fillojnë luftën për t’u çliruar nga sundimi gjuhësor i toskëve etj., etj. Nuk ka gjë se këto nuk qëndrojnë si argumente. Zhurma do të jetë aq e madhe sa krijohen përshtypjet, paragjykimet dhe frustracionet jokritike iracionale masive. Kontrollojeni shtypin, median përgjithësisht dhe do të shihni se si atë çka nuk e arritën për shekuj nacionalizmat serb e grekë po përpiqen ta arrijnë përmes shqiptarëve. Çështjes së bashkimit kombëtar të shqiptarëve, çështjes shqiptare do t’i jepet një zgjidhje: nuk ka një komb shqiptar. Këtë e thoshte Spartak Ngjela dhjetë vjet më parë: çështja shqiptare është e zgjidhur. Shqiptarët dhe Kosovarët janë dy kombe të ndryshme. Këtë përpiqet të realizoj Rugova: të krijojë dy kombe të ndryshme.

Siç shihet, qoftë edhe si “zbulim” Rugovës nuk i takon ndonjë meritë për këto ide, sepse nuk janë të reja, sepse janë shumë të vjetra dhe Rugova vetëm sa i është bashkëngjitë një rryme që vepron me kohë në radhët e shqiptarëve për t’i copëzuar shpirtërisht mbasi i kanë copëzuar territorialisht.

Së pesti, programi i Rugovës është në përputhje me programin nacionalshovinist grek e serb që mbas coptimit territorial të realizohej coptimi shpirtëror i kombit shqiptar. Në të vërtetë Lubonja këtë e paraqet si gjendje të arritur, por dallimet që përmend ai janë shumë sipërfaqësore për të provuar se janë krijuar dykombe të ndryshme. Ndërsa idetë e Rugovës prekin krakakteristika themelore dhe mbi programin e tij mund të preket edhe vetë gjuha, historia e tredita si elemnte kyç të vetëpërkufizimit të identitetit. Ata që i coptuan territoret dhe kombin shqiptar kanë shpresuar se nga jeta në shtete të ndryshme do të largohen shpirtërisht. Kështu ajo që mund të quhej çështje shqiptare do të zgjidhej për disa dekada. Mirëpo deri tani kjo strategji nuk ka ecur. Dhe siç vë në dukje Baleta, ndoshta për ironi të historisë, bota që i kishte coptuar u detyrua të ndërhynte ushtarakisht në mbrojtje të asaj pjese të shqiptarëve që kishte parashikuar të asimilohen shpejt nga shteti serb, në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës. E, siç hamendëson më një ironi të shkëlqyer Baleta, ndoshta ndërhynë ushtarakisht kundër serbëve edhe si ndëshkim pse për një shekull nuk arritën t’i asimilojnë shqiptarët e t’iu ndërrojnë ndjenjën e identitit kombëtar. Por atë që nuk u bë për një shekull synon ta realizoj në të mirë të serbëve për pak vite vetë Rugova: ndërrimin e identietit shqiptar dhe shkëputjen shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës nga pjesët e tjera të kombit.

Pra, në shumë drejtime Rugova del si “terminator”, përmbarues i politikave serbo-greke e ndërkombëtare kundër shqiptarëve që kanë mbetë në mes, pa u realizuar. Këtu hyn zbatimi deri në fund i ndërrimit të kriterit të identitetit kombëtar nga etnik në shtetëror (jugosllavizmi). Dhënia fund e çështjes shqiptare mbas coptimit territorial duke krijuar dy kombe të ndryshme dhe kështu nuk ka më problem shqiptar. Coptimi e ndarja territoriale le etjen dhe dëshirën për bashkim, ndërsa ndarja shpirtërore i jep fund përgjithnjë.

Dhe, me njëfarë “gjakftohëtësie” cinike ndaj vetes mund të themi se, sikur të ishte e mundur ndoshta s’do të kishte asgjë tragjike veç detyrimit moral ndaj të parëve tanë që kanë vuajtur të na lënë një identitet. Por krijimi i një kombi të ri kosovar në vend të kombit shqiptar në Kosovë tanimë është i pamundur dhe vetëm shkakton vuajtje tragjike të mëdha, ndoshta edhe më të mëdha se ato që na kanë rënë në kokë për shekuj. Sepse në vend se t’i bashkojmë forcat për të mbrojtë veten, ende e vëmë veten në dyshim jemi apo nuk jemi shqiptar. Mbas shekujsh që vijnë që nga fillimi i botës Rugova u thotë shqiptarëve: harroni që jeni shqiptarë. Tani e tutje jeni kosovarë. Edhe me kaq nacionbalshovinizmi grek e serb e ka realizuar në personin dhe me personin Ibrahim Rugova një pjesë të rëndësishme të programeve të veta antishqiptare. Në vend se të merremi me programe si të zhvillohen, të përparojnë, të përmirësojmë jetën tonë na kthejnë në çështje që as do të duhej të diskutoheshin: jemi apo nuk jemi komb, jemi apo nuk jemi një komb etj. Dhe thonë pastaj se Serbia ka marrë fund, kur ajo na sundon po aq mirë përmes personave dhe rrymave tona shqiptare.



23 11.2002 Hysamedin Feraj
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Aman more vella si ske prituar ti shkruash gjithe keto fjale? une e lexova vetem gjysmen e permbajtjes.
Si papagall e permende kete thenje "Barazimi i Shqiperise me Serbine".E shof se kjo fjali te qenka ngulitur thell ne tru,Me vjen keq me te thene se ti ate fjali nuk e paske kuptuar fare.Ajo do te thote ,Kosova e lire dhe e pavarur dhe te jete e lire me kufije ndaj Serbise(per arsye se ne Kosove jetojne edhe Serbet) dhe e lire ndaj Shqiperise(qe do te thote edhe bashkim kombetare),Keshtu deklarohet qe ti hudhet hi syve te Bashkesise nderkombetare dhe serbeve qe jetojne ne Kosove, JA KJO ESHTE DOMETHENJA APO PERKTHIMI I ASAJ FJALIE NE GJ. SHQIPE, sepse me formimin e shtetesise se Kosoves mendon ti qe do te ngelet ndonje serbe ne Kosove?pergjegjja eshte JO!
Ti ne komentin tende qe vete edhe pergjigjesh duket se ke ide Fikse,ke plot iluzione nuk i kupton gjerat dhe bene paragjykime te kota .
"Politika" do te thote e kunderta e asaj qe deklarohet,madje jo gjithnje,por ne te shumten e rasteve.
E ke degjuar ate thenjen "Prej Fjaleve ne Vepra" Nuk mundesh ti me hamendje me i paragjykuar idete apo politiken e Shqiperise dhe te Kosoves (Rugoves apo te Nanos),ato SHIFEN dhe diqka qe shifet nuk don "Kallauz" koment,Taktikat e njerit apo te tjetrit munde te jene nga me te nryshmet,por thjeshte shiko realitetin dhe realizimin apo kursin,rrugen se ka shpie politika e tyre,Krahaso Nanon qe nga `97-ta e kendej dhe Rugoven qe nga `99-ta e deri sot ,shifi rezultatet e tyre dhe do te keshe nje FOTOGRAFI te pastert te GJENDJES REALE ,ne Shqiperi dhe ne Kosove, shembull,mendimi im personal,Rezultatet e njerit dhe te tjetrit jane te kristalta, Njeri e ktheu vendin ne mjerim,kaos(rremuje),u be vegel e armiqeve tane shekullore (Grekut dhe Serbit),si rezultate Greqia ka depertuar thelle ne berthamen e shtetit ame duke bere ate te mvaret plotesisht nga ajo dhe se fundi eshte vellazeruar me vllezerit serb apo siq i quan ai komshinjet serb,keshtu ia arriti qe Shqiperine ta bej nje shtet ku nuk funksionon ligji fare,ku vjedhja,mashtrimet,perdhunimet,vrasjet dhe te gjitha te zezat e botes jane bere perditshmeri e qdo shqipetari te Shqiperise,Nga ana tjeter kemi Rugoven qe me pjekurine e tije politike te nje diplomati te urte dhe largepames, Kosoven e pas luftes, te djegur, e ngriti ne kembe dhe e qon drejte pavaresise se sigurte,ndertimet dhe ne pergjithesi infrastruktura e saje kane arrite kulmin,politika e tije e ktheu edhe Mirovicen Kosoves,kjo politike ka ngritur moralin e njerzeve sigurine, lirine dhe optimizmin tek njerezit apo te populit shqipetare.
Them se keto jane realizimet e politikes se tyre apo frutat e tyre , Prandaj kjo nuk don koment. Te pershendes.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

O KALI po ti me flamur te shqiperise do perfaqesosh shtetin e Kosoves ne Kombet e Bashkuara?????!!!! Ti taman qenke KALE o lale.
 

Guest
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

hehehhee degjova qe kosovaret duan ta nderrojne flamurin e te bejen jnje te tyrin a thua e bejne te na sfidojne ne kete gje ?
 

Gigolo

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Pse nderhyjne ne punet e brendeshme te Shqiperise kosovaret dhe Rrugova? Nuk eshte shtepia e tyre por e fqinjit. E ne familje nuk nderhyjme ne punet e vellait sepse ka shtepi me vete. Kosovaret nuk i kemi as vellezer gjaku prej nje nene.
 

bengu

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Fillimisht postuar nga Male Gigolo:
[qb] Kosovaret nuk i kemi as vellezer gjaku prej nje nene.[/qb]
Po ta kishe thene kete ne njejes, nuk ta merr mendja sa e vertete do te kishte qene.

Shnet!
 

iliria e para

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Ne asnje vend te botes nuk shkruan qe po edhe te jene dy shtete nuk guxojne te kene flamur identik.

Ka shume shtete te botes qe kan flamur identik e te ngjajshem.

Nese Kosova detyrohet qe per shkaqe pavarsie te nderroj dicka, nuk do te thot qe ma vone skan te drejet te bejne ndryshime.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Linku i meposhtem eshte ai i nje faqeje ku jane te pasqyruar te gjithe flamujt e Evropes.

http://www.enchantedlearning.com/geography/flags/europe.shtml

Sic mund ta shihni, dallimet midis Hollandes dhe Luksemburgut jane zero, ndersa ato midis Italise dhe Irlandes, thuajse zero. Pa folur per Sllovenine, Kroacine, Rusine, dhe Sllovakine te cilave vetem stema e vogel u ndryshon.

Per mendimin tim, edhe flamuri kombetar i Kosoves duhet te jete identik me ate te Shqiperise, ndersa ai shteteror, duhet te kete nje ndryshim minimal, si psh ndonje steme te vogel, ose ndonje element fare te parendesishem dallues shtese.

Rugova tashi del e na thote se paska zbuluar flamurin e Dardanise me shqiponje dykrereshe, kur dihet qe Dardania ishte nje mbreteri Ilire. E pra, turp eshte ta themi, por nga koha Ilire nuk na ka mberritur asnje flamur, asnje deshmi fotografike ose filmike, ose ne forme tjeter, per flamujt dhe stemat e perdorura.
Per me teper shqiponja dykrereshe bizantine per te cilen Rugova pretendon se ka ardhur nga antikiteti (perralla me mbret), eshte provuar tashme se ka hyre ne heraldiken shqiptare vetem gjate Mesjetes, ne kohen e Bizantit dhe eshte e njejta theme (shqiponja dykrereshe) qe haset ne heraldiken e te gjithe popujve qe ishin nen Bizant ne ate kohe, perfshi ketu serbet, greket, ruset e me the e te thashe.
Rugova t'i lere denglat dhe te mos genjeje popullin e Kosoves duke u munduar te shpike identitet te ndryshem per te, sepse Kosova e ka tashme nje identitet, ate shqiptar, te cilin e ka fituar ne shekuj, dhe s'mund t'ia shuajne dot tradhtare si Rugova me shoke.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Dhe po doni te dini nje gje o vellezer, le ta marrin vesh edhe keta nga Kosova qe kemi ne AF, une jam per bashkimin e Kosoves me Shqiperine, as me shume e as me pak. Per 90 vjet na mbajten te ndare, me justifikimin se s'duhet te krijojme Shqiperine e Madhe. Po cfare atehere, ta leme Shqiperine te vogel? Me c'te drejte? Me te mire jane serbet, greket dhe bullgaret qe kane shtete kombetare? Rugova dhe te gjithe politikanet e Kosoves per mendimin tim, ne negociatat e ardhshme per statusin e Kosoves (te cilat po ndjehet qe do te fillojne se shpejti) duhet te kerkojne me cdo kusht kthimin e Kosoves Shqiperise. Te njejten gje qe i ka kerkuar Enver Hoxha Titos ne takimin e tyre te pare dhe te fundit ne Beograd me 1947. Vetem pas kesaj kerkese kembengulese do te arrihet te gjendet nje kompromis dhe ndoshta Kosova do te marre pavaresine, sepse ne politike askush nuk te jep menjehere ate cfare kerkon, por gjithmone dicka me pak. Nese Rugova me shoke do te kerkojne thjesht pavaresi per Kosoven, serbet do te kerkojne mbetjen e Kosoves nen serbi, atehere do te gjendet nje kompromis qe te mos i ngelet qejfi asnjeres pale. Pra as pavaresi per Kosoven, as Kosove nen Serbi, por nje Kosove e lidhur pazgjidhshmerisht me Unionin Serbi - Mal i zi, por me status te vecante. Mbamani mend kete llaf. Vetem nese kerkohet bashkim me Shqiperine, qe eshte nje kerkese maksimaliste, mund te arrihet ne nje kompromis qe te jete me prane interesave te shqiptareve, pra ndoshta nje pavaresi e Kosoves. Them se te vetmit qe e kane kuptuar kete jane perfaqesuesit e LPK, te cilet i pershendes per deklaraten e tyre te guxmshme nje dite me pare.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Mc Byrek

Te pergezoi per ket shkrim dhe plotsisht pajtohem me mendimin tand.
Pershendetje nga Plisi
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Plisi ,tani je zbutur pak,dhe nuk ke kritika ekstreme ndaj Rugoves,Keshtu ka lezet te diskutohet ,me komente,deshmi,propozime e jo me sharje.
Te Pershendes.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Byrek,Pajtohem vetem me paragrafin e dyte te postimit tend te pare. Ti ore zoteri menjehere e quan prezidentin trathtare,ju keni ide fikse,dhe nuk e luan as topi kete,Me sa e di une Rugova vetem ka propozuar ndryshimet qe duhet patjeter ti kete shteti i ardheshem Kosova apo Dardania,Ju disa po e teproni, Trathtare!!!Po per ke punon Rugova per Koshtunicen,sepse Millosheviqi eshte ne burg? me sa e di une Nanodhe Meta shkojne qdo jave ne Beograd e jo Rugova.
Ideja jote qe Kosova si shtet te kete nje flamur me ndryshime te vogla,dhe si komb te mbahet flamuri i njejte gjithkombetare eshte shum me vend,por ju si duket nuk mundeni pa mos ja futur Rugoves nje bishte ,si ai TRETHTARE,ju si duket nuk keni turp fare.
Pershendetje.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Dardani, ta tregoj une cfare do te thote tradhtar i atdheut si koncept, dhe pastaj gjykoje vete ti, i ploteson Rugova apo jo keto kritere.

Tradhtar do te thote te mos kerkosh me te miren per popullin dhe vendin tend, por te kujdesesh per kostumin tend prej Gandi ne syte e turisteve (kur flas per popullin tend, ne kete rast kam parasysh tere popullin shqiptar ne Shqiperi e Kosove).

Tradhtar do te thote te shpikesh dallime dhe diferencime te panevojshme dhe armiqesore midis elementeve te ndryshem qe perbejne popullin tend (te ngjashme me ato dallime gjuhesore qe ushqejne disa pseudo patriote qe kerkojne shperberjen e gjuhes se unifikuar dhe ngritjen e nje dialekti apo nje tjetri ne rang gjuhe zyrtare, grindje keto qe jane tejkaluar qysh ne kongresin e manastirit).

Tradhtar se fundi, do te thote te shkosh sipas interesave te armiqve te vendit tend.

Atehere dalim tek pyetja. Ke konsideron ti vendin tend, Shqiperine, apo shpikjen jugosllave me emrin "Kosove". Cfare e ndjen ti veten, shqiptar apo kosovar, dhe nese kjo e fundit, me shpjego pak ku dallon ti nga nje shqiptar i Tropojes apo Kukesit, ose qofte edhe i Tiranes.
Cfare eshte Kosova sipas teje, nje njesi autentike, e dallueshme qartazi nga identiteti i pergjithshem shqiptar, apo thjesht njera nga krahinat me legjendare te Shqiperise qe iu shkeput padrejtesisht vendit me 1913?
Per afro 90 vjet serbet kane punuar me kembengulje ne krijimin e nje identiteti te ndryshem nga ai i Shqiperise ne Kosove ne menyre qe kur te vinte dita qe te shtrohej pyetja me ke do te jete Kosova nese kerkon te ike nga Serbia, te pakten te mos i bashkohet Shqiperise.

Serbia e di sot se Kosova nuk do te kthehet me kurre nen sovranitetin republikan serb, e megjithate ata prape kembengulin me kokefortesi ne kete pike. Ata e dine se kjo eshte kerkese maksimaliste, e parealizueshme, por prape kembengulin sepse e dine njekohesisht se ekzistojne disa shkalle per statusin e Kosoves, nga te cilat kjo e mbetjes nen serbi eshte vetem njera. Tri shkallet e tjera jane: Kosova republike ne Jugosllavi, Kosova e pavarur dhe Kosova me Shqiperine.
Duke iu trembur kesaj te fundit, e cila pritej te ishte kerkesa natyrore e shqiptareve te Kosoves, serbet kerkojne Kosoven nen Serbi, ne menyre qe kompromisi, ose e mesmja e kenaqshme te jete sa me prane interesit te tyre, pra ndoshta nje Kosove e pavarur dhe jo e bashkuar me Shqiperine. Mirepo, Rugova yt, del e kerkon thjesht pavaresi per Kosoven, duke e lene te paezauruar diapazonin e kerkeses se tij qe shkon deri tek kerkesa per bashkim me Shqiperine. Atehere i bie qe e mesmja qe do te gjendet si marreveshje per status te Kosoves (duke perjashtuar mbetjen nen Serbi dhe pavaresine, sepse secila nga keto do te konsiderohet si maksimaliste), mbetet Kosova e lidhur me Serbine dhe Malin e zi si subjekt me vete.
Ky eshte edhe interesi i Serbeve. As me thua tani, nuk po shkon njaj renegat Velanie bash pas interesit te shkjaut?
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Une nuk thash qe zv.kryeministri i Shqiperise(dhe kurresesi i Shqipetare,sepse ai mua nuk me perfaqeson sepse edhe une jame shqipetare,bile nja dhjete here me shume se ti ) te marre leje nga une apo prezidenti i Kosoves,mbaje mend PREZIDENTI e jo zv.kryeministri qe eshte nja tre shkalle me poshte,Une thash qe ata duhet te takohen the te koordinojne politiken ne interes te shqipetareve dhe te kene qendrime te njejta apo rreth politikes ne rajon sidomos Kosoves , me nje fjale Tirana dhe Prishtina si motra te kene qendrimet e njejta para se Meta te shkoj ne Beograd,dhe te mos perseriten "Takimet e Kretes",Ti o koke K*** lexoje mire dhe kuptoje shkrimin dhe pastaj reago.
Keso politika dhe qendrime te ndryshme te Tiranes dhe Prishtines nuk na qojne askund, por vetem te koordinuar gjithnje duke e pase interesin kombetare si prioritet mund te arrijme suksese.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Byrek, me ty pajtohem pjeserishte ,kur thua qe Kosova duhet te bej kerkesa maksimale per te arritur ate qe tani per tani ka mundesi e qe eshte Pavaresia,Kjo eshte gjithqka ne rregull,Ti ose nuk don ose e injoron faktin qe sot Kosoves i duhet nje perkrahje,ndihme,pervoje nga shteti ame,sidomos kur ajo ka organet e veta vepruese ne arenen nderkombetare.Ti duhej te thoshe "Pse valle Tirana nuk i ndihmon Prishtines ne keto momente vendimetare dhe jetike per Kosoven ne realizimin dhe kurorezimin e kerkeses se saje per pavaresi?"
Te gjith ketu ne AF pajtohemi me nje gje se Politikanet e Tiranes jane duke e shpier Shqiperine drejte humneres dhe varferise ose kolapsit total te saje duke u bere vegla te armiqeve tane te perbetuar Greqise dhe Serbise, Kjo eshte arsyeja pse nuk koordinohet politika e Tiranes me ate te Kosoves, Kjo eshte arsyeja qe shqipetaret e Kosoves e kan humbur qdo respekt ndaj Tiranes, dhe me nje politike te tille antikombetare Tirana zyrtare nuk ka ndikim fare, FARE ne Kosove.Per Rugoven nuk do te diskutojme fare sepse kemi mendime te kunderta,une nuk te urrej pse ke ti asi mendimi sepse kesaj i thone demokraci se paku ketu tek ne,Por une theme qe politikanet shqipetare nga te dyja anet e kufirit duhet te kene nje politike te perbashket,por kjo fatkeqesisht nuk do te realizohet derisa ne krye te qeverisjes se Shqiperise nuk vjen nje njeri qe e don Shqiperine dhe shqipetaret.
PS: Une jam prej Hasit dhe nje tropojane apo nje kukesjane nuk kan asnje dallim nga une,perkundrazi me ta na lidhin shum gjera me teper se me nje nga Tirana , Megjithe kete fakt neve disa na quajne Kosovare e ata Shqipetare ,dhe une me vete mendohem kur keta thone ne shqipetaret...ne shqipetaret,,po une atehere qenkam kinez! ndoshta , ose paskam qene gabim, gjith jeten kam menduar se edhe une jam shqipetare ???? -Cfar ironie ore vllaqko.
Te pershendes.
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Pa Shqiperi s'ka Kosove

Lol;Tasi... :thumbsup: Aman,se R-K-se nuk i mbushet truri,e ka rrafsh si asfaltet e New York-ut.
 
Top