Përqëndrohu tek detyrat e tua me Teuxdeux

Albforumi

Primus registratum
Përqëndrohu tek detyrat e tua me Teuxdeux

teuxdeux.jpg

Si dizenjues faqesh interneti kaloj shumë kohë para kompjuterit. Këtu përfshihet koha e punës apo projektit, informimi mbi të rejat apo dhe tani që po shkruaj këtë artikull në faqen time të blogut. Orët e zgjatura më bëjnë të humbas pak përqëndrimin dhe lind natyrshëm kërkesa për të patur një mjet i cili me ndihmon të ndjek detyrat që i kam caktuar vetes.

Kam mbi një muaj që po përdor shërbimin Teuxdeux.com, shqiptohet ['to do'] – pra gjëra për t’u bërë. Në ndryshim nga shërbime të ngjashme si tadalist.com apo rememberthemilk.com – Teuxdeux ofron shërbimin e listës së gjërave për të bërë në një formë shumë praktike që pëerngjason me një kalendar tavoline.

Ju mund të shënoni çdo detyrë në ditën përkatese fare thjesht. Çdo detyrë e pakryer ditën e caktuar mbartet në ditën pasardhëse ose ju mund ta lëvizni në një datë tjetër.

Çdo detyrë që ju shtoni vendoset në fund të listës. Teuxdeux ju mundëson që ti lëvizni detyrat sipas radhës që dëshironi. Nëse përshkrimi i detyrës është më i gjatë se hapsira ku shkruani, teksti do të ndërprit në gjerësinë e kolonës e pasuar nga 3 pika. Vendosja e mausit mbi 3 pikat shfaq përshkrimin e plotë. Duke klikuar mbi një detyrë ajo quhet e kryer dhe paraqitet me një vijë tej për tëj gjitheë tëkstit. Shenja X në fund të gjerësisë së kolonës shërben që të fshijmë një detyrë.

Gjithashtu Teuxdeux ofron edhe një sektion të veçantë ku mund të shënoni detyra për të bërë të cilat nuk kanë një kohë të përcaktuar, por që ju e mendoni se kur të keni mundësinë mund ta kryeni atë.

Teuxdeux është një shërbim falas. Provoheni dhe jepni komentet tuaja.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://gjergjikokushta.com/?p=66

Top