Obama përballë racizmit

Albforumi

Primus registratum
Obama përballë racizmit

Ish presidenti amerikan, Jimmy Carter, thotë pjesa më e madhe e sarkazsmës së përdorur kundër reformave shëndetësore të Barack Obamës dhe planeve për shpenzimet, janë të mbështetura në racizëm.
Zoti Carter tha se kishte një ndjenjë të trashëguar në mesin e amerikanëve se një amerikan zezak nuk duhet të ishte president.

Ai tha se ndërprerja e fjalimit të presidentit Obama në kongres nga një republikan që thirri “Ti gënjen” ishte pjesë e një tendencë shqetësuese.

Takime të zemëruara lokale të shoqëruara dhe një demonsratë e fundit e taksapaguesve në Uashington kanë hedhur baltë ndaj presidentit.

Në këto takime nuk është protestuar vetëm kundër politikave, por ato e kanë akuzuar presidentin për tirani dhe kanë premtuar se do ta rimarrin Amerikën.

Ish presidenti Jimmy Carter ka thënë se pjesa dërrmuese e antipatisë ndaj presidentit është e mbështetur në faktin se ai është zezak.

Ai tha e shumë amerikanë të bardhë mendojnë se një afrikano-amerikan nuk mund të drejtojë Shtetet e Bashkuara, një gjë që për zotin Carter është e neveritshme.

Shumë konservatorë mendojnë se kjo çështje e ka kaluar cakun dhe thonë se në fakt janë mbështetësit e presidentit Obama që po luajnë me kartën racore.

AlbaniaSite.Net / Nardi

oV6SA6PwqgM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22364. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22364

Top