Përjashtohet nga grupi i PS, Doshi: Rama ka një tutor. Ilir Meta do të më vrasë mua dhe Mhill Fufin

Universal

AnonymouS
1425301568tomdoshipsgrupi.jpg

Doshi nuk ka pritur fundin e mbledhjes dhe ka dalë jashtë sallës ku ka dhënë edhe një deklaratë të fortë për media. Doshi deklaroi se pas vendimit për përjashtimin është kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

"Edi Rama sot ka një tutor që është Ilir Meta, i cili ka urdhëruar vrasjen time dhe të Mhill Fufit. Kam 5 muaj që ia kam bërë të qartë këtë gjë, jo vetëm Metës e Ramës, por edhe kryeprokurorit të Përgjithshëm e prokurorit të Krimeve të Rënda. Këtë, ia kam bërë të ditur edhe Senatit Amerikan. Personi që e ka marrë përsipër për ta kryer këtë akt është takuar me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kam prova për këtë që them", u shpreh Doshi.

Më tej Doshi theksoi se edhe pas këtij zhvillimi nuk do të dalë nga politika. "Nuk shkoj të asnjë parti tjetër, por jam në gjendje që të krijoj parti të re, madje të dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë", tha ai.

/ Top Channel
 
Al-Punk

Still here
Po ky Mhilli kush eshte? Dhe sa shpejt u pershkallezua kjo puna nga Partia nuk na degjon, ne Partia do te na vrase
 
SNAP

Papirus rex
Sja kam idene smerem me politike, dhe as lajme nuk shikoj ndonje here.Keta nuk jane plotikane
PD-PS jane kafshe dhe kafshes ske cfar ti ngjosh.
 
Universal

AnonymouS
Shumica e njerezve flasin pa pasur haber nga politika. Keshtu qe edhe degjoni, se u bete te gjithe profesore. Partite politike kudo ne bote funskionojne si skuadra, ekipe futbolli. Nje per te gjithe, te gjithe per nje. Nese ke verejtje, ato behen ne privatesi me pretendimin qe te zgjidhen. Nese verejtjen e ben ne publik ndaj KM e Ministrave me radhe, nuk je me ne linjen e partise e meriton te perjashtohesh. Pike!
 
Universal une nuk dhash mendim dhe nuk fola fare per poltike se nuk mor vesh....! Une thashe qe nuk lexoj gazeta politike, dhe as lajme nuk shikoj. Po vetem nje gje di me siguri gjat ketyre 25 vjet demokraci qe ne skemi poltikane por kafsha.
 
AlbiPg

Forumium praecox

Hallall lale ti do nai shishe birre lol
 
Top