Nusja dhe shtetrrethimi
Nusja dhe shtetrrethimi

Nga vellezerit Zena.

- Ti nuk më do me të vërtetë I tha ajo po të më doje, do të ishim martuar dhe ne si Gerti Vaso me Enada Hoxhën. Edhe unë grua jam, kam endrrat e mia për fustan të bardhë, si te filmi turk me Hirushen që shihnim kur ishim të vegjël.

- Fola me Amin dhe me vëllain e Ermal Mamaqit. Fustanin do na e japin me ulje. Atë të bukrin që mori me qera dhe nusja e Gert Bogdanit. Lokalin e ka prenotuar mami, se pronar është një shoku dajës, Çimi që ka dhe seks shopin. Gatuhet mirë, mishi është i freskët, dhe ka higjienë. Rakinë do e sjelli Fideli psherëtiu djaloshi që i nisi menjëherë katër mesazhe shokëvie të tij, ku i lajmëronte për gjendjen e jashtëzakonshme që po afronte.

Me dorën rrasur thellë në xhep, ku lëviznin qindarkat e fundit për atë muaj bashkë me çelësin e shtëpisë së Dashit, Edi mendohej a të pajtohem me Koçon apo jo. Ai mbase mi rregullon ca lekë për dasmën, qoftë dhe me fajde. Ia shlyej kur të filloj punë.

Ndërkohë që Edi vriste mendjen se si të dilte faqebardhë nga kjo dilemë, gjithë populli priste që në datën 15, 16, 17, 18, ndoshta dhe 20 do të ndodhnin protestat e Opozitës së Bashkuar që do realizonin më në fund plan-projektin e Taulant Ballës për rrëzimin e Sali Berishës, por kjo nuk ndodhi. Populli opozitar i cili tashmë i kishte hipur autobuzit për në Tiranë duke dëgjuar marshin revolucionar NO PASARAN u detyrua të ndërrojë kasetën dhe të dëgjojë këngën Sonte kemi Darsëm që mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm http://www.youtube.com/watch?v=e2bte1mhHU4 .

Siç do thoshte psikanalisti italian, Giorgio Agamben, qartësisht kemi të bëjmë me një gjendje të jashtëzakonshme. Sipas burimeve pranë selisë rozë martesa ishte e paparashikuar. I vetmi që kishte një farë ideje ishte Henri Çili, që përflitej se qëndronte pas gjithçkaje, përfshi dhe vetë Ramës sepse siç do thoshte qytetari BB, katundarët këto gëzime kanë në jetë, fejesat ene dasmat dhe merr entuziazëm pozitiv nga organizimi. Daveti u planifikua në kushte urgjence, pasi ata të shtëpisë së Lindës e kishin parë gocën në kafe me një çun të gjatë, ftyrë e pame te Sabaudin Gabrani. Çuni xhajës së Lindës këmbënguli që ka mundësi të jetë ai shoku Koços që lunte basketboll te fusha zezë. Familjarët e Lindës në fillim hezituan ta pranonin me argumentat që ai ska punë fikse, ska shtëpi, ka në bankë vetëm 1500 euro dhe ka qenë një herë i martuar. Plus që një shoku i vet, Tan Prifti, thotë që ka eksperimentuar dhe me drogën. Linda ka kundërshtuar duke thënë se ai spi as kafe, as cigare, as alkool, dhe shoqërinë e ka të zgjedhur. Nuk është e vërtetë që është shok me Tan Leprin, po vetëm e respekton si biznesmen dhe çun lagje. Pas fjalëve të Lindës dhe pas largimit të Paulinit nga PD-ja ata të shtëpisë së Lindës u bindën dhe prenotuan menjëherë lokalin Vjosa te stacioni i unazës te 21-dhjetori, orkestrën dhe zero zero gentin dhe grupin e Klod Burrit, që të bëjë ahengun. Puna është se grupi ska xhezbandist, dhe Rama i ka kërkuar Berishës borxh Kol Olldashin, që i ka pas rënë mirë xhezit kur ka qenë i ri dhe dëgjonte muzikë psikedelike më keq se Sajmir Tahiri.

Ankthi kryesor i Edit ishte se a do kënaqeshin të ftuarit në dasëm, se orkestra do paguhej me lekët që do hidhte shoqnia në valle. Frika ishte e madhe se mos Ruçi zihej nga fundi i dasmës, se kështu e kanë këta jugorët, pinë dhe rrihen. Por fytyra e sigurt dhe qetësuese e Tom Doshit ia hoqi nga koka këto mendime të zymta.

Të nisur për protestë socialistët e thjeshtë vlonjatë me në krye Taulant Ballën, ata që nuk gjetën dot biletë për në dasëm, nuk u ndalën, por vazhduan marshimin për në Prishtinë ku rrëzuan qeverinë e Thaçit. Revoltuesit nuk dihet se kur do ndalojnë, ndërkohë që në këtë moment kanë mbërritur në Paris, ku po rrëzojnë qeverinë e Sarkozy-së për punën e pronave të Dukatit, po më shumë ngaqë spo merren vesh në frëngjisht. Një xhaxho nga fshati Trevllazër i Vlorës ka ngritur barrikadë poshtë kullës Ejfel dhe merr bileta për të kaluar nga ana tjetër e Senës me skaf. Xhaxhua ka thënë për agjensinë e lajmeve AFP Press se Smund të na i bëjë këtë ki Sarkozija. E mba mënt si dje kur e mbaja në prëhër dhe i tregoja përralla me Selam Musanë. Ja ka marrë mëntë kjo zarba, kjo malukatja, që dhe emrin e ka emër zuske. Socialistët shqiptarë teksa marshonin në Champs Elysees brohorisnin parrullat Sdo lëmë këmbë hungarezi të na marrë Parisin, Revolucioni Vazhdon dhe Kush ti bleu ato Sandale, kjo e fundit i drejtohej Karla Brunit. Parizienët progresistë iu bashkuan socialistëve regresistë shqiptarë, dhe dogjën flamurin serb në mes të Versajës. Rreziku socialist është shfaqur në breg të Atlantikut tashmë. Mezan Malaj dhe Taulant Balla shoqëruar nga komiteti i fshatrave të Kurveleshit e të Bregut i kanë vënë syrin Londrës dhe Uashingtonit. Dejvid Kameron ka kërkuar azil në Lushnje, ndërsa Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe i ka kërkuar ambasadës amerikanë në Tiranë që nëpërmjet Pandi Sarës, kryetarit të minibashkisë njëmbëdhjetë në Tiranë, të paktën të shtyhet nja dhjetë ditë dasma, sa të kthehet në Uashington Uesli Klark, që po loz bixhoz nëpër ballkan, si dhe sa të zgjohet nga gjumi Gaqo Apostoli që e kemi lënë hangover që herën e fundit. Limoz Dizdari, në rolin e pianistit mbi oqean, ka kompozuar aktin më sublim të muzikës revolucionare, që po bën të vlojnë shpirtra revolucionarë në Pogradec sipas linkut me poshte http://www.youtube.com/watch?v=ZgruuxXW_t4 .

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1520