Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit
Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit është një projekt i sapolindur nga Spread Firefox, bashkësia prej nga kanë zënë fill projekte të tjera të suksesshme për përhapjen Firefox-it dhe misionit të Mozilla-s.

Edhe unë, edhe unë...

Projekti synon të ofrojë një kuadër pune për nxënës dhe studentë që duan të aktivizohen e të ndihmojnë për shtrirjen në shkollë të Firefox-it dhe të Mozilla-s. Cilido i pasionuar me produktet e Mozilla-s dhe që e sheh të rëndësishëm misionin e saj, ka rastin ta ndajë me të tjerët pasionin e vet dhe ti shndërrojë shokët e klasës në fuqi për Firefox-in.

Nëse software-in me burim të hapur e keni pasion dhe besoni në fuqinë e Web-it të hapur ndaj pjesëmarrjes, keni çka nevojitet për tu bërë Përfaqësues i Mozilla-s te Nxënësit. Mundet që të jeni marrë edhe më parë me përhapjen e Firefox-it. Atëherë, shkoni më tej. Bëjeni këtë zyrtarisht.

Drejtoni fushata dhe projekte në shkollat e tuaja dhe në bashkësitë tuaja vendore. Duke u treguar njerëzve pse Firefox-i është i fuqishëm, ndihmojini shokët tuaj të shkollës të përfitojnë nga një përvojë më e mirë në Web.

Atëherë...

Disa nga fushatat tona më të paharrueshme të marketingut kanë qenë ide risore të vëna në zbatim nga një grup i vogël njerëzish. Dhe nuk keni nevojë për një lëmë që tu tregoni njerëzve se sa i fuqishëm është Firefox-i. Te site-i i projektit ju shpjegohet si të arrini të bëni gjëra të ngjashme me shokët e shkollës, duke u bërë fillimisht pjesë e projektit.

Tu bëfsha...!

Përfaqësues të Mozilla-s te Nxënësit mund të bëhen vetëm nxënës shkollash ose studentë. Për më të rriturit projekti mund të jetë me interes kur vjen fjala te fëmijët e tyre. Nëpërmjet tij mund të aktivizoni fëmijët tuaj në një fushatë të rëndësishme, jo vetëm nga objekti i saj, por po aq edhe për mundësinë që u jep fëmijve tuaj të edukojnë veten dhe shokët përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në veprimtari të konceptuara si projekte shoqërore.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://blogu.programeshqip.org/?p=844