Për Gestin

Albforumi

Primus registratum
Për Gestin

Për Gestin

Arlinda Guma

E di, e di, çdo mendoni sapo të lexoni titullin.

Si? Nga e marr mend? Po nuk duket dhe aq e ndërlikuar. Një titull i tillë, vetvetiu të ravijëzon nëpër mend përfytyrimin e një shkrimi melodramatik, me sfond sentimental.

Ja, tani sikur e përfytyroj nënqeshjen tuaj, ndërsa filloni të lexoni rreshtat e parë. Dhe ju nuk e dini se sa keq më vjen që po ua zhgënjej pritshmëritë rreth melodramës së supozuar… sfondit gjithashtu… Për këtë, më mbetet vetëm tiu kërkoj ndjesë…

E ja, kështu, pas ndjesës së mësipërme, tani mësuat që nuk bëhet fjalë për ndonjë deklamacion dashurie. (edhe pse do ishte mirë që ndonjëherë, të dëgjonim ndonjë të tillë, në këto kohëra të idhëta, moderne, ku veprime të tilla kategorizohen alarmshëm në patetikën e modës së sezonit të kaluar)

Por që të mos zgjatem e të mos iu bëj të humbisni durimin, në mënyrë që pastaj të mos më kanoseni nëpër rreshta: -po hë pra, thuaje të shkretën, kush dreqin është Gesti?, po ju them menjëherë që Gesti është një vogëlush rreth të shtatë viteve.

Ai ka flokë të gështenjtë, të errët, të qethur shkurt, rrumbullak rreth kokës së bukur, (pa qoshe, me siguri kur ka qenë bebe, nëna e tij, e kujdesshme e ka vënë të flejë në të dy krahët), sy të shkruar, fytyrë të vogël, të rregullt, bluzë të pastër, (nuk ia mbaj mend ngjyrën) sandale që nuk u është këputur asnjë rrip dhe pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë.

Gestin mund ta hasni shpesh nëpër rrugët e Tiranës. Ecën nxitimthi, u afrohet kalimtarëve dhe u përsërit dy herë rresht, pa-ndërprerje, të njëjtën fjali: – Xhaxhi, do leukoplastë?  – Teta, do leukoplastë?

Ai e përsërit dy herë fjalinë  (pa pauzë në mes), pa të të lënë kohë të përgjigjesh. Ndoshta se ka parashikuar me mendjen e tij, të vogël, prej shtatë vjeçari që kalimtarët mund të mos e kuptojnë që me fjalinë e parë…

Në  shtëpinë time është një sirtar i mbushur plot me leukoplastët që më shet Gesti. Unë jam klientja e tij, e përhershme.

Sigurisht që leukoplastët më nevojiten, ndodh shpesh të më vrasin këpucët, por më shumë më vrasin syte e tij.

Ja ku po vjen edhe sot të më  drejtojë pyetjen e zakonshme që  përsërit pa- ndërprerje, dy herë rresht…

Sapo u është drejtuar atyre dy burrave që kanë ndalur duke biseduar disa hapa përpara meje. Ata i janë përgjigjur që nuk duan leukoplastë, disi të inatosur se ai u ka prerë në mes bisedën, ose, ndoshta sepse kanë këpucë cilësore që asnjëherë nuk i vrasin… ku i dihet…

Gesti largohet me të shpejtë prej tyre, dhe, ja ku ndalon këmbët përpara meje. Ai nuk më mban mend. Ska se si, sheh shumë fytyra në ditën e tij, të gjatë e të lodhshme, të punës.

Unë sidoqoftë i nxjerr lekët prej çantës përpara se ai të më drejtojë pyetjen robotike: – Teta, a do leukoplastë?

Gesti më jep leukoplastët, pastaj më kthen reston në heshtje. Ndoshta i kënaqur që i kam kursyer pyetjen e lodhshme.

Unë i marr vetëm leukoplastët.

Ai më shikon për një grimë, drejt e në sy, me krahun ende të zgjatur, e reston në pëllëmbën e vogël. Unë hezitoj një çast. Druhem se mos është ndjerë i fyer që ia kam lënë reston, kështu që zgjas gishtat drejt pëllëmbës së tij, tia marr. Pastaj më shkrep nëpër mend dyshimi se mos ndoshta nuk e ka kuptuar se unë dua tia lë reston.

- Epo, në djall delikatesa, – them me vete.

Kthehem nga ai dhe ia lë sërish në pëllëmbë reston që sapo më ka dhënë.

- Këto janë për ty – nxitoj ti them, – zëre se të qerasa me një akullore.

I përkëdhel flokët dhe nuk e di pse fillon të më merret goja. Më duket sikur kam futur hundët, krejt e paftuar në hallet e tij, të mëdha, prej të vogli.

Ai vazhdon të më shohë edhe për disa çaste të tjera, pa folur. Nuk arrij dot të kuptoj nëse është i kënaqur apo i pakënaqur. Fytyra e tij nuk shpreh asnjë ndjesi. Ky mos-reagim i tij më bren përbrenda, kështu unë guxoj edhe më shumë, e pyes se kush e dërgon për të shitur leukoplastët.

Ai nuk flet

Unë  këmbëngul edhe njëherë me pyetjen, por ai tund kokën në shenjë mohimi. Është e qartë, nuk do të tregojë. Janë shumë dinjitozë syte e tij, të shkruar.

Të  dy burrat disa hapa përpara meje, tani kanë ndalur këmbët në mes të rrugës dhe më kanë ngulur sytë mua, ndërsa bisedoj me Gestin.

Ai largohet te disa kalimtarë të tjerë, ndërsa të dy burrat vazhdojnë të më shohin mua sikur të kem zbritur nga ndonjë planet tjetër.

Atyre u bëj përshtypje unë… që më bën përshtypje Gesti…

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1427

Top