përpjekjet për përçarje fetare nga P.Demokristiane

cufi_bardhit

Primus registratum
përpjekjet për përçarje fetare nga P.Demokristiane

FMSH denoncon përpjekjet për përçarje fetare nga Partia Demokristiane

29-janar-07

Forumi Musliman i Shqipërisë deklaron se Partia Demokristiane me kandidimin e muftiut të Lezhës, Tomorr Ballabani, për postin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, i ka provokuar rëndë muslimanët e Shqipërisë.

Forumi Musliman i Shqipërisë konstaton me keqardhje dhe shqetësim se lejimi i veprimtarisë së një partie me afishim të dukshëm fetar, siç është Partia Demokristiane, është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe cënon karakterin laik të shtetit shqiptar, duke krijuar preçedentin i cili mund të çojë në ndarjen e popullit shqiptar sipas përkatësisë fetare.

Meqënëse ky ka qënë edhe një nga qëllimet e hershme të armiqve të kombit shqiptar, lejimin e Partisë Demokristiane, ne e konsiderojmë si një aksident të rëndë historik për vendin.

Themeluesit e shtetit të pavarur shqiptar i janë shmangur me mençuri këtij rreziku duke gjetur mbështetje të gjerë nga shumica e shqiptarëve.

Ndërsa Partia Demokristiane ka qënë deri më tani një parti e vogël dhe pa ndonjë peshë, me trafikun e paskrupullt të deputetëve që ajo ka kryer kohët e fundit, po çon në rrezikun e fuqizimit të saj, faktor që mund të krijojë përçarje fetare në vend.

Partia Demokristiane për të fshehur karakterin e saj si parti me orientim fetar, ka rekrutuar edhe ndonjë ateist me origjinë muslimane në gjirin e saj. Por me rekrutimin dhe kandidimin skandaloz të myftiut të Lezhës, ajo e ka trashur shumë zullumin. Për me tëpër ajo ka dëmtuar rëndë veten dhe koalicionin e djathtë ku aderon, pasi popullsia muslimane e Rrogozhinës ndjehet e provokuar dhe e fyer rëndë, kur një klerik i lartë musliman është bërë gati të ftojë muslimanët e Rrogozhinës që të votojnë për vlerat kristjane të PDK-së, ndërkohë që ai e ka për detyrë të predikojë vlerat islame.

Forumi Musliman i Shqipërisë i apelon parlamentit shqiptar dhe presidentit të Republikës së Shqipërisë si garant i Kushtetutës dhe unitetit të shtetasve, që të marri nismat e nevojshme ligjore për anullimin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë, si një forcë politike problematike për të ardhmen e vendit.



FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË
TIRANË
 

u74

Primus registratum
Re: përpjekjet për përçarje fetare nga P.Demokristiane

Ky myftiu nuk e ka edhe krejt gabim sepse edhe feja qe ai perfaqson e pranon dhe respekton hazretin Isaia , apo jo.
n.q.s se fiton zgjedhjet, noshta do te largohet nga posti fetar dhe mban ate politik.Te jesh demokristian nuk do te thote qe medeomos duhet te jesh i krishtere.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: përpjekjet për përçarje fetare nga P.Demokrist

Epo ja qe Partia Demokristiane nuk eshte aq laike sa duket. Te ishte ashtu sic thuaj ti e kishte emrin Partia Demoshqiptare, jo demokristiane.
Te flm per mendimin qe dhe.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: përpjekjet për përçarje fetare nga P.Demokrist

demokracia kristiane njihet si koncept politik prej shume vitesh ne boten e qyteteruar. shume nga partite popullore (zakonisht te djathta) kane preferuar te emerohen demokristiane.
Duke ndaluar ne shqiperi mendoj se ky grupim parlamentar i cili po forcohet, i ben mire vendit tone ne raport me partneritetin nderkombetar. fryma kristiane eshte pozitive perpara organizmave nderkombetare. Mendoj se rruga per ne BE kalon andej nga shkoi shen Pali ndaj dhe jam i bindur se kultura kristiane i ben mire vendit tone ne integrimin e metejshem.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: përpjekjet për përçarje fetare nga P.Demokrist

me qe ra fjala, thuaji imamit te kaperdihet sikunder beme ne qe nuk deshem qe vendi yne te aderonte ne grupimin e vendeve muslimane /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: përpjekjet për përçarje fetare nga P.Demokrist

Nejse.
e rendesishme eshte qe komuniteti musliman e shkarkoi nga myftinia Tomken.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: përpjekjet për përçarje fetare nga P.Demokrist

Nejse.
askush nuk dyshon tek demokracia e fese tende
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: përpjekjet për përçarje fetare nga P.Demokrist

Ne vesh.
Tomkes feja islame i dha emer e beri te parin e qytetit. Edhe kete emer qe kishte ai nuk duhet ta abuzonte. Ketu ska te beje demokracia. Por nuk eshte e drejte qe nje parti qe ju thoni qe ska lidhje me fene te perdori hoxhallare per te pasur sa me shume vota. Tomka ose te rrije hoxhe ose kryetar bashkie. Edhe Olldashi hoqi dore nga posti i ministrit kur u shpall zyrtarisht kantidat.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: përpjekjet për përçarje fetare nga P.Demokrist

zoteri! po qe per shembuj klerikesh politikane po te them se F.S.Noli...
...cte flasesh kot kur ty te mungon liria e te menduarit /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
Top