Pa kategori?
Hehe, paradoks qe ne fillim, hapja e nje teme me qellim shkruajtjen pa kategori. Te jete c'te doje dreqi e mori, pse duhet te kufizohet i shkruari brenda kangjellave te titullit te temes? Po vete fakti qe eshte tek diapazoni, tek albforumi, e kufizon, dhe une qesh me veten tek kerkoj, bambola di pezza, vrasjen e kategorive.
Shkruani cfare t'ju doje zemra- embelsine qe nuk rri dot brenda, marazin, qeshjet, buzeqeshjet, te ftohtin, tingujt, eren, kohen, veshet.........
Hehe (prape) dua te shkruaj rreze qe ikin diku pa pike rendesie, pika shiu qe bien e ngrihen, dua te shkruaj si nje piktor, sic thote Cixous, kjo deshira per te qene dicka tjeter, per te bere dicka tjeter, trademark i njerezve.
Po mendoja per dhomen time. Fjalet e Beckett-it dhe postera te Kandisky-t neper mure, te shkreta te shkreta, muret, te hirta si poezite. Pastaj nje zemer e pellushte qe buzeqesh, e kuqe. E kam varur po me pe te kuq, kombinim mo, nga kutia e firealarm-it. C'do mendoje babi per dhomen time? Do te lexoje ca nga poezite duke dashur te me kuptoje me shume? Do te shikoje librat. Do te filloje te lexoje madje, eshte kurioz ai. Pa divan, pa televizor, do te ulet mbi krevatin tim e une ne tavolinen e komjuterit, do te me flase, do te perpiqet te me jape per te 12 mijten here te njejtin mesim. 4 ne pedagogji me siguri. Ka pas dhene vizatim teknik ne shkollen e nates. Ndoshta nuk ka qene keq si mesues, po ne ate lende vec. Hehe (prape e prape) babi, po c'faj ke ti. S'ka faj asnjeheri.