Orienti apo hija nga oksidenti?
Orienti apo hija nga oksidenti?
Nga Aurel Plasari
Në barrën e keqkuptimeve që, me kalimin e shekujve, vijnë duke u shtuar mbi marrëdhëniet e Perëndimit me vendet ballkanike, bën pjesë edhe përçmimi për thuajse gjithë sa është ballkanike, duke e përfillur këtë rajon si vis pa qytetërim "oksidental". Duke i veshur Ballkanit prirjen për të përmbysur situatat gjeopolitike të Europës, intelektualë mediokër të Perëndimit europian i fajësojnë popujt ballkanikë për mynxyra deri nga ato që s'i nxë mendja. Analistët madje flasin rëndom për "ballkanizim", në një kuptim fortësisht pejorativ, për të dëftuar gjithë sa, në doke, në kulturë dhe në nivelin e jetesës, i kundërvihet Perëndimit "të tyre". Kështu Ballkani, më shumë se një rajon, është bërë një problem, duke qenë fjala për një "Ballkan" që ekziston më së shumti në mendje, se në terren.
Në një situatë të tillë është bërë tanimë detyrë të thyerit e mjaft prej modeleve me të cilat janë modeluar faktet e historisë botërore përkundrejt historisë së rajonit tonë, posaçërisht të atyre modeleve që përftojnë një shembëlltyrë të shformuar mbi zhvillimin e historisë europiane në të cilën Lindja shfaqet si një periferi e Perëndimit. Sidomos "ne ballkanikët" s'kemi më se përse të vijojmë duke pranuar një histori të njerëzimit siç është shkruar në mënyrë diverguese vetëm prej "popujve të mëdhenj", një histori që e vështron rajonin tonë si një "botë shtojcë", e cila gjallin jashtë qendrës së historisë botërore të identifikuar me një traditë vetëm e vetëm "oksidentale".
Vazhdimin e artikullit e gjeni ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=137