A
Anxhela Çikopano
Guest
Kam një mik (po guxoj shumë ta quaj mik se ai është një burrë i nderuar me flokë të thinjura) që quhet Met Dervishi. Por nuk e kam mik nga ata që pimë kafe, e kam mik nga ata që merremi vesh mes rreshtave të shkruar. Që thoni ju, ky miku im na paskësh shkruar para ca vitesh një libër që titullohej "Ëndrra e sandaleve me gurë Swarovski", unë e dija, po hë sot, hë nesër, siç i lëmë ne kështu gjërat pas dore, më në fund më ra në dorë libri pas nja dy vjetësh. Sa pishman jam bërë që nuk e lexova që në fillim, libri ishte thjesht i shkëlqyer!
Nëse ju mendoni se unë shkruaj ashtu siç më vjen dhe kjo ju pëlqen, atëherë duhet të lexoni patjetër "Ëndrra e sandaleve me gurë Swarovski", sepse nëse unë shkruaj kështu një blog, Met Dervishi ka shkruar një libër të tërë. Më thoshin në fillim se do ta pëlqeja, pasi kishte gjuhë "marinarçe" ashtu si më pëlqen të flas mua, pa teklif, por po ta përshkruaja librin si të tillë do t'ia ulja vlerën. Libri ka të vërteta të mëdha, ka guxim, ndjek fillimisht një personazh të njohur, nga të gjitha pikëvështrimet e mundshme dhe në fund të habit me kthesën e papritur, që e shndërron personazhin në fjalë në fenomen. Aty ti kupton se "ajo" nuk është qëllimi është veç mjeti. Ama për sa kohë e ndjek hap pas hapi personazhin në fjalë të kënaq. Nuk mbaj mend të jem argëtuar kaq shumë me një karakter të letërsisë shqipe, që nga koha e Çufos, madje po kaq i sinqertë e ngazëllyes ishte argëtimi, sa më dukej vetja si kalama që lexonte vetëm me instinkt. Megjithatë, pasi e mbylla librin, edhe tani që shkruaj, në mend më rri fundi i tij, aq i papritur e i vërtetë.
Met Dervishi sot nderohet në Durrës me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe unë dua t'i uroj edhe 40 vjet të tjera prozë moderne e kritikë antikonformiste, siç është edhe titulli i auditoriumit që mbahet sot për të. Ndërsa atyre që nuk u ka rënë në dorë ende libri, ju këshiloj ta shtoni në listën e librave që do të lexoni këtë verë buzë detit apo nën çadrën e pishinës dhe të kaloni disa ditë me Vilma Grigorin se nuk do t'ju ndahet buzëqeshja nga buzët dhe një "Bravo!" do t'ju bredhë vazhdimisht nëpër mendje, teksa kaloni faqet një nga një. Shpresoj vërtet që Met Dervishi të na lerë jo një, por edhe disa libra të tjerë me këtë stil që shumë e duan, por pak e shkruajnë.
Blogun dhe aktivitet e Tiranës mund t'i ndiqni edhe tek TiranaXXL http://tiranaxxl.com/
Continue reading...