Pëllumbi korrier më i shpejtë se interneti

Albforumi

Primus registratum
Pëllumbi korrier më i shpejtë se interneti

pellumbi.jpg

Një kompani e informacionit teknologjik afrikanojugor vërtetoi se ishte më e shpejtë për ta të transmetonin të dhëna me një pëllumb korrier, se ti dërgonin duke përdorur Telkom, liderin e vendit në ofrimin e shërbimit të internetit.
Shpejtësia e internetit dhe lidhja në ekonominë më të madhe të Afrikës janë të dobëta për shkak të sasisë së pakët të gjerësisë së valës. Gjithashtu është edhe shumë i shtrenjtë.

Agjencia lokale e lajmeve SAPA raportoi se pëllumbit 11 muajsh, Winston, iu desh një orë e tetë minuta për të fluturuar 80 km nga zyrat e Unlimited IT afër Pietermaritzburgut për në qytetin bregdetar të Durbanit me një kartë të dhënash të lidhur në këmbën e tij.

Duke përfshirë shkarkimin, transferimit iu desh dy orë, gjashtë minuta e 57 sekonda koha që ai mori për vetëm katër përqind të të dhënave të transferoheshin duke përdorur një linjë të Telkom.

SAPA tha se Unlimited IT përdori këtë marifet pasi u bë e pashpresë me herët e shumta të transmetimit të ngadaltë të internetit.

Kompania ka 11 qendra telefonike në mbarë vendin dhe rregullisht u dërgon të dhëna degëve të tjera të saja.

Telkom nuk mund të arrihej për momentin.

Shpejtësia e internetit pritet të përmirësohet me tu vendosur kabulli i ri nënujor prej 17,000 km i fibrës optike që lidh Afrikën Jugore dhe Lindore me rrjetet e tjera dhe vënia e tij në punë përpara se Afrika e Jugut të mikpresë Kupën Botërore të futbollit vitin e ardhshëm.

Ofruesit lokalë të shërbimit aktualisht po negociojnë marrëveshje për më shumë kapacitet.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=412. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=412

Top