Nuk mjaftojnë provat për Bashën

TheWanderer

Primus registratum
Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Topalli: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Këshilli i Imunitetit shtyn sërish vendimin për ministrin

Këshilli i Imunitetit i ka dërguar dje një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, ku i kërkon që të paraqesë të tjera dokumente me anë të të cilave duhet të sqarojë të gjitha akuzat e saj për deputetin Lulzim Basha. Kryetarja Topalli e ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme mjaft të dobët, pasi pretendimi për abuzimin në vlerën 400 milionë euro nuk argumentohet, ndërsa ka theksuar se ajo është e gatshme për heqjen e imunitetit, për të cilindo deputet. Prokuroria, tha Topalli, duhet të jetë serioze në akuzat që ngre ndaj deputetëve, pasi kërkesa është shumë e dobët profesionalisht. "Ndonëse gjykoj se kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme është gjëja më e dobët që kam parë në jetën time dhe e pabazuar profesionalisht, ne jemi një trupë serioze dhe nuk mund të luajmë me dinjitetin e deputetit. Ndaj për këtë na duhet ekspertizë dhe dokumente të tjera shoqëruese nga prokuroria. Duhet të respektojmë rregulloren dhe ky është një detyrim ligjor i organit të akuzës", tha Topalli. Deputetët e djathtë, anëtarë të këtij këshilli, kanë mbështetur deklaratën e Topallit, duke theksuar se kërkesa nga institucioni i prokurorisë ka nevojë për dokumente të tjera, pasi ajo nuk ka argumente të mjaftueshme për të provuar akuzat ndaj deputetit Basha. Deputeti Osman Metalla ka theksuar se akuzat nuk janë të mbështetura në ligj. Sipas tij, kërkohet ndjekje penale ndaj Lulzim Bashës, duke akuzuar se janë vjedhur 385 milionë euro në rrugën Durrës-Kukës, ndërkohë që fondi i lëvruar deri tani për këtë vepër është vetëm 150 milionë euro. Por deklaratat e Topallit dhe të Metallës janë kundërshtuar nga deputetët e opozitës. Petro Koçi, anëtar i këtij këshilli, i ka kujtuar Topallit se nuk mund të kujtohet pas tri mbledhjesh për të kërkuar dokumente plotësuese nga Prokurori i Përgjithshëm. Nëse jemi këtu, tha Koçi, për të proceduar sipas kërkesave të rregullores. Kjo kërkesë duhej të ishte bërë që në fillim dhe jo tani. Duke mbështetur deklaratën e bërë nga Petro Koçi, deputeti tjetër i opozitës, Vangjel Tavo, ka akuzuar Kryetaren Topalli se po zvarrit qëllimisht dhënien e vendimit për të fituar sa më shumë kohë. Kjo është mbledhja e tretë, ka thënë Tavo dhe tashmë ne duhet të kishim marrë një vendim për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit Basha. Deputetja Angjelina Kola ka deklaruar se "për komisionin për shkarkimin e Theodhori Sollakut, Kuvendit nuk iu deshën as dy javë për këtë çështje, kemi tri javë dhe ende jemi në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, duke mos prekur thelbin e problemit". Por pavarësisht deklaratave të deputetëve të opozitës në Këshillin e Rregullores, Kryetarja Topalli ka theksuar sërish se mazhoranca e cila është e gatshme për heqjen e imunitetit, nuk ka marrë asnjë vendim konkret, duke e shtyrë gjithçka për mbledhjen e ardhshme që pritet të zhvillohet javën tjetër.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Shume e zonja kjo Topalli! Krenari kombetare eshte /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

Al-Punk

Still here
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Politika i ka keto gjera! Argumenti i saj eshte me se i sakte politikisht dhe nuk ka pse ti themi gje.
Kam pershtypjen se argumentimi per heqjen e Bashes duhet te perpilohet nga Analiste Ekonomie te mirefillte ne bashkepunim me njohes te ligjit. Ne pamungese provash reale per rryshfet, aludimet e paargumentuara jane shume ne ajer per te perbere nje motiv heqje te imunitetit
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Me beri pershtypje qe kryetarja e kuvendit jep vleresime te ulta politike per dokumenta te prokurorise. Nuk tregon aspak zgjuarsi, vetem injorance, kur si kryetare Kuvendi, thua qe ky dokument qe kam ne dore nga prokuroria, eshte dokumenti me i dobet qe me ak rene ndonjehere ne dore. Provat, nuk do t;i verifikoje apo vleresoje Kryetarja e Kuvendit apo jo dhe fundja edhe po t'i heqin imunitetin ketij bashes, ai mund te dale shume i paster, pikerisht, sic e thote dhe e nderuara Topalii, per shkak te paaftesise se Prokurorise.

Postimi nuk ka te beje me Bashen, por me sjelljen e Kryetares se Kuvendit.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

M'duket se po e tepron pak Wanderer me kërkesat e tua për nivelin e politikanëve shqiptarë. Megjithatë, të tilla komente ndodhin në çdo vend. Madje, javën e kaluar në Asamblenë e Kebekut (ekuivalenti i Kuvendit) pati shkëmbime të ngjashme mes qeverisë dhe opozitës për një projektligj të paraqitur nga opozita. Në rastin në fjalë, qeveria kishte shumë të drejtë dhe kjo u konfirmua edhe nga komisione të ndryshme parlamentare si dhe nga gjykata kushtetuese e Kebekut.
Për rastin e Topallit nuk mund të komentoj pasi nuk jam në brendësi të përmbajtjes së dokumentit.
Pra, është normale që një politikan, panvarësisht pozitës që mban, të përdorë një gjuhë të tillë në lidhje me vlerësimin e një dokumenti apo pune të bërë nga dikush tjetër, sidomos kur ai dikush është në opozitë të hapur (lufta Kryeprokuror - PD).
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Ke funi i fjalis par ke postimi im mungo nji /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Pa hyre ne detaje, pasi dosjen se ka asnji ketu e nuk mund te gjykoje eshte komplete apo jo, ajo qe me terheq vemendjen eshte fakti se per shkarkimin e Prokurorit te pergjitheshem u perdor metoda, gjejme ne fillim fajtorin, e pastaj gjejme fajet qe ka bere.
Kurse ne rastin kur flitet per gjykimin e nje deputeti te mazhorances, ne fillim duhen gjetur provat, dhe sa me te detajuara, e me pas le te gjejme kush eshte fajtori.

Normalisht, ne nje vend sadopak demokratik, njihet "Présomption d'innocence" dmth rasti i dyte, problemi eshte se kjo duhet te jete e vlefshme per te gjithe qytetaret shqiptar, e jo vetem per ata qe i sherbejne qeverise ne fuqi.

Se dyti, ajo qe me duket me shokusesja ne pergjigjen e Topallit (nuk eshte karagjozlliku i pare i saj) eshte fakti se diskrediton komplet institutcionin e Prokurorise duke thene se ;

"gjykoj se kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme është gjëja më e dobët që kam parë në jetën time dhe e pabazuar profesionalisht, ne jemi një trupë serioze dhe nuk mund të luajmë me dinjitetin e deputetit"

Po mire nese Topallit do ti drejtoheshin me mijera te burgosur e ti thonin, ne zonja Topalli ç'fare bejme burgjeve pasi Prokuroria na ka akuzuar me prova te pabazuara dhe me me te dobetat qe kemi pare ne jeten tone!?

Nuk e di aty te ty kondra, po karagjozlliqe te tilla nuk kam shanc ti degjoj, jo neper gazeta, po as forumeve me te rendomta!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Vallaj o MLK përgjigja e kryeministrit të Kebekut ishte ndofta edhe më e fortë se kjo e Topallit. Përmblidhej në : opozita të bëjë një herë detyrat, të shfletosi Kushtetutën, të mbledhë juristë e pastaj të paraqesë në Kuvend (Assamblé) diçka më të përshtashme se këto zhgarravina. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif

Ndërsa persa përket rastit shqiptar, nuk duhet të çuditetmi me komente të tilla apo me njëanëshmëri të tilla.

Përsa i përket të burgosurve, fatmirësisht dënimi i tyre nuk varet nga Prokuroria (mos-dënimi i tyre në të kundërt, po). O içik politikane kjo Topalli (gjithmonë në kufijtë e politikanëve shqiptarë).
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

2 gjera Kondra:
Ne rradhe te pare Topalli nuk komunikon me shefin e opozites ketu, por shprehet nga nje post qe eshte me i larte se sa shefi i qeverise. Me te perfaqesohet nje popull dhe si kryetare e Kuvendit ajo nuk eshte perfaqesuese e PD-se ne ate post.
Ne rradhe te dyte, ketu nuk po diskutohet per nje projektligj, por per kthimin dhe nje here ne metodat komuniste, ku drejtorat shkarkoheshin nga disa injorante (Sollaku akuzohet nga disa injorante ne drejtesi)Nese do te ishte nje ligj, puna do te ishte me e thjeshte, por menyra e zgjedhjes se presidentit, menyra e ngritjes se komisoneve, venia te keto komisione e disa injoranteve partiake, menyra e te folurit te Kryetares se Kuvendit, jane shume me shume se c'ka bere Kryeministri i Kebekut, kur ka kthyer ate projektligj. Gjuhen e ketij kyreministri duhet ta perdore populli, qe duhet t'i hedhe ne surrat kesaj politike te gjitha pacavuret dhe plehrat te cilat prodhon(qindra projekte dhe fjalime idiote per realizime qe vetem Berisha dhe ca militante te tij i shohin), vetem e vetem te mbushe xhepat dhe te kenaqe egon mesjatare te drejtuesve te saj.
 

MLK

Primus registratum
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Personalisht, nese Topalli do teperdorte te njeten gjuhe, metode per çeshtjen Sollaku, do te thoja qe e keqja me e vogel, aq di, aq ben.
Problemi eshte se shkarkimi i Sollakut po behet ne nje forme qe dhe ne kohen e Enver Hoxhes nuk guxonte njeri, apsi per syte e popupullit e te propogandes komuniste, zbatoheshin proçedura.
Pra kur Topalli pranon qe te ngrihet nje komision per shkarkimin e Kryeprokurorit te Republikes, ne nje kohe qe nuk ka asnje nen te ligjit te shkelur prej tij, harron komplet rolin e saj dhe perse paguhet nga taksapaguesi shqiptar.

Kur ne raportin per kryeprokurin shkruhet si motiv shkarkimi mosnuhatja ndaj krimit, si shpjegohet qe Topalli thote ; "ne jemi një trupë serioze dhe nuk mund të luajmë me dinjitetin e deputetit"!!!!

Pra ketu kemi te bejme me nje tallje bythe te theksuar ndaj çdo shqiptari.

Ne Itali perpara disa ditesh u vra aksidentalisht nje tifoz nga nje polic, dhe tifozet e te gjitha klubeve u bashkuan kundra shtetit, pra ekstremise laziale dhe ekstremiste romake qe jane armiq te betuar me njeri tjetrin e detyruan Ministrin e Puneve te Brendeshme italin te jape doreheqjen.
Te ne po behet kasapaja, po tallet bytha hapur me deklarata per centrale nukleare, shqiperia 1 euro, drita 24 ore, uje 24 ore, Shqiperia vend atraktiv per biznesin e huaj....dhe nuk u çua njeri te protestoj!!!


Ps. Te mos me keqkuproj njeri se jam per mbajtjen e Sollaku-t, ai fytyre e ndyre duhej te jepte doreheqjen qe kur i vrane shoferin ne sy te gruas se tij dhe femijeve. Ajo qe jam kundra eshte metoda diktatoriale qe perdoret per ta heq.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

MLK 90 perqind e postimit tend ka vlere reale ndersa pjesa ku thua se ministri i brendshem italian ka dhene doreheqjen s'eshte aspak e vertete /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Persa i perket temes, ne Shqiperi ka patur gjithmone nje Byro Politike, kshq s'ka perse te jete ndryshe sot. Enver Hoxha e ka demtuar Shqiperine jashte mase ne keto 17 vitet e fundit... Jozefina Topalli eshte nje idiote me shpirt te zi, kombinim fatal.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Un u kapa thjesht me kontekstin e përgjigjes së Topallit pa hyrë në legjitimitetin e saj. Si mënyrë përgjigje unë nuk shoh ndonjë hata. Sigurisht që mund të ishte shprehur ndryshe por ...

Në lidhje me legjitimitetin e përgjigjes së Topallit ndaj kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Bashës mendoj se nuk ka cep ku të kapet. Kjo për arsyen e thjeshtë se në Shqipëri, juristët vetë janë injorantë të ligjit e le më të tjerët. Topalli kërkon thjesht të fitojë kohë para se ti hiqet imuniteti Bashës dhe kjo është mëse e qartë. Në anën tjetër, Topalli lejoi ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e punës së Kryeprokurorit dhe kjo u bazua në ligj (kërkesa u bë nga numri i duhur i deputetëve, u miratua nga numri i duhur i deputetëve dhe gjithashtu u aprovua objektivi i këtij komisioni nga një numër i duhur deputetësh). Më pas, komisioni gjeti shkelje të ligjit nga Sollaku dhe kjo nuk kishte të bënte me syleshllikun e Kryeprokurorit por me mosmarrjen e përgjegjsive të tij. Pra Sollaku ligjërisht po shkarkohet për gjynahet e të tjerëve nën përgjegjësinë e tij. Dhe kjo mua më duket mëse e drejtë.

Mos më keqkuptoni sepse nuk po mbroj qeverinë por thjesht po dua të nxjerr që PD po vepron në përputhje me ligjin, shpesh në cak të tij por gjithmonë brenda. Ajo që mbetet për tu verifikuar është vërtetësia e akuzave si dhe përfshirja e Sollakut në këto akuza.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Edhe Enver Hoxha vrau ne emer te ligjit.. duhet bere paralelizm me Berishen tani? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif

Kondra, ligji eshte shkelur me te dyja kembet, pasi nuk mund te gjykosh nje person fizik apo juridik, dy here per te njejten akuze. E thote kete apo jo ligji shqiptar? Atehere, mbi c'ligj, mund te ma sqarosh pak, u bazua ngritja e komisionit Sollaku 2? As une nuk po diskutoj per nderyesine e politikes shqiptare, por ama as te bej te verberin e te nxjerr ligjin perpara per te mbrojtur rrumpallat qe po na udheheqin, nuk e bej dot.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Nuk është mbrojtje e rrumpallave duke nxjerr ligjin përpara përkundrazi, është alarm. PD po e përdor ligjin në favor të saj duke qenë se organet e tjera kontrolluese ose nuk kanë fuqi ose kontrollohen po nga PD. PD ka mësuar në këto 2 vite pushtet më shumë se në 15 vitet e kaluara. Po qe se opozita nuk arrin të reagojë si duhet ajo rrezikon dezintegrimin e saj duke na lënë dhuratë PD në pushtet edhe shumë vite të tjera.

Sollaku 2 më duket se u ngrit bazuar në disa "evidenca të reja" dhe kjo e legjitimon atë.

Sa për Enverin, ai me të vërtetë vrau në emër të ligjit por akuza në asnjë moment nuk ishte e provuar ... Ajo që unë po them më lart është që duhet verifikuar vërtetësia e akuzave ndaj Sollakut. Kjo i takon gjykatave ...
 

xixa1956

Primus registratum
Re: Nuk mjaftojnë provat për Bashën

Ndërkohë që diskutojmë shkeljen e ligjshërisë në rastin Sollaku, përse nuk rikujtojmë që po kjo ligjshmëri (e mbështetur në Kushtetutën e vitit 1998) u shkel në rastin e shkarkimit pararendësit të tij Rakipi?
Përse nuk rikujtojmë gjithashtu që Kryetari i Gjykatës së Lartë Abdiu u shkarkua edhe ai me të njejtat procedura antikushtetuese, të aprovuara nga Presidenti i epokës Mojsiu?
Përse nuk rikujtojmë së fundi se edhe Prokurori i parë i Shqipërisë demokratike, Maks Haxhia, u shkarkua me anë të një procedure që kujton ato të viteve më të ndritura të diktaturës hoxhiane?
Si përfundim:
Shkelja e ligjshmërisë për të shkarkuar "figurat e bezdisshme" tê botës së Ligjit është bërë ligj nga më banalët i demokracisë shqiptare. Na mbetet veçse të pyesim: cili do të jetë i shkarkuari i rradhës?
 
Top