Përfundon mbështetja për Windows XP

A

alko

Guest
pingu_logo.gif
Edhe një javë (8 prill 2014), përfundon mbështetja për Windows XP. Kjo dmth se nuk do të ketë rifreskim të sistemit si dhe mbyllje të 'vrimave' të sigurisë. Edhe ashtu për shkak të vjetërsisë së këtij versioni (i cili edhe nuk është më në hap me kohën), ishte dhe është mjaft i sulmuar nga virusë, trojanë dhe gjëra tjera të ngjashme. Edhe pse ishte mjaft i përdorur dhe i dëshiruar prej shumë përdoruesve, rreziku që të keni një sistem të tillë në PC tuaj është mjaft i madh. Këshillohet që të kaloni në version të ri, apo të kaloni në sistem tjetër operativ. Nëse keni një sistem (PC apo laptop) relativisht të vjetër, i cili nuk i plotëson kushtet për version më të ri të Windowsit, zgjedhja e duhur në kohën e duhur do të ishte kalimi në sistemin tjetër operativ GNU/Linux apo shkurt LINUX. Linux është një sistem operativ shumë stabil dhe çka është më e rëndsishmja - pa pagesë. Se çka është, si instalohet dhe si funksionon, mund ta shikoni këtu në portalin - AlbtuX.

Continue reading...
 

gurax

Pan ignoramus
Ka mendime te ndryshme lidhur me suportin teknik te WinXP per korportatat te cilat kane patur maredhenie kontraktuale me Microsoft. Thuhet se ne disa raste te caktuara dhe specifike, per keto korporata do te vazhdoje te jepet nje suport specifik per nevojat e ketyre korporatave. Por nuk e di sa e vertete eshte kjo gje.
 

Al-Punk

Still here
Ka mendime te ndryshme lidhur me suportin teknik te WinXP per korportatat te cilat kane patur maredhenie kontraktuale me Microsoft. Thuhet se ne disa raste te caktuara dhe specifike, per keto korporata do te vazhdoje te jepet nje suport specifik per nevojat e ketyre korporatave. Por nuk e di sa e vertete eshte kjo gje.
E vej ne dyshim! Interesi i Microsoft eshte qe te fuse ne pune produktet e reja dhe suporti per sistemet e vjetra eshte teper i shtrenjte, qofte dhe per nje grup korporatash.
 

gurax

Pan ignoramus
Po kur korporatat e kane emrin qeverri? Ne fund te fundit, per Microsoft dhe produktet e veta, nje qeveri eshte nje korportate me shume me teper punonjes sesa cdo korporate konvencionale.
http://www.computerweekly.com/news/...m-Microsoft-deal-to-extend-Windows-XP-support
Gjithashtu mendoj se kjo gje per Microsoft eshte me leverdi. Nese deri me perpara suporti ka qene per tere boten per tere perdoruesit ne bote, tashti do te jete per nje fraksion te ketyre perdoruesve. Si dhe problematika me te cilen do te perballet nuk do te jete me e tere problematika e mundshme qe mund te ekzistoje dhe me nevojat nga me te ndryshme qe mund te kete cdo perdorues, por nje problematike shume e specifikuar per disa nevoja shume me te pakta, ato qe ka specifikuar organizata, qeveria ne kete rast, mbi baza kontraktuale qe ne fillim te mareveshjes.
 
Top