H
http://shqiperia.com/feed
Guest
Ekspozita – konkursi i përvitshëm “Onufri” që u hap javën e kaluar në Galerinë e Arteve në Tiranë edhe këtë vit i është kushtuar artit shqiptar. Edicioni i 17-të i këtij konkursi i titulluar “Unë jam artist” ka ruajtur përsëri karakterin e tij kombëtar dhe në të marrin pjesë artistë vendas por edhe shqiptarë që jetojnë jashtë. Tema e veprave që janë paraqitur në këtë konkurs i kushtohet artit artistëve dhe realitetit. Veprat e paraqitura në këtë ekspozitë transmetojnë veprimtari të vetëdijes dhe nënvetëdijes së artistit gjatë procesit të formimit dhe të ekzekutimit të veprës. Punët e "Onufri 2010" transmetojnë në figura çështje që ceken në konceptin kuratorial dhe disa prej tipareve të fizionomisë së artit dhe të jetës problematike shqiptare. 27 artistë marrin pjesë në këtë konkurs dhe ata janë kryesisht nga Tirana Shkodra dhe Prishtina. Gjinitë e preferuara të ekspozitës janë piktura dhe fotografia. Rreth 12 artistë me përvojë dhe të rinj konkurrojnë në pikturë. Emrat e artistëve pjesëmarrës janë si më poshtë Gazmend Leka Andi Hila Edmond Gjikopulli Yllka Gjollesha Gjergji Shoshi Ledia Konstandini Heldi Pema Endri Dani Gentian Gjikopulli Matilda Odobashi Genti Korini Alketa Ramaj Oriana Kamberi Artan Draçini Sidi Kanani Nikolin Bujari Rrezart Galica-Giqi Sabile Tmava-Billi Drtiton Selmani Sara Çapaliku Anon Një Njeri Violana Murataj Enkelejd Zonja Greta Dhaskali Lami Ilirjan Shima dhe Entela Kasemi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 3 shkurt 2011. Çmimet e konkursit “Onufri’ do të shpallen në fillim të vitit të ardhshëm.
Lexoni me tej
Lexoni me tej