OneApp softuer për celularë të lirë

Albforumi

Primus registratum
OneApp softuer për celularë të lirë

ggggggggggg.jpg

Microsoft ka paraqitur planet e veta për zhvillimin e softuerit të dedikuar për celularët më të lirë të cilët përdoruesve do tu mundësonte të kanë qasje në shërbime të ndryshme të bazuara në internet.

Softueri i emëruar OneApp do të duhej të jetë në dispozicion më vonë gjatë këtij viti, derisa ai do të mundësoj qasje në shërbimet si Facebook, Twitter dhe Microsoft Windows Live Messenger në pajisjet e lira celulare prej disa dhjetëra dollarësh.

Shfrytëzuesi i parë i softuerit OneApp do të duhej të jetë operatori i telefonisë mobile Blue Label Telecoms nga Afrika Jugore, i cili do ta shfrytëzojë për telefonat të cilët shiten me aplikacione të shumta shtesë.

Edhe pse nuk mund të cilësohet si sistem operativ, OneApp është mjedis softuerik brenda të cilit mund të ekzekutohen shumë lloje programesh.

Tani për tani Microsoft është duke punuar vetëm me partnerët e zgjedhur në zhvillimin e aplikacioneve për OneApp, mirëpo më vonë ka për qëllim ta hap atë për të interesuarit që dëshirojnë të zhvillojnë aplikacione për OneApp.

Ky artikull eshte marre nga: http://dardan.blog.al/?p=41. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dardan.blog.al/?p=41

Top