Për çdo grua ka 11 partnerë për të kryer marrëdhënie seksuale

Albforumi

Primus registratum
Për çdo grua ka 11 partnerë për të kryer marrëdhënie seksuale

Njëmbëdhjetë! Duhet ta dini, është kjo mesatarja e partnerëve që një grua mund të koleksionojë në “karrierën e saj të dashurisë”. Këtë e shpjegon një kërkim i bërë mbi gra të të gjithë planetit, gra të moshës nga 16 deri në 49 vjeçe. Studimi ka përfshirë 9 606 gra nga e gjithë bota. Mesatarisht, gratë kanë treguar se kanë kryer marrëdhënien e parë seksuale në moshën 18-vjeçare.
Për të dhënë më shumë detaje, 17% e tyre tregojnë se kanë kryer marrëdhënie për herë të parë kur kanë qenë 15 vjeçe dhe 32% kur kanë qenë 17 vjeçe. Në përgjithësi, pothuajse gjysma e grave që morën pjesë në studim ka kryer seks për herë të parë kur ishin akoma minorene. Për sa i përket numrit të partnerëve, mesatarja botërore, ashtu si thamë dhe më sipër, është 11, por gratë europiane janë ato që ndërrojnë më pak partnerë në jetën e tyre seksuale, me një mesatare prej 10 lidhjesh të deklaruara. Ato që janë në krye të klasifikimit për sa i përket ndërrimit të partnerëve janë aziatiket, me 14.3%, më pas vijnë amerikanojugoret, me 12 dhe amerikanoverioret me rreth 11. Sigurisht që kërkimi dhe rezultati i 11 partnerëve për gra janë spontane. Pra…11 janë ata që deklarohen, sepse në të vërtetë, kushedi …?(Shekulli)</p>
5TidUfvMFuc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22435. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22435
 
Top