Besnik Bleta
Forumium praecox
Opera në Shqip
Kartela gjuhësore e përkthimit në Shqip të Operës mund të kihet prej këtej.
Përkthimi është pothuajse i plotë dhe funksionon pa probleme, për aq prova sa pata mundësi dhe durim të bëj. Prapëseprapë nuk duhet marrë si i përfunduar, e as si përfundimtar. Qëllimi i vendosjes këtu është pikërisht ky: kontrolli dhe përmirësimi i mëtejshëm.
Ndihma e parë që më nevojitet është sqarimi i hapave të instalimit të kartelës gjuhësore nën Windows. A ka mundësi dikush me Windows ta provojë dhe të tregojë këtu se si instalohet konkretisht nën Windows?
Për tërë pyetjet, vërejtjet dhe këshillat e çfarëdo lloji, tema e këtushme është e hapur për këdo.