Përpara së te bjerë nata Reinaldo Arenas!

nga Xixëllonja

Quhesh Reinaldo Arenas e ke lindur ne Kubë në 1943 në mes të baltës, nga një mama shumë e bukur e një baba që e ke parë vec një herë. Gdhend vargje nëpër pemë e unë të besoj kur thua se: pemët kanë një jetë sekrete që e zbulojnë vec ata që duan të ngjiten

Duhet ta kishe ditur që në fillim; edhe revolucionet më të mira sjanë gjë tjetër vecse foleza e një diktature të re e Kuba jote e dashur nuk bën dallim nga kjo. Të shtypurit e viktimat e djeshme kur ulen në karrige pas ca kohësh ngjajnë më tepër me paraardhësit e tyre. Líder máximo kur ulëret : Cuba Libre e një botë më e mirë është e mundur se ka fjalën për ty poet anti-konvensional, mos-ndjekës ideologjish. Se ka fjalën as për popullin nga vjen ti. Sepse në momentin kur ju premtuan lirinë në atë moment dhe jua morën në emër të një entiteti më të lartë se cdo gjë ,të quajtur PUSHTET.

Të duhet të provoje burgun, sepse një homoseksual është patjetër dhe maniak e liria jote seksuale duhet të kalojë nëpër zyra-zyrtarësh-revolucionarë. E historia jote më tregon dhe një herë që kur bëhesh pakicë e deklasuar humb miqtë,familjen,qytetarinë, dinjitetin e jeta të bëhet e tepërt.

Arratisur e fshehur atje diku poshtë pemëve nën dritën e një qiriri shkruan në vend se të hash sepse për ty të hash është të shkruash:

Hënë jam prapë i burgosur në udhëkryqin e frikave,gjithcka kam humbur është e shkuara,e nëse ngrihem në të tashmen, është veç për të parë që jam i plagosur, sepse të ardhmen e kam jetuar.

Ka dicka që i bashkon përherë të ikurit, behen të huaj për ata që lënë e janë të huaj për ata që gjejnë. Është një cikël që përsëritet e cilado qoftë arsyeja e ikjes pasojat janë si morseta që të merr frymën ngadalë, është një purgator dantesk diku pezull.

Ndryshimi midis sistemit komunist e atij kapitalist është se kur të japin shqelmin në atë komunist duhet të duartrokasësh e në atë kapitalist të lejojnë dhe të ulerasësh

U.S.A është një purgator i madh, ku ke ardhur me damkë, ske siguracion shëndetësor e i vetmi mik që ke është një tjetër kuban si ty, pak të vlejnë këtu cmimet e marra e vargjet e mbushura me Kubë por mund të ulerasësh, e të paktën stë duhet të fshihesh sepse stë pëlqejnë gratë, kjo është Amerika me të mirat e të këqiat e saj

Viti 1990, akoma se kanë shpikur ilacin për sëmundjen e shekullit.

I lodhur nga kjo jetë mbyll sytë me dashje e në qesen që të merr frymën është shkruajtur I love NY ndërsa ti i madhi poet ulëret për herë të fundit:

Unë jam ai fëmija me fytyrë të rrumbullakët e të pistë,
që në cdo cep të bezdis kur thotë: më jep një monedhë?
Unë jam ai femija me fytyrë të rrumbullakët e të pistë
sigurisht I padëshiruar
që nga larg vështron autobuzët e fëmijët e tjerë
që qeshin fort e bëjnë hapa të mëdha.
Unë jam ai fëmija antipatik me fytyrë të pistë
që të shikon poshtë llampave të ndricuara,
ose poshtë kurvave dhe ato të ndricuara.
E përballe vajzave që rriten.

Që pasqyron ofendimin e fytyrës së tij të pistë.
Unë jam ai fëmija antipatik si gjithmonë,
i inatosur e i vetëm.
Që të lë fyerjen e atij fëmijës së inatosur si gjithmonë e të lajmëron:
nëse në mënyrë hipokrite më ledhaton kokën, unë gjej rastin që të të vjedh portofolin.
Unë jam ai fëmija me fytyrë të pistë
Përballë pamjes së terrorit të pashmangshëm
Lebrës së pashmangshme
Pleshtave të pashmangshëm
Fyerjeve e krimeve të pashmangshme.
Unë jam ai fëmija inatci
Që improvizon një krevat me një kuti të vjetër
E që pret
Sigurisht që do vish me mua.

(Reinaldo Arenas Unë)

Filed under: Lart & Poshtë Tagged: Reinaldo Arenas
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4496