Pa Avokat Populli

Albforumi

Primus registratum
Pa Avokat Populli

Pa Avokat Populli

Arbër Zaimi

Muajt e fundit halli më ka bërë të endem korridoreve të spitaleve. Jo se nuk e besoja opinionin që qarkullonte mbi pakorrektesën e ofrimit të shërbimit shëndetësor në spitalet publike, jo se nuk e kisha haberin mbi praxis-in e ryshfetit që lulëzon aty si shumëkund tjetër, po kur i sheh gjërat me sytë e tij, e kur i provon mbi shpinë njeriun e braktis logjika dhe e zë mllefi. Nuk mund të mos të zërë mllefi kur sheh se si një institucion publik, siç është spitali bëhet vendngjarje e diskriminimit pasuror (veç ta shihje indiferencën me të cilën priteshin ata që nuk reflektonin një lloj mirëqenieje në veshje e ne çehre), por edhe të diskriminimit racial (nuk mund ta harroj trajtimin që mori një grua rome që u shtrua në reanimacionin e Spitalit Ushtarak në pranverën e shkuar). Nuk dua ta vijoj rrëfimin tim me ngjarje nga spitali, sepse do të rrezikonte të bëhej patetik nga tepria e vërtetësisë tragjike, po jam i bindur që cilido lexues që ka patur fatin e keq të kalojë nga spitalet tona, e njeh edhe biznesin e fatkeqësive që zhvillohet rrotull spitaleve, me klinika private e me farmaci që shesin ilace apo ofrojne analizime e diagnostikime që duhet të ofroheshin nga shërbimi publik.

Me një fjalë, arsye për tu mllefosur nuk ka pak, kur endesh korridoreve të ketyre ndërtesave që i ka braktisur prej kohësh ligji, etika, dhe higjiena. Në kohët tona njeriut i ofrohen dy mënyra për ta shfryrë mllefin ndaj padrejtësisë që i bëhet, njëra është të reagojë impulsivisht e tjetra është të ndjekë në mënyrë të logjikshme rrugën e drejtësisë e të ligjit, duke besuar te mjetet institucionale që ofron shteti shqiptar. E para shpeshherë të çon në derë të burgut, dhe aty shërbimi nuk është aspak më i mirë se në spital.

Kështu që mendova të shoh se çmundësi më ofrojnë institucionet ligjore. Meqenëse rasti im ishte rasti tipik i një konsumatori të cilit shërbimi nuk i është ofruar në mënyrë të denjë apo etike, të drejtat qytetare të të cilit janë nëpërkëmbur nga punonjës të administratës publike, mendova se qe rasti për të këqyrur mundësinë e Avokatit të Popullit, këtij institucioni të pavarur që (sipas nenit 60 të Kushtetutës) mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Për tu informuar mbi mekanizmat e mbi mënyrat, por edhe mbi fushëveprimin e këtij institucioni e pashë të arsyeshme të futem në faqen virtuale, www.avokatipopullit.gov.al.

Mirëpo me tu hapur faqja në rrjet e Avokatit të Popullit, bashkë me përshëndetjen në ekran pulson një fjali që më njofton se Më datë 17 shkurt 2010 Avokatit të Popullit, z.Ermir Dobjani i përfundoi mandati dhe pas kësaj date detyrën e Avokatit të Popullit e kryen komisioneri më i vjetër në detyrë, z. Riza Poda. Pas një momenti të parë që më nemiti aftësinë numëruese, pashë se Avokati i Popullit kishte më tepër se gjashtë muajsh që funksiononte nën kryesimin e një komisioneri të komanduar në detyrë. Meqenëse gjashtë muaj janë një periudhë goxha e gjatë për ta lënë një institucion kushtetues në udhëheqje të komanduar, u bëra kurioz e nisa të konsultoj legjislacionin e rregulloret mbi të cilat ngrihet ky institucion, tek i cili unë po shpresoja të kërkoja mbështetje për të zgjidhur padrejtësitë që pretendoja se më ishin bërë nëpër spitale.

Nuk u desh shumë për ta kuptuar përse kishte ndodhur kështu. Sipas Nenit 9 të Ligjit Për Avokatin e Popullit (ligji nr. 8454, plotësuar me ligjin 8600 dhe ndryshuar me ligjin 9398) Kuvendi i Shqipërisë brenda një muaji nga mbarimi i detyrës duhet të zgjedhë një kryetar të ri për këtë institucion. Mirëpo sipas Kushtetutës (Neni 61/1) Avokati i Popullit mund të zgjidhet vetëm nga 3/5 e parlamentit, pra me 84 vota. Duke qenë se në shkurt socialistët nuk merrnin pjesë fare në parlament, çështja e Avokatit të Popullit u la me kast në harresë, duke mos respektuar as bazën kushtetuese të këtij institucioni, as ligjin.

Pasi u konsultova me disa miq juristë vura re që ligji paraqiste mangësi, pasi nuk shprehet se çfarë duhet të ndodhë në raste si ky, kur nuk zgjidhet Avokati brenda muajit. Mirëpo kjo pak duhet të na interesojë. Ajo që është interesante e shqetësuese në të njëjtën kohë, e që më bëri të harroj spitalin, është konteksti sociokulturor që reflekton ky gjest i papërgjegjshëm i politikës shqiptare.

Avokati i Popullit, ky institucion i marrë nga tradita skandinave, ndoshta nuk ka patur ndonjë rezultat entuziazmues në këto dhjetë vjet që ka funksionuar në Shqipëri, por kjo nuk e delegjitimon institucionin, që është ngritur mbi një logjikë të një shteti social, mbi një logjikë të balancimit të pushteteve e të kontrollit të administratës. Nëpërmjet këtij mekanizmi, të paktën potencialisht, ushtrohet një kontroll i qytetarit mbi administratën publike, duke denoncuar abuzimet e keqfunksionimet e saj. Mirëpo natyrisht që ky institucion nuk mund të funksionojë pa u garantuar pavarësia e tij që sanksionohet në kushtetutë, dhe garant për këtë pavarësi janë votat e 84 deputetëve, pra e një shumice cilësore që do ta mbronte titullarin e institucionit nga raprezaljet politike që nuk janë të pazakonta duke njohur etikën e elitës aktuale. Gjashtë muaj pas skadimit të mandatit të Dobjanit, mund të thuhet me plot gojën se ky institucion është në ngërç, edhe pse ende paguhen rrogat e stafit, edhe pse ka një titullar të komanduar. Ngërçi i Avokatit të Popullit madje mund të shndërrohet në paralizë totale, pasi edhe tre komisionerëve i skadon afati në nëntor, e po ky parlament do të duhet ti zgjedhë.

Pse nuk flitet për Avokatin e Popullit?

Me përjashtim të ankesave që dalin nga brenda institucionit, në opinionin publik nuk është folur shumë për këtë çështje. Në politikë jo e jo. Arsyet janë disa, dhe leximi i tyre bëhet në disa nivele.

Në nivelin më banal, kuptohet që për pragmatizëm politik forca qeverisëse e Sali Berishës nuk ka dashur ta hapë këtë bisedë, pasi nuk i ka votat dhe nuk dëshiron të përballet me problemet e impotencës parlamentare që i shkakton koalicioni gjysëm-funksional mbi të cilin është ngritur. Mirëpo pyetja ka dhe një kah tjetër, po opozita pse nuk e ngre si çështje? Përgjigjja bëhet disi më e komplikuar, po gjithsesi jemi në rendin e vulgaritetit, opozita ka zgjedhur të braktisë fushëbetejën politike, ajo nuk merret më me institucionet e me funksionimin e tyre, ajo tashmë bën vetëm denoncime spektakolare. E natyrisht, krahasuar me Megaskandalin e Radhës (trademark i Partisë Socialiste), ngërçi i Avokatit të Popullit duket pesë me hiç. Socialistët me sa duket, pasi e lanë Berishën të çojë në tilt prokurorinë e përgjithshme, presidentin e një sërë institucionesh të tjera, nuk e kanë për gjë ti lënë dhe Avokatin e Popullit.

Në një nivel disi më kulturor, fakti që pakkush e çan kokën për Avokatin e Popullit tregon se demokracia shqiptare sështë veçse një gjoja-demokraci, që aplikohet nga gjoja-institucionet e një gjoja-shteti. Në një ambient politik të sunduar nga një etikë korruptive natyrisht që nuk bëjnë përshtypje keqfunksionime të tilla, pasi sistemi institucional e politik shihet gjithsesi si një thes për përmbajtjen e ndyrë të të cilit nuk ka dyshime kush. Keqfunksionimet e institucioneve që duhet të shërben si garantë të demokracisë dhe të balancës së kontrollit të pushteteve dëshmojnë për një kulturë tepër laissez-faire, dëshmojnë për një pranim të heshtur të ligjit të xhunglës me të cilin qytetari shqiptar përbal
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1451

Top