OAZA E QUAJTUR KOSOVE

Hamdi

Primus registratum
OAZA E QUAJTUR KOSOVE

OAZA E QUAJTUR KOSOVE
Hamdi Nuhiju

Cdo gje nise nga fillimi dhe kthehet ne piken e saj fillestare qe eshte nisur. Qellimi i jetes , vdekjes , fshehtesia e botes , ekzistenca e dukurive te ndryshme , te gjitha keto jane urtesi , mencuri , dituri. Duhesh qe t`i perceptosh arsyeshem per ta ndier veten te pavarur perskaj ketij karavani plot mllef. Brenda termit urtesi fshehet edhe mencuria e ndervaresise , varesise , por edhe e pavarsimit te mendjes dhe zemres. Ne disa caste njeriu e ndien veten i molisur dhe i mplakur perballe persiatjeve te jetes qe iu servohen si nje numerator vlerash ne lyerjen e gjendjeve statike. Perballe nje numri te madh sfidash Kosova gjendet mbi lartesi detare per ta vrojtuar lavdine e humbur te gjenezes se re. Ketu jam edhe une , je dhe ti , eshte jeta ne pergjithesi , por , fatkeqesisht i mjeri ne mesin e Bosforit gjendet nje sarkazem e plakur e idhullit sllav. Ky idhull i ndertuar neper shekuj ne kallepet e Europes dhe e ujitur nga Gjiri i Rusise u rrite dhe u be burre… Mesoi te luftoj , te tradhtoj , te besatoj dhe te vraj, bile edhe perdhunimi u be pjese e pandashme e tij. Sundoi , persekutoi , vrau , gjakatosi , sakatosi , molisi kete toke te bekueme arbnore. Ndau nga gjiri i miresise kete toke shypni qe Fahredin Shehu do te shpreheshte ne poezin e tij… Nje dite Migjen Kelmendi tha : Kosova ka Za…. Dhe vertet Kosova ka zanin e deshmoreve te saj , ka zanin e drejtesise , miresise , rrespektit dhe nderit.
Sot neper bote rrokulliset mendimi i soditjeve realiste se koncepti pavarsi dhe demokraci eshte oaze e cdo kornize te quajtur shtet. Ne fakt ato qe shpiken demokracine ishin te fascinuar nga imagjinata e bujshme e relikteve shoqerore. U munduan te shpikin drejtesine , ne fakt punuan ne te kunderten e saj , me cdo kusht kerkuan largimin e Krijuesit nga cdo pore e jetes. Harruan varferine , varesine , nenen , dashurine , dhimbjen… U lidhen fort pas epshit , emocionit , devocionit , vdekshmerise… Ne mesin e ketij karavani kaq te ngjyrshem u gjend edhe ky popull i lasht me nje histori te re.. Jo , histori e shkruar ne shek. XXI , por e ndertuar dhe e zgjeruar ne fillet e ketij shekulli. Athua valle ka pasur te drejte Hobsi kur ka thene : “ Njeriu per njeriun eshte si ujku per ujkun”? Mua me duket si nje padrejtesi ndaj ujkut qe i bene Hobsi me thenien e tij. Jo ujku , ujkut nuk ia bene ate qe njeriu ia bene njeriut. Njeriu ne cdo moment mundohet qe te mbisundoj mbi njeriun dhe te ushqehet me gjakun e tij duke thithe ate si insekt vdekjeprures ne gjithesi. E Verteta e cila lind ndjenjat dhe modelin e bukurise se jetes eshte thjeshte meshire per botrat. Ajo deshmon se popujt duhet te jetojne te lire dhe te pavarur , tregon rrugen e integrimit ne shoqeri permes sqarimit te rregullave etike ne shoqeri. Nuk di pse poeti u inspirua ne oazen e mjerimit kur si stimuls ka para kete uragan madhesishe dhe vlerash kronologjike . Ai duheshte te enderroj para ketij vorbulli gjellerash qe servohen ne tavolinen e quajtur jete.
Enzimet qe pengojne lindjen e nje rrokaqielli ne rruzullin tokesor jane vetemse fantome te frikshme ne stilin e politikes se vjeter me veshe te gjate. Kembet e saj jane te shkurter , e tifozeria e politikes se vjeter vazhdon ulurimen e saj ne soditjen e re. Kane thene per jeten se ajo dine te luaj rrolin e nenes ne momentet kur babai eshte i nxene pas prostitutave sllave , bile kane predikuar edhe rikthimin e pasurise se harxhuar ne sistemet piramidale te dizajnuara ne brendesi. Me kujtohet ai cast kur bashke me vogelushin tim mesonim dashurine ndaj memedheut , mesonim bashke se tu dyte ishim femije , une i rritur e i ujitur me nje enderr te rreme per parajsen e Robinson Kruzos e vogelushi im i rritur pas krismave serbe ne oborrin e tij. Mesonim te duam ate qe me shekuj e kemi harruar dhe e kemi lene ne duart e monstrumi te quajtur “shtet” . Nga dashuria e tepert edhe izolimi i memedheut nga duart e nje shqiptari na dukej si nje embelsire dhe ari e zbritur nga qielli. Kishim qene te etur me shekuj per pavarsine…. Ne fakt harruam ta shuajme etjen ne oazen e quajtur Kosove…
 

zog

Primus registratum
Re: OAZA E QUAJTUR KOSOVE

eshte rremuje ky shkrimi. nuk merret vesh gje, apo kete ka pas qellim shkrusi ?
ne kosova nuk ka pse qahet, eshte e vonuar ne histori. tani le te prese, deri sa t'ja japin lirine te tjeret.

me duket se me kosoven luajne. e do te luajne deri sa te futet ajo zone ne europe e serbia bashke me kosove te behen pjese e saj. vetem se kur te prishet europa perseri, kosoven do t'ja japin me dekret perseri serbit. e kosovaret perseri do qahen prej fatit te keq.
 

99999

Primus registratum
Re: OAZA E QUAJTUR KOSOVE

Kosova eshte vertete e vonuar. Pavaresia do kishte lezetin e vet kur u prish Yougosllavia me 1993-1995. Nje shoku im francez u çudit kur i thashe qe Kosova nuk eshte bere akoma e pavarur. Te gjithe kujtuan se Kosova u zgjidh me 1999-en.
Megjithate, me mire vone se kurre thote populli.
Amerika dhe Evropa po ndihmojne Kosoven duke bere poshtersine me te madhe ndaj Shqiperise. Ligjerisht Kosova i takon Shqiperise. Perça e sundo thoshin romaket e vjeter.
 
Top