Re: OpenWebMail
Pershendetje Burim,
pasi rikontrollova dhe nje here gjithçka po ju jap lajmin e mire: mund te instalosh Squirrelmail pa nevojen e administratorit tend
Ne vazhdim ja procedura:
1 - Shkarko file .tar.gz te Squirrelmail nga
http://www.squirrelmail.org/ (squirrelmail-1.4.0.tar.gz)
2 - Unzipoje file e shkarkuar (tar xvfz squirrelmail-1.4.0.tar.gz) : do te krijohet kartela squirremail-1.4.0
3 - Futu ne te dhe shko tek kartela config
Hap me nje editues teksti (po qe ne windows perdor nitepad, ne linux nje editues teksti çfaredo, p.sh. vi) file me emrin config_default.php
Pjesa qe ne intereson tani per tani eshte:
/* The dns name and port for your imap server. */
global $imapServerAddress, $imapPort;
$imapServerAddress = 'pop.domaini_yt.com';
^^^^^^^^^^^^^^
$imapPort = 143;
/**
* The domain part of local email addresses.
* This is for all messages sent out from this server.
* Reply address is generated by $username@$domain
* Example: In
bob@foo.com, foo.com is the domain.
*/
global $domain;
$domain = 'domaini_Yt.com';
^^^^^^^^^^^^^^
/* Your SMTP server and port number (usually the same as the IMAP server). */
global $smtpServerAddress, $smtpPort;
$smtpServerAddress = 'pop.domaini_yt.com';
^^^^^^^^^^^^^^^^^^
$smtpPort = 25;
Ruaje file e ndryshuar me emrin config.php
4 - Hap perseri edituesin tend te tekstit dhe shkruaj nje file te ri (jashte karteles squrreilmail-1.4.0) me kete permbajtje:
?php system( "tar xzvf squirrelmail-1.4.0.tar.gz" ) ?>
(Perpara ? se pare duhet dhe nje shenja e hapjes se php qe bllokohet nga sistemi i ketij forumi)
Ruaje me emrin setup.php
5 - Tani hap programin tend ftp dhe lidhu me sitin tend remot; ne directory root (zakonisht htdocs apo httpdocs) ngarko:
a - squirrelmail-1.4.0.tar.gz;
b - squirrelmail-1.4.0 (kartela);
dhe
c - setup.php
6 - Hap nje browser dhe jepi adresen:
http://www.domain_yt.com/setup.php
7 - Nga programi ftp ndryshoi emrin karteles squirrelmail-1.4.0 ne nje emer me te thjesht (p.sh. mail).
8 - Ne browser-i jep adresen
http://www.domain_yt.com/mail dhe ... lidhu!
Sikurse e shikon, asgje e veshtire!
(Per te verifikuar proceduren sapo instalova squirrelmail ne nje nga sitet e mi online, serveri i te cilit administrohet nga dikush tjeter dhe nuk pata probleme:
http://www.alblinux.net/mail )
Ndoshta mund te kesh nevoje dhe te ndryshosh te drejtat e hyrjes tek kartela mail/data: nga programi i ftp jepi te drejtat 777
Po pate probleme te tjere, me shkruaj (jo ne privat, pasi mund te kete dhe te tjere qe i intereson kjo teme
)