(Pa)Lidhjet shqiptare

(Pa)Lidhjet shqiptare

Artan Sadiku

Nuk të duhet shumë mund të kuptosh që hapësira shqiptare në Ballkan është marrë peng nga një kastë politike shqiptare që në thelb të veprimtarisë së saj ka të bërit biznes me patriotizmin. Çoroditja politike efektivisht çorodit edhe mendjen shqiptare kudo që jeton dhe, në mungesë të mendimit të arsyetuar kombëtar, ngriten e qarkullojnë ide dhe projekte kombëtare nga më të ndryshmet. Karakteristikë e të gjithë këtyre ideve është që në thelb përmbajnë një futja kot (partikulare) por janë të mbështjellura me një ngritje zëri kombëtar (universale). Idetë dhe projektet kombëtare duhet patjetër të jenë (të diskutuara) gjithëkombëtare, rrjedhimisht dhe propozimi të jetë gjithkombëtar. Propozimi (i padiskutuar) për pajisjen e shqiptarëve në Ballkan me nga një pasaportë të shtetit Shqiptar erdhi mu si formë e propozimit partikular (nga një grup intelektualësh) për një zgjidhje universale mbarëkombëtare. Si popull euforik që jemi (veçanërisht ne jashtë kufijve) sdo mend që një propozim i tillë do të përjetohet si veprimi më kombëtar që shteti Shqiptar e bën për shqiptarët e ngelur jashtë tij.

Projekti i pasaportave është antishqiptar dhe antikombëtar, është projekt shtetëror që fuqizon shtetin Shqiptar, por dobëson kombin shqiptar dhe veçanërisht atë pjesë të ngelur jashtë kufijve të tij. A i duhet shtetit Shqiptar një flijim i tillë nga ana e kombit, apo është kombi shqiptar ai që në këtë moment ka nevojë për ndihmë nga shteti Shqiptar?! Në Maqedoni, si rezultat i luftës së shqiptarëve në vitin 2001, ata përfituan përdorimin e gjuhës së tyre në pasaportat e shtetit të Maqedonisë. Me këtë shqiptarët arritën një nivel të caktuar shtetëzimi, apo e forcuan prezencën e tyre në territorin shtetëror që është i lidhur me pasaportën. Pasaporta pra, është lidhje e pastër juridike e një personi me shetin (territorin e tij) dhe asgje më shumë. Në momentet kur shqiptarët e Maqedonisë po deshtetëzohen (si pasojë e politikave qeverisëse të VMRO), projekti i pasaportave do ta përshpejtonte këtë proces, sepse dobësimit të prezencës së tyre (juridike) në territorin e Maqedonisë do ti shtohej lidhja (juridike) me territorin administrativ të shtetit Shqiptar. Pra një hap përpara drejt dobësimit të LIDHJES ME TOKËN shqiptare në Maqedoni, në favor të lidhjes administrative me shtetin Shqiptar. Pasiqë pasaporta e shqipërisë ka shqiponjën në të, kjo do të thotë që në nivelin simbolik do të jetë më e shenjtë për shqiptarët këtu se sa pasaporta e Maqedonisë. Pra e arritura e gjuhës shqipe në pasaportat tona do të relativizohet, dhe kjo është vetëm një nismë e relativizimit të arritjeve shqiptare në Maqedoni, që mund të përfundon me të qenurit të kënaqur me statusin që do të kemi në Shqipëri, duke relativizuar statusin në Maqedoni. Gjëja më tragjike në gjithë këtë bisedë është shfaqja e simbolikave, kur pasaporta nuk mbart asnjë simbolikë më vete, ajo nuk është kuti simbolike siç është flamuri por një dokument teknik. Dhe, kur mijëra shqiptarë të Shqipërisë që punojnë në Greqi po marrin pasaportën greke, a do të thotë kjo që ata i kontribojnë bashkimit kombëtar të grek?! Shteti shqiptar duhet të punojë në zhvillimin e ekonomisë dhe ngritjen e nivelit të mirëqenies sociale në mënyrë që shtetasit e tij të ruajnë pasaportës e shqiptare dhe të mos kenë nevojë ta ndërrojnë atë.

Ideja për pasaportën e Shqipërisë si shtesë e pasaportës së Maqedonisë mbart me vete rrezikin që ajo në një moment të caktuar të paraqitet si alternativë e të parës. Sipas të drejtës ndërkombëtare shteti mban të drejtën diskrecionale të vendosë se kur është dikush i rrezikshëm për shtetin dhe pas këtij vlerësimi edhe ta tërheq shtetësinë që e ka lëshuar. Por, marrja e shtetësisë kufizohet me kushtin që personit që i merret shtetësia të mos ngelet apatrid. Në rast të shtetësisë së dyfishtë (të Maqedonisë dhe Shqipërisë), shteti i Maqedonisë do ta ketë shumë më lehtë të tërheq shtetësitë e shqiptarëve këtu. Në atë moment, në Maqedoni do të vijë në ritje numri i turistëve nga shteti fqinj. Pasaporta është pronësi e shtetit, ndërsa kombi është pronësi e shpirtit dhe shteti duhet të punojnë në favor të kombit e jo anasjelltas. Projekti i pasaportave nuk përmban asgjë kombëtare brenda tij, por vetëm se dëmton lidhjen shpirtëroe shqiptare me tokën shqiptare duke fuqizuar lidhjen administrative me territorin administrativ shtetëror shqiptar. Po të ishte shteti Shqiptar me të vërtetë në funksion të kombit atëherë ai duheshte të insistojë që në Maqedoni qindra mijëra shqiptarë pa shtetësi, të pajisen me shtetësi të shtetit të Maqedonisë. Këta qindra mijëra shqiptarë pa shtetësi në Maqedoni janë të lidhur me tokën në të cilën jetojnë dhe vazhdimisht janë çështje e rëndësishme politike. Por, pasi ata të marrin pasaportë shqiptare ata juridikisht do të jenë turistë në Maqeodni.

Në Shqipëri po ndodh një gjë e çuditshme. Shteti merret peng nga një parti si ajo e Berishës, dhe më pas ky shtet tentohet të ngritet mbi kombin, përmes projekteve të tilla kombëtare. Shteti Shqiptar përkujdesjen për pjesën e kombit jashtë kufijve në vend se ta realizojë përmes Ministrisë së Punëve të Brendëshme, duhet ta bën përmes angazhimit të vërtetë (për shqiptarët në Maqedoni) përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Është simptomatike që një propozim i tillë vjen në momentin kur Berisha është në prag të shpalljes hero kombëtar jashtë Shqipërisë, përderisa brenda saj akoma kërkohet drejtësi për Gërdecin dhe përgjegjësi për vjedhjen nga Rruga e Kombit. Miliona shqipëtarë jashtë shtetit Shqipëtar do të mund të votojnë në zgjedhjet në Shqipëri, e me këtë edhe demokracisë në këtë shtet ti vendohet kapaku. Do të jetë hera e parë në histori kur njerëzit që qëndrueshmërisht jetojnë jashtë kufijve një shteti të vendosin për fatin politik të njerëzve që jetojnë brenda tij si qytetarë dhe shtetas. Dhënia e shtetësisë shqiptarëve jashtë shtetit, pra ka edhe një logjikë elektorale për ata që janë të gatshëm të shplajnë trutë e shqiptarit jashtë shtetit me tregimin për SHTETIN SHQIPTAR. Shqiptarët në Maqedoni këshu do të fitonin një hise në shtetin Shqiptar, duke plotësuar kështu mungesën e hises së tyre në Maqedoni. Projekti i pasaportave mbart me vete një paparashikueshmëri të lartë, sepse nuk mund ta dijmë se çfarrë procesi do të inicohet po që së pranohet ky propozim nga shteti Shqiptar. Kur Kroacia filloi tu jepte shtetësi kroatëve në Bosnjë, një numër i konsiderueshëm ngadalë u shpërngul në Kroaci. Çka nëse një gjë e tillë fillon të ndodhë edhe me shqiptarët e Maqedonisë.

Është interesante se si ideja e këtillë në Maqedoni duartrokitet mu nga ata që janë më të flaktë për bashkimin kombëtar, kur nuk e kuptojnë që projekti i pasaportave është në kundërshtim me këtë bashkim. Lidhjet shqiptare në Ballkan përmes këtij projekti thjeshtëzohen në hapësirën e Shqipërisë administrative dhe ideja e bashkimit shqiptar mbyllet në pasaportën e shtetit të tanishëm. Është nënvlerësim për idenë e bashkimit kombëtar që atë ta mbyllësh në instanca të tilla pastër administrative, ta shkëpusësh nga proceset politike. Bashkimi i kombit po bëhet bashkim rreth shtetit ekzistues. Për bashkimin kombëtar shteti ekzistues dhe pasaporta e tij duhej të jenë irelevante, sepse vet ai shtet dhe kufijtë e tij janë negacion i bashkimit kombëtar. Pasaporta shqiptare e mbyll shqiptarinë brenda kufijve shtetëror. Është gjuha shqipe në pasaportën e Maqedonisë, një shqiponjë në pasaportën e Kosovës dhe një pasaportë e shtetit shqiptar që mund të qarkullojë lirisht nëpër Shengen, ato që janë parakushte të fuqishme për bashkim kombëtar. Forcimi i prezencës dhe vendimmarjes shqiptare kudo që ata jetojnë, krijon kushte që ata të kenë fuqi të vendosin për një bashkim kombëtar. Projekti i pasaportave e lufton zhvillimin e këtyre parakushteve. Projekti i pasaportave vetëm krijon iluzionin e bashkimit kombëtar, duke shkat
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1352