Open Datathon Albania
Më 20 Dhjetor 2011
Open Data Albania ka kënaqësinë të ftojë qytetarë, të rinj apo profesionist të fushave të ndryshme, aktivist të lëvizjeve qytetare, student dhe nxënës, inovatorë dhe kërkues social behuni pjesmarrës në këtë ngjarje.
Kjo është një festë e shumë kryeqyteteve botërore dhe për herë të parë vjen edhe në Shqipëri. Fokusi kryesor në Open DataThon Albania këtë vit do të jenë studentët.
Cfarë është një Open Datathon (Hackathon)
Termi botëror është "Hackathon"", nje bashkim i termave Hack+Marathon.
Një Hackathon, i njohur gjithashtu si Open Datathon, është një grumbullim aktivistësh me qëllim hulumtimin e të dhënave publike. Në këto takime qytetarët kërkojnë dhe botojnë të dhëna që nuk janë evidente por që ndikojnë shoqërinë ku jetojmë.
Botimi i këtyre të dhënave tentohet të bëhet duke përdorur shembuj grafikë (aplikime, mashups, harta vizuale) për t'i bërë këto të dhëna më të kuptueshme nga cdokush.
Duke marrë parasysh negativizmin që përmban termi Hack në gjuhën tonë, do i referohemi këtij aktiviteti si
Open Datathon Albania.
A mund të marrë pjesë kushdo tek Open Datathon Albania!?
Cdokush mund të marrë pjesë në aktivitetin tonë.
Nese keni nje ide per perdorimin e te dhenave te hapura (open data), deshironi te kontribuoni ne nje projekt qe e gjeni me interes, ose thjesht deshironi te mesoni cfare po ndodh, atehere jeni të mirëpritur në Open Datathon. Nuk kane rëndësi profili juaj personal, do të kete mundësi për të gjithë për të mësuar dhe për të ndihmuar komunitetin të rritet.
Programues
Nje kontribut te theksuar ne kete ngjarje mund te japin ne menyre te vecante zhvilluesit qe mund t'i transferojne ato mijera rekorde me te dhena pakuptim ne dicka fantastike, me kuptim dhe impakt shoqeror. Kjo do te thote qe cdo aplikim qe mund te vizualizoje, njoftoje, integroje etj do ndihmoje shume ne rezultatin e kesaj Open Datathon
Dizenjuesit, programuesit ne flash
Njerez qe krijojne prezantime te mrekullueshme, intuitive dhe qe transmetojne dituri... mund te qendra e vemendjes ne aktivitete te ngjashme.
Arkivues, Te interesuar ne bibloteka dixhitale
Ata njerez qe duan te ruajne dhe percjellin dijen, ata qe vleresojne trashegimine kulturore jane themeli me i forte i shoqerive moderne. Te dhenat e hapura nuk jane vetem per statistika ekonomike, por per cdo informacion me impakt shoqeror. Open Data Fest kushton vemendje dhe interes absolut dhe ndaj kesaj kategorie.
Qytetare
Mbi te gjitha ne kemi nevoje me shume per ju! Kemi nevoje per ide, per frymezues dhe per miq qe te shperndajne dijen.
Cfarë aplikimesh mund te shkruajmë!?
Mirëpriten dhe aplikime tepër të thjeshtë të cilët japin një përshkrim vizual të një situate të caktuar. Shembuj:
- Luhatja e borxhit të shtetit tonë në një graf që tregon rrezikun ose sigurinë e politikave fiskale;
- Plazhet më të ndotur dhe ato më të pastra të vendosura në një hartë;
- Shpërndarja e Shqipërisë në grupmosha dhe impakti në skemat e sigurimeve shoqërore
e shumë e shumë ide të tjera.
Puna në grup apo individuale!?
Mund të bashkëpunoni në grup ose individualisht, por sugjerojmë që të punohet në grupe të vogla ku të ketë një dizenjues/programues + një student ekonomiku/gazetarie. Puna në grupe të tilla do ngrinte cilësinë e produkteve të cdo grupi dhe do krijonte një eksperiencë interesante pune ndërmjet disiplinave të ndryshme.
Shembuj
Kjo është hera e parë që një aktivitet i tillë organizohet në Shqipëri por aktivitete të ngjashme zhvillohen cdo vit në vende të ndryshme të botës. Një skedar me disa shembuj mund ta gjeni tek kjo
lidhje por sigurisht ne mirëpresim idetë origjinale.