NUK UA JAPIM GREKEVE BISHTIN E PALLES, PA HEQUR LIGJIN E LUFTES"

Parlamenti shqiptar shprehu dje pakenaqesine ndaj shtetit grek ne lidhje me mosabrogimin e ligjit t` luftes per rastin e Shqiperise. Shkak i ndezjes se ketij debati u be projektligji i paraqitur nga ana e Ministrise se Mbrojtjes per marreveshjen me palen greke ne lidhje me disa investime te reja te Greqise, per ushtrine shqiptare. Ne diskutimet e deputeteve u shfaq nje frike nga mundesia e shtrirjes se kompetencave greke edhe ne sferen ushtarake shqiptare. Ne nje situate te tille, ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, me kot mundohej t'ua mbushte mendjen deputeteve se marreveshja bente fjale vetem per investime greke ne ndihme te Shqiperise per rikonstruksionin e Spitalit Ushtarak dhe investimet ne Bishtin e Palles. "Kjo dhe tre marreveshje te tjera qe jane nenshkruar ne periudhen _97-'98, nuk sjellin trupa greke ne Shqiperi, por tulla dhe llac per ndertime qe na duhen partjeter, nese duam te trokasim ne dyert e NATO-s per anetaresim ushtarak!" pohoi Majko para deputeteve. Ai ka sqaruar se zona ushtarake e Bishtit te Palles do te kete ne qender te saj ndertimin e nje godine komando me siperfaqe 1600 m2, e cila do te sherbeje si njesi akomodimi per njesite ushtarake. Sipas Majkos, baza duhet bere sa me shpejt pasi ekzistuesja edhe mund te dale nga perdorimi brenda nje viti. Kostoja e rikonstruksionit te saj eshte 5.5 milione euro. Personeli i saj do te jete shqiptar dhe eshte pala shqiptare, e cila do te percaktoje projektin qe do te zbatohet ne kete zone. "Baza e Pashalimanit ka realisht me shume probleme se kjo zone!" pohoi ministri Majko.
Para se parlamenti te miratoje ceshtje te zgjerimit te investimeve Greke ne Shqiperi, qofshin ato edhe per te miren tone ushtarake, duhet qe me pare Greqia te abrogoje ligjin e luftes qe ka me Shqiperine. "Marredheniet midis dy vendeve kane njohur dritehijet e tyre edhe per kete fakt!" pohoi lideri i opozites, Berisha. Ndersa deputeti republikan, Alibali, pohoi se Greqise duhet t'i behet patjeter presion per te abroguar ligjin e luftes me Shqiperine. "Ky ligj lufte perdoret per qellime politike nga ana e Greqise", shtoi kreu i BK, Shpetim Rroqi. Ligji i luftes me Shqiperise ekziston qe nga vitet e Luftes se Dyte Boterore, kur Italia fashiste pushtoi Greqine. Por, megjithese ne keto raporte, Greqia e abrogoi kete ligj me Italine, ndersa me Shqiperine mbeti nje hap qe nuk u ndermor kurre dhe qe tani po kerkohet me force nga ana e deputeteve shqiptare.
E.Nasi
<span style="font-weight: bold">koha jone</span>