A
alko
Guest
Nëntë muaj pas publikimit, përfundon mbështetja për Ubuntu 13.04. Përdoruesit e këtij versioni duhet më së largu deri më 27 janar të këtij viti, të kalojnë në versionin 13.10 si dhe të bëjnë rifreskimin e sistemit. Prej Ubuntu 13.04 »Raring Ringtail« është marrë vendimi që të gjitha versionet që nuk janë LTS (Long Term Support) - me mbështetje të gjatë kohore, të kenë mbështetje vetëm nëntë mujore sa i përket riaktualizimit si dhe përmirësimit të gabimeve. Më parë kjo periudhë kohore ishte 18 muaj (pra është përgjysmuar koha). Sipas vetë themeluesit të Ubuntu Linux - Mark Shuttleworth kjo ishte mëse e nevojshme pasi që shumë përdorues për shkak të versioneve LTS, rrallë kalonin në versionet 18 mujore, e në anën tjetër edhe për zhvilluesit e Ubuntu-s do të ketë më shumë kohë në dispozicion për versionet LTS si dhe do të jenë më pak të ngarkuar, me versionet e shumta, të cilat duhet ti mbështesin. Ubuntu 13.10 »Saucy Salamander« poashtu do të ketë mbështetje 9 mujore deri më 17 korrik. Në ndërkohë del versioni Ubuntu 14.04 LTS - me mbështetje të gjatë kohore, ku përdoruesit do të kenë riaktualizimet si dhe përmirësimet e nevojshme për 5 vjet.
Tags:
Continue reading...