Re: Opozita shqiptare??Opozita anti-shqiptare...me
Mendon Kryeministri per ne! /pf/images/graemlins/wink.gif
10% Çertifikata, ne Zgjedhje Behen 30% Votues
05/1/2007
Ne nje fjalim te gjate jo te natyres se tij, madje deri diku te sjellshem, me terminologji politike te zbehur (jo agresive), me i drejtperdrejte e me transparent me qytetaret (apo nderkombetaret), eshte rishfaqur ne jeten publike shqiptare z. Berisha me date 4 janare 2007 (qe nga viti kaluar). Ne shume aspekte, stili i fjalimit te krijonte pershtypjen se nuk ishte pergatitur nga autori, jo vetem per shkak te natyres se tij me te "bute" por edhe te nje analitike më me sens llogjik, larg demagogjise dhe perpjekjes se zakonshme per ti bere njerezit "fool" (budallenj). Dua te them se per here te pare (mbase) Berisha foli ne menyre "burrerore", troc, larg perdredhjeve e komenteve "kodra pas bregu" qe jemi mesuar ta shohim. Gjithsesi zhgenjimi ndodhi (disi) kur Ai filloi tu pergjigjet pyetjeve te gazetareve (jo te pergatitura ne leter), pergjigje te cilat anonin me shume nga modeli i "vjeter" se sa linja e moderuar e fjalimit paraprak.
Pavaresisht mbrojtjes qesharake qe z. Berisha u beri certifikatave, si mjete gjoja teper te rendesishme te maredhenieve civile ne Shqiperi (dhe jashte saj), ai perseri caloi ne argumentin e tij, duke u bere keshtu i pabesueshem per nje shqiptare normal. Megjithese, ashtu sic thote Ai, certifiakatat ne Shqiperi jane nje dokument i rendesishem i shoqerise shqiptare (kur s'ka te tjera per shkak te paaftesise se klases politike) me te cilat behen celebrimet martesore, rregjistrohen pasuri te patundshme, verifikohen te vdekurit etj, etj, nuk duhet harruar se ato fallsifikohen mjaft lehte, dhe pikerisht kjo eshte aresyeja qe sot Shqiperia konsiderohet vendi me fallsifikimin me masiv (te dokumentacionit) ne Europe dhe eshte shnderuar ne nje lemsh te vertete manipulimi pronash, diploma shkollash, njerez me disa identitete etj, etj.
Nga ana tjeter, praktika e zgjedhjeve te meparshme ka treguar se loja me certifikatat ka rezultuar mjaft efikase per manipulim votash. Shto ketu dhe tensionin e jashtezakonshem politik qe krijojne zgjedhjet ne Shqiperi, militantizmin e verber fondamentalist te perkraheseve perkates partiak (qe bejne te 99 pa ju skuqur faqja), faktin se garantuesi shteterore i ketyre zgjedhjeve eshte z. Berisha me rekorde teper te erreta ne kete fushe etj, atehere besoj se gjarat nuk jane edhe aq "roze" apo naive, spontane, teknike, burokratike etj, sic Berisha u perpoq ti paraqese ato.
Sipas Tij 90% e certifikateve leshohen nga Bashkite, ndersa vetem 10% leshohen nga Qeveria. Nderkohe opozita propozon qe ky 10% te kete nje vule ekstra nga bashkite, qe do te thote nje element sigurie me shume. Ndersa Berisha kete e kundershton. Perse, shtrohet pyetja. C'te keqe ka nje vule shtese ne certifikatat e Qeverise?! Kundershtimi i ketij elementi te krijon pershtypjen e ndonje "pislliku" aty, sepse derisa 90% e certifikatave kane vulen e Bashkive (qe jane edhe te PD-se) atehere perse 10% te mos kene ate vule!? Ai 10% i Qeverise ne zgjedhje, nga militantet e flakte te Berishes, mund te behet pa frike 30%, sic historia ka provuar.
Ju te "second chances" (sic thone amerikanet), pra qe pas deshtimit te pare ju eshte dhene mundesia te ngriheni edhe nje here, duhet te jeni shume te kujdesshem sidomos ne aspektet qe jeni "djegur" heren e pare. Dhe pikerisht per kete, gjeja me i mire qe ju duhet te benit ne keto zgjedhje (meqenese jane te parat qe ju garantoni pas zgjedhjeve te manipuluara te 1996) do te ishte mospershirja aspak ne procedurat dhe aspektin teknik elektoral. Madje te dilje dhe me nje deklarate te hapur publike ku te thoje si "burre" (pasi nuk cvirgjerohesh te flasesh ne menyre transparente), se per shkak te se kaluares dhe pergojimit qe kam ne kete aspekt, une nuk do te perfshihem fare ne kete ceshtje. Jo per ndonje gje, por te jeni mese i sigurte, 1000% i sigurte, se perendimi nuk ju beson kur vjen puna tek zgjedhjet. Harroje faktin se mund te bindesh Europen e Ameriken per kete gje, sidomos ne rast te ndonje kontestimi, jo vetem nga Edi Rama, por edhe bie fjala ... nga Ilir Meta!
Gazeta Kritika