Nxënësit, 2 javë nëpër mitingje
Mungesa për ikje nga orët e mësimit, por jo për fushatë elektorale. Ky fenomen nuk ndodh për herë të parë. Nxënësit treguan se ata janë “justifikuar” në mungesa, në rast se do të shkonin të mbanin pankartat e PD-së në duar.
Shkolla është institucion i depolitizuar. Të paktën kështu funksionin nëpër dokumentacione zyrtare… Por krejt ndryshe ndodh në të vërtetë. Dje “GT”-ja denoncoi faktin se nxënësit e shkollës së mesme “Qemal Stafa” janë urdhëruar që të lënë mësimin me “dëshirë” dhe të shkojnë në mitingun elektoral të Partisë Demokratike, i cili po zhvillohej pas Ministrisë së Arsimit. Por, nga interesimi i “GT”-së për këtë skandal, rezultoi se ky fenomen nuk ndodhte për herë të parë, sidomos te ky gjimnaz. Nxënësit treguan se që kur ka filluar fushata elektorale, ata janë “justifikuar” në mungesa, në rast se do të shkonin të mbanin pankartat e PD-së në duar. “Kur ne kemi ikur nga mësimi për ndonjë ditëlindje apo ndonjë festë tjetër, jo vetëm që na janë vënë mungesat, por edhe na kanë detyruar që t’i sjellim prindërit në shkollë. Ndërsa, kur senatorja e klasës dha urdhrin e drejtorit të shkollës që nga 3-4 nxënës të dilnin në miting te Ministria e Arsimit, mësuesit bënë sikur nuk dinin gjë dhe i anashkaluan mungesat”, thotë njëra nga gjimnazistet te “Qemal Stafa”. Sipas saj dhe disa nxënësve të tjerë, ka mbi 2 javë që është përsëritur e njëjta situatë, sidomos për klasat, që kanë mësim pasdite. “GT” disponon dëshmitë e plota të këtyre nxënësve, por për arsye etike, nuk mund të bëhen publikë.