NXITJA E URREJTJES NE BAZA FETARE, VEPER E DENUESHME PENALE
<span style="font-weight: bold"> Intervistë me konstitucionalistin Halil Kopani, paditës i Kastriot Myftarajt, autor i “Kalvari i gjysëhanës”</span>
Padia im nuk lidhet me interesa personale
Me librat e tij Kastriot Myftaraj injekton përçarje ndërmjet feve tradicionale të vendit tonë, të cilat kanë bashkëjetuar përherë paqësisht dhe në harmoni me njëra tjetrën. Ai ka nxitur dasinë dhe ekstremizmin midis feve, duke cënuar rëndë harmoninë dhe tolerancën që lumturisht ekziston midis tyre, si dhe po kështu ka kultivuar grindje krahinore për zgjidhjen e të cilave bën thirrje për përdorimin e luftës vëllavrasëse si mjet për konsolidimin e shtetit.
U njohëm nga shtypi për kallëzimin që keni bërë në prokurori kundër Kastriot Myftarajt për veprën penale të nxitjes së urrejtjes fatare e krahinore. Çfarë ju ka nxitur të bëni këtë kallëzim?
Nxitja e urrejtjes fetare dhe krahinore janë vepra penale që ndeshen shumë rrallë në vendin tonë, për arsye se me shekuj është rrënjosur tradita e mirë e harmonissë fetare dhe mirëkuptimit krahinor. Ky është faktori përcaktues i kësaj trashëgimie të mrekullueshme që ngre lart dinjitetin e popullit tonë. Por jo i vetmi, ndonëse këtu nuk është rasti për t’u zgjatur.
T’i kthehemi pyetjes suaj. Nuk e njoh, as dua ta di kush është e nga vjen dhe çfarë përbën K.Myftaraj. Duke lexuar librat e tij “Nacional-islamizmi shqiptar...” e “Kalvari i gjysëhanës”, që kanë të njëjtën përmbajtje, më tërhoqën vëmendjen qendrimet fyese e diskredituese të autorit dhe mbi të gjitha, nxitja e urrejtjes ndërfetare e ndërkrahinore të vendit tonë, duke fyer, shpifur e sidomos duke nxitur kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër tyre. Pra është absurde të mendohet se kam pasur ndonjë motiv të ngushtë personal. Si pjesëtar i kombit shqiptar, si qytetar i këtij vendi e kam quajtur për detyrë të reagoj kundër veprave të tilla penale, të cilat i kundërvihen rendit, sigurisë publike dhe interesave kombëtare.
Opinioni ka qenë pothuasje krejt indiferent ndaj veprave dhe vetë autorit, dhe nuk ka pasur polemika në shtyp. Cili është mendimi juaj për këtë qendrim?
Po vërtet kështu si thoni ju është. Shtypi qoftë ai zyrtar, qoftë ai i pavarur, lidhur me këtë, mendoj se ka përgjegjësi të madhe morale. Nuk ka argument që mund të arsyetojë indiferencën e heshtjen e tij. Është fakt edhepse i dhimbshëm, që shtypi merret me pallavra e sensacione, në vend që të trajtojë çeshtje të rëndësishme si kjo.
Krahas shtypit, jo më pak kanë përgjegjësi edhe organet shtetërore, pa përjashtuar këtu edhe Organizatat Jo Qeveritare. Veçanërisht më habit heshtja e komunitetit mysliman dhe atij ortodoks. Ndjenjat atdhetare dhe integriteti moral i të cilëve sulmohet drejtpërdrejt nga librat e K.Myftarajt.
Autori i librit ngre akuza kundër presidentit të republikës, personave të tjerë zyrtarë dhe SHISH-it, sikur këta janë nxitësit e kallëzimit në prokurori, duke aluduar se edhe ju jeni i shtyrë prej tyre. Sa të vërteta ka në këtë pretendim?
Sa mirë dhe normale do të ishte që ky kallëzim të bëhej nga personat dhe organet e lartpërmendura, por fatkeqësisht kjo nuk është aspak e vërtetë. Siç duket punët tepër të mëdha që kryejnë ata, apo organet që drejtojnë, u heqin sadopak mundësinë që të merren edhe me rastet kur ndonjëri me shkrimet e tij cënon rëndë marrëdhëniet juridike që sigurojnë lirinë dhe barazinë fetare, duke vënë në rrezik paqen publike në vendin tonë.
Në të vërtetë pretendimi i K.Myftarajt për atë se kush është nxitësi i kallëzimit penal, është një orvatje e dëshpëruar për të mjegulluar problemin dhe për të relativizuar përgjegjësinë e tij. Në rastin konkret kemi të bëjmë me reagimin e një qytetari të lirë, sikurse jam unë, me referencë dy librat e tij me përmbajtje të theksuar antikushteuese dhe antikombëtare, me ato pjesë ku ai nxit grindjet fetare dhe krahinore.
Unë e kam quajtur dhe e quaj detyrë timen morale dhe ligjore, sikundër kështu është për cilindo shqiptar, të reagojë kundër veprash të tilla të shëmtuara. Ndaj cilitdo që do të shkruante kundër lirisë, barazisë fetare, harmonisë krahinore, dhe paqes sociale do të veproja në të njëjtën mënyrë. Të gjithë duhet të jenë absolutisht kundër kultivimit të pasivitetit të qytetarit dhe organizmave shoqërore kundër veprave të tilla të dëmshme për shoqërinë dhe vendin tonë.
Autori ka pretenduar se është persekutuar në këtë mënyrë lidhur me lirinë e fjalës, të shprehjes dhe të mendimit. Si e komentoni ju këtë?
<span style="font-weight: bold"> Një moment të lutem.... në vend të përgjigjes me fjalët e mia, po ju citoj pikën 1, të nenit 2 të “Deklaratës mbi eleminimin e të gjitha formave të intolerancës dhe të diskriminimit që mbështeten në fenë ose në bindjen”, shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB më 25 nëntor 1981: “Askush nuk mund të bëhet objekt diskriminimi nga një shtet, nga një institucion, nga një grup ose një individ i çfarëdoshëm për arsye të fesë ose besimit të tyre”.</span>
Asnjë fe nuk është më e mirë se tjetra, sikurse asnjë katolik nuk qendron më lart se një mysliman apo ortodoks dhe anasjelltas. Dhe epërsia në këtë drejtim shfaqet në devotshmërinë ndaj fesë që përfaqëson dhe të qenit e secilit më i ndërgjegjshëm ndaj Zotit.
Siç duket për K.Myftarajn kjo nuk vlen. Për të feja myslimane dhe ortodokse janë reaksionare, siç është e tillë feja për ateistët. Ai shprehet se “Islami asht anmik i Nacionit shqiptar, poaq sa ortodoksia”. Mirëpo askush nuk ka të drejtë të diskriminojë fenë e tjetrit dhe të fyejë ndjenjat e tij fetare. Me librat e tij Kastriot Myftaraj injekton përçarje ndërmjet feve tradicionale të vendit tonë, të cilat kanë bashkëjetuar përherë paqësisht dhe në harmoni me njëra tjetrën. Ai ka nxitur dasinë dhe ekstremizmin midis feve, duke cënuar rëndë harmoninë dhe tolerancën që lumturisht ekziston midis tyre, si dhe po kështu ka kultivuar grindje krahinore për zgjidhjen e të cilave bën thirrje për përdorimin e luftës vëllavrasëse si mjet për konsolidimin e shtetit.
<span style="font-weight: bold"> Neni 265 i Kodit Penal
Nxitja e urrejtjes ose e grindjes ndërmjet kombësive, racave dhe feve.
Nxitja e urrjejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare si edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në 10 vjet.
Neni 266 i Kodit Penal
Thirrja për urrejtje nacionale
Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsive, duke fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës, ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet</span>
Ja teksti i plotë i kallëzimit për Kastriot Myftarajn
Halil Kopani: Pse e akuzoj Kastriot Myftarajn
KALLEZIM PENAL
Për veprat penale të nxitjes së urrejtjes dhe grindjeve ndërmjet feve, si dhe të thirrjes për urrejtje nacionale, të parashikuara përkatësisht nga neni 265 dhe 266 të Kodit Penal.
Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Tiranë
Në vitin 2001 është botuar nga shtëpia botuese "Albin", dhe është hedhur në qarkullim libri "Nacional-Islamizmi shqiptar: Baleta & Feraj, profil dhe polemikë" të autorit Kastriot Myftaraj.
Gjatë leximit të këtij libri më tërhoqi vëmendjen se autori në kundërshtim me Kushtetutën dhe veçanërisht me legjislacionin penal, për qëllime të posaçme kundërkombëtare, me këtë libër nxit urrejtje dhe grindje midis feve tradicionale myslymane, ortodokse dhe katolike të popullit tonë, si dhe bën haptas thirrje për urrejtje, përçarje nacionale dhe vëllavrasje.
1 - Me librin e cituar autori, i ndihmuar dhe përkrahur nga shtëpia botuese në fjalë (drejtuesit e saj), ka cënuar rëndë marrëdhëniet juridike të vendosura në vendin tonë për sigurimin e barazisë fetare, harmonisë dhe paqes shoqërore, si dhe veçanërisht ka fyer rëndë myslymanët dhe fenë e tyre.
Kjo del qartë nga teksti i librit në të cilin shkruhet:
"Nji nga metodat që përdorin qendrat toske të inxhinieris shoqnore për përçamjen e Gegnis asht nxitja e urrejtjes dhe konfliktit midis gegëve myslymanë dhe gegëve katolikë" (faqe 97), se "Që Islami asht fe e poshtnimit njerëzor, kjo kuptohet dhe nga fakti që ajo ka adaptu për ritin e faljes, ranien përmbys (rukuë, arabisht), ritin tradicional oriental që shpreh nanshtrimin dhe poshtnimin e njeriut para sundimtarit absolut që ka në dorë pushtetin fetar e laik" (faqe 102).
Ai shpif pa të keq, plot kurajë dhe jashtë të vërtetës, kundër feve myslymane dhe ortodokse, duke shkruar se "asht nji tregues i faktit se tashma Islami asht anmik i Nacionit shqiptar, po aq sa orthodhoksia" (faqe 60).
Duke u nisur nga këto e të tjera thënie të ngjashme, sipas mendimit tim, ai bën thirrje të hapur për një fushatë të dhunshme për ndryshimin me forcë të fesë myslymane në vendin tonë, si ajo e Spanjës para shumë shekujsh, për një Reconquista shqiptare, që, sipas tij, "madje dhe ky libër asht pjesë e saj" (faqe 128-129).
Kështu përgatitja, shkruarja, botimi dhe shpërndarja e librit, me ndihmën e shtëpisë botuese "Albin” me një përmbajtje të tillë, mendoj se formon veprën penale të nxitjes dhe urrejtjes ndërmjet feve në vendin tonë, i cili parashikohet si krim nga neni 265 i Kodit Penal.
2- Në këtë libër gjithashtu Kastriot Myftaraj bën thirrje për urrejtje nacionale kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer dhe shpifur për to. Kjo del qartë nga teksti i librit në të cilin, ndër të tjera shkruhet: "Duhet ditur se historikisht ka pasë nji strategji toske (të koordinume me fqinjët greko-serbë) për përçamjen e Gegnis, strategji kjo e cila asht aktive, ma tepër së kurrëherë, në kohën e jonë" (faqe 97), se "...toskët janë orvatë dhe vazhdojnë të orvaten që t'u kultivojnë gegëve të "Shqipnis Mesme" urrejtjen për gegët e tjerë të "Veriut" të Shqipnis londineze që thirren "malokë" (faqe 96-97).
"Nëse gegët do të jenë të përçamë dhe në konflikt midis tyne, toskët do ta kenë ma të lehtë me i mashtru dhe sundu ata, sikur dhe në realitet tash gjashtëdhjetë vjet" (faqe 97).
“Tuj kenë se qendresa antiturke në kohën e Skandërbeut ndodhi në Gegni, Skanderbeu asht veç tjerash edhe nji simbol i qendresës gege ndaj barbarit turko-toskë, si dhe i lidhjes së Gegnis me qytetnimin perëndimor" (faqe 131).
"Por aleanca serbo-toske, e lidhun në virtut të anmiqsisë së përbashkët ndaj Gegnis, nuk daton në 1941 dhe nuk nisë me aleancën e komunistëve të dy palëve. Ajo nis sëpakut që në nisje të shekullit XIII, kur Despotati i Epirit, që shtrihej në Tosknin e sotme, hynin në aleancë me serbët kundër Principatit të Arbrit, që shtrihej në Gegnin e sotme. Në përfundim të luftës së përbashkët, toskët dhe serbët okupuen Gegnin dhe e ndanë midis tyne tuj vu si kufi lumin Drin". "Konflikti ndërshqiptar asht nji realitet. Ate e shohin qartë të huejt, por nuk duen ta shofin shqiptarët, sidomos gegët" (faqe 195).
Konfliktualiteti ndërkrahinor gegë-toskë gjoja dhe dobësia aktuale e shtetit e "shqetëson" Kastriot Myftarajn, i cili shpëtimin nga kjo gjendje e gjen tek dhuna midis toskëve dhe gegëve. Lidhur me këtë në librin e tij ai shkruan haptas dhe qartë se, "Që të krijohet nji shtet solid në hapsinën shqiptare duhet që shoqnia shqiptare të çlirohet nga konflikti historik i saj, ai toskë-gegë. Edhe rasti shqiptar nuk mund t'i shpëtojë rregullit të përgjithshëm se ky proces bahet me anë të luftës" (faqe 138).
Ky proces, lufta midis toskëve dhe gegëve, thënë ndryshe midis Jugut dhe Veriut, sipas autorit të librit, do të fillojë në të ardhmen dhe shpreh keqardhjen për mbylljen e tij në vitin 1997. Ai lidhur me këtë shkruan dhe thotë se "Fakti qe lufta në Shqipni në vitin 1997 u mbyll shpejt prej Të Mbdhajve sepse ishte e parakohshme, nuk do të thotë se ajo nuk do të hapet kur t'i vijë koha (faqe 241).
Etiketimi nga autori i librit i pjesëve të popullatës së Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Veriut "malokë" përbën një fyerje për to. Me këto shkrime ai bën thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë dhe nxit përçarjen krahinore deri dhe vëllavrasjen midis tyre.
Me këtë veprim Kastriot Myftaraj ka cenuar rendin e sigurisë, ka vënë në rrezik paqen shoqërore, si dhe ka nxitë urrejtje dhe përçarje midis krahinave të vendit, prandaj mendoj se mban përgjegjësi penale në bazë të nenit 266 të Kodit Penal. Të njëjtën përgjegjësi, si bashkëpunëtorë, mbajnë për të dy krimet e mësipërme, edhe botuesit dhe shpërndarësit e librit.
Përgjegjësia penale bëhet më e rrezikshme edhe për faktin tjetër se, Kastriot Myftari, librin "Nacional-Islamizmi Shqiptar..." me të njëjtën përmbajtje, por me titull "Kalvari i gjysëhanës", e ka ribotuar dhe nxjerrë në qarkullim përsëri këtë vit (2003), por që në të tashmë nuk tregohet shtëpia botuese, me qëllim që të fshehë bashkëpunëtorët në përsëritjen e krimeve të mësiperme.
Sa për mua, si qytetar më bën përshtypje dhe më indinjon përcjellja me heshtje e botimit dhe qarkullimit të një libri të tillë, i cili në pjesë të tij përmban thirrje dhe nxitje për urrejtje, përçarje dhe luftë midis feve dhe pjesëve të popullsisë së vendit dhe kombit tonë.
Mosreagimi në kohë dhe me forcën e duhur nga opinioni i shëndoshë shoqëror, shkencor e fetar, si dhe nga vetë shteti, si ruajtës i rendit dhe sigurisë, kundër këtyre veprimeve të dënueshme dhe nga legjislacioni ynë penal, përbën gjithashtu një tjetër faj të rëndë.
Gjithashtu edhe prokuroria si organ i ndjekjes penale, sikurse edhe policia dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, nuk duhet të qëndrojnë pasive, duke pritur çfarë u shërbehet nga të tjerët, por me nismën e tyre duhet të veprojnë kryesisht për zbulimin e këtyre veprave me rrezikshmëri të madhe dhe venien para përgjegjësisë penale të autorëve të tyre.
Mendoj se ka qenë pikërisht indiferentizmi i mësipërm që ka trimëruar Kastriot Myftarin të ribotojë pas dy vjetësh të njëjtin libër, por me titull të ndryshuar dhe të kryejë për të dytën herë veprat penale të lartpërmendura.
Në kushtet e mësipërme e ndjej për detyrë morale e ligjore të bëj këtë kallëzim pranë jush lidhur me kryerjen e krimeve të mësipërme nga Kastriot Myftaraj, ne bashkëpunim me persona të tjerë.
Tiranë, më 20.06.2003.
Me respekt
Halil Kopani