Nuk ka pavarsi per Kosoven.

PetritKola

Primus registratum
Nuk ka pavarsi per Kosoven.

Nuk ka pavaresi per Kosoven
Ne baze te llogarive te mija rezulton se Kosova ka me shume gjasa qe te mos e marri pavarsine sepse gjysma e mbetur qe punon kundra saj ka pushtet dhe eshte shume aktive. Gjysma e mbetur eshte Sali Berisha dhe Fatos Nano. Pa u larguar ata nga pushteti dhe politika eshte veshtire qe shqiptaret te shohin nje dite me Diell. Ibrahim Rugova (gjysma e pare) plus Sali Berisha dhe Fatos Nanon perbejne te teren e asaj veprimtarie te hapur kundra pavarsise se Daradanise, pra veprimatri antishqitare dhe antiperendimore.

Askush nuk munde te imagjinoje se Kosova do te kishte gjasa pamvarsimi me Ibrahim Rrugoven ne krye. "Rezistenca" e tij paqesore do te conte uje ne mullirin serb sic ka bere qysh ne diten e pare. Ne fakt kjo rezistence e Ibrahim Rugoves ishte rezistence antishqiptare dhe antiperndimore kur ai deklaroi se UCK-ja eshte organizate terroriste dhe perendimi duhet te mirrte masa duke derguar FBI-ne per te bere te mundur zbulimin dhe arrestimin e antareve te UCK-se qe kishin kryer sulmin e armatosur mbi stacionin policor serb qe ndodhej ne Dardani.
Ne diten e proves Ibrahim Rrugova me humor te mire se bashku me Sllobodan Milloshevicin kerkonte ndalimin e bombardimeve te NATO-s kundra ushtrise serbe, nderkohe qe kjo ushtri po vriste, digjte, perdhunonte... po pastronte etnikisht Dardaniene nga banoret e saj shqiptar. Ne diten e proves ai provoi se nuk ishte ne llogoren shqiptare por ate serbe, ndaj mungesa e tij ne ne politik dhe ne krye te Daradanise duhet pare si nje faktor qe shton mundesit e pamvarsimit...

Kujdes! Pavarsia e Kosoves eshte ne rrezik. Gjysma e mbetur antishqiptare (Berisha-Nano) ka qene dhe eshte shume aktive.
"Pavarsi e kushtezuar per Kosoven" ishte misioni i pare dhe i fundit nderkombetar i qeverise Sali Berisha. A nuk eshte ky edhe pozicioni i Serbise? A nuk kerkon Serbia kete status per Dardanin? C'fare eshte kjo perputhje qendrimesh antishqipatre? Kush i merr urdhrat nga njeri tjetri? A merr Serbia urdhra shqiptare apo qeverite shqiptare marrin urdhra nga ato serbe?
E nderkohe qe Sali Berisha deklaronte se patriotizmi eshte primitivizem duke thyer embargon e OKB-se furnizonte makinen ushtarake serbe per ti bere te mundur asaj vazhdimin e kasapanave ne Ballkan. Sic duket patriotizmi shqiptar paskish qene primitivizem per Sali Berishen, ndaj ai ishte hedhur ne anen e patriotizmit serb...
Ndersa sulmet e UCK-se ndaj objeketev ushtarake serbe, Berisha i cilesonte terrorise (njesoj si Rugova), miku i tij Fatos Nano takohej me Sllobodan Miloshevicin duke u treguar shqiptareve te Kosoves se kryeqyteti i tyre eshte Beogradi, Milloshevici qe bene luften bene dhe paqen...
Ministri i Fatos Nanos, Kastriot Islami zyrtarisht ne dokument nderkombetar sanksionoi qendrimin atishqiptar te kryeministrit te tij, ndersa vazhduesi i Nanos ne PS i dhuron celsin e Bashkise se Tiranes serbit Goran. Ndoshta i ka pelqyer kenga luftarake serbe "Pucaj (zjarre)!"
Zjarre, zjarre mbi shqiptaret! Mos i leni te marrin fryme! Sabotojani pavarsine! Keto jane urdhrat e sotme, ndaj pa larguar gjysmen e mbetur antishqiptare, nuk ka pavaresi per Kosoven.

Petrit Kola
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Nuk ka pavarsi per Kosoven.

Pavarsi e kushtezuar per Kosoven, eshte perkohesisht vetem per 4-5 derisa te futemi sebashku te gjithe vendet e ballkanit ne BE dhe ata largohen, jo se ka te bej me nje qendrim kolonial te BE-se aty, por kam degjuar te flitet per nje ndalese te shqiperise ne BE(nga shqiptaret) per arsye qe te futemi sebashku si nje bashkim shtetesh ku do te perfaqesohemi dhe do merremi sebashku pra nje bashkim pasi ne rast se njeri nga dy shtetet shqiptare futet ne BE vecmas bashkimi eshte larg atehere.
Por nuk duhet harruar se SERBIA ka shanse qe te aplikoj per vend kandidat para nesh dhe kjo eshte humbje kolosale ndaj ne duhet te jemi te pergaditur, flitet se pas 1 viti serbia do te behet kandidat.Lajm shokues por kemi Greqine e cila po bene lobing te forte ne BE qe Serbia te futet sa me shpejt, por serbise duhet ti vonohet sa me shume hyrja ne BE, ata hoqen edhe Carla Del Ponte ndersa ai karagjozi D'alema i mbeshtet ata duke thene se kane arrestuar mjaft kriminel lufte.


Ja se cbene Greqia per Serbine: sa me i shpejt duhet te jete largimi i BE-se nga Kosova ne menyre qe te futemi sebashku pasi kjo eshte e vetmja menyre bashkimi pasi greket kerkojne qe Shqiperia te futet vec dhe Bosnja me Serbine te futen bashke.Lexojeni vete



Vendosja si pike kryesore ne axhenden diplomatike qe i propozohet Brukselit e nenshkrimit te MSA-se mes BE-se dhe Serbise e Bosnje- Hercegovines, percjell me se miri idene e asaj qe mund te quhet edhe forca levizese e planit “Bakojanis”. Nje aleance historike, e cila ka detyrimet e veta jo vetem ne planin historik, por edhe ne inercine e projektimit te interesave i hap keshtu Beogradit zyrtar nje dere te re per ne familjen europiane, per te cilen atij do t’i duhet vetem nje vit perpjekje minimale. Madje, duke u nisur me kete propozim, Athina sugjeron qe per nje vit edhe Serbise, qe barazohet ne kete rast me Shqiperine apo ndonje vend tjeter, t’i jepet statusi i vendit kandidat, çka praktikisht i jep asaj lejen e hyrjes per ne Europe. Me thjeshte, Athina i sugjeron Brukselit, me ane te nje plani zyrtar prej 5 pikash, nje rruge-dalje nga rebusi i sikletshem ballkanik qe e ka sjelle deri diku BE-ne ne nje ballafaqim te pakendshem me Rusine.


Paketa helene

1. Pershpejtimi i procedures se nenshkrimit te MSA-se me Serbine dhe Bosnje-Hercegovinen.
2. Inkurajimi i procesit te dhenies se statusit te vendit kandidat per vendet e Ballkanit Perendimor qe kane nenshkruar MSA-ne. Per kete Komisioni Europian te paraqese mendimin e tij ne shtator te vitit 2008 dhe Keshilli Europian te vendose ne dhjetor.
3. Te merret ne vazhdim nje vendim per daten e fillimit te negociatave te integrimit konform zbatimit te kritereve.
4. Heqja e vizes per qytetaret e vendeve te Ballkanit Perendimor.
5. Bashkimi Europian te akordoje fonde shtese per keto vende.

Propozimi i Athines vjen vetem disa dite para perfundimit te bisedimeve e qe me integrimin ne te te Bosnje-Hercegovines si shtet federal, si dhe te Serbise qe ka nen administrim juridik nje krahine, duket se paralelizon situaten per ta sjelle Ballkanin ne Europe me harten ekzistuese. Per optiken shqiptare ky propozim ne kete pike, te pakten ne stadin aktual te shqyrtimit percakton ngrirjen e pavaresise si opsion real e te pranueshem. “Se pari, pershpejtimi i procedures se nenshkrimit te Marreveshjeve te Stabilizim-Asociimit me Serbine dhe Bosnje-Hercegovinen. Se treti, te merret ne vazhdim nje vendim per daten e fillimit te negociatave te integrimit konform zbatimit te kritereve”,-thuhet nder te tjera ne planin grek. Te dyja keto projekt-ide sanksionojne permes syve te Greqise nje levizje diplomatike te BE-se drejt rajonit me kete koniunkture qe i vendos Bosnjen dhe Serbine ne statusin e dy shteteve, pavaresisht realiteteve qe zhvillohen brenda tyre.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Nuk ka pavarsi per Kosoven.

Serbia me ane te Gjelic nenkryetari i qeverise aktuale serbe i cili sot tha se shqiperia kerkon te firmose sa me shpejt MSA midis BE-SERBI dhe te i beri ftese Fratinit per te vizituar Beogradin sa me shpejt per ti treguar reformat e Serbise dhe kerkesen per liberalizimin e vizave dhe hyrjen ne zonen SHENGEN!?

E kush Serbia, Maqedonia, Kroacia, Mali i zi do aplikojne per te qene kandidate gje qe Kroacia e ka siguruar, Bullgari & Rumani jane futur, Greqia po e po mesa duket ne jemi delja e zeze ne rajon, po ne ku jemi?
 

nirvana_m

Primus registratum
Re: Nuk ka pavarsi per Kosoven.

Ne na kane futur ne i labirinth qe quhet periudhe tranzicioni dhe qe me sa duket kemi humb rrugen dhe nuk dihet kur dalim
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Nuk ka pavarsi per Kosoven.

16-17 SHKURT

DITA E PAVARSISE

Sipas shume mediave kjo eshte dhene si data e fiksuar nga USA-BE-KOSOVE-SHQIPERI dhe aleatet
 

"Dr.Dituria"

Primus registratum
Re: Nuk ka pavarsi per Kosoven.

Nuk priten veprime të nxituara, as të bashkësisë ndërkombëtare, por as të institucioneve të Kosovës,por pritet “shkallë e lartë e dëgjueshmërisë” së lidershipit të Kosovës “për të ecur” binarëve që “do të trasojë” Bashkimi Evropian. Nëse do të jetë kështu, e ndryshe vështirë se do të mund të ndodhte, çdo parashikim nuk mund të ketë shkallë të lartë të garancisë, për shkak të rrjedhave të paparashikueshme të procesit që mund të ndikojnë dhe në epilogun e tij.Ende ka çarje brenda Bashkimit Evropian rreth të ardhmes së Kosovës dhe ky fakt mund të jetë përcaktues në “dinamikën e veprimeve” të mëtejshme.

Në mungesë të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, “dalja nga situata e komplikuar” po kërkohet në një “udhë tjetër”, pra, pa një rezolutë të re e cila do ta abrogonte 1244-in.Kjo “rrugë” që,pa fije dyshimi, do të kontestohet nga Rusia, Serbia dhe aleatë të tjerë të saj, mund të lë çështje të hapura, me pasoja që do të mund të ndikonin “në të ardhmen ndërkombëtare të Kosovës”. Po e (ri)kthesojmë në “të ardhmen ndërkombëtare të Kosovës”, sepse “kjo rrugë” do të mund të komplikonte dhe vështirësonte “sanksionimin juridiko-formal dhe ndërkombëtar” të statusit eventual të ri politik të Kosovës.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Nuk ka pavarsi per Kosoven.

Statusi i ardhshem i kosoves nuk mund te pengohet nga aleatet, qe mbase edhe pa ndonje rendesi bejne pjese e BE-se si qipro, keto vende apo Rumania e spanja nuk jane problem.Data duhet te vendoset dhe te hecet para pasi edhe vendet te cilat kane dhene konfirmimin pro, po e shtyn perseri, ka shanse te kene problemet e tyre te brendshme.

Shpresoj te fitoj radikali Nikolic pasi kjo do te ishte fitore e jona, largim nga perendimi, vazhdimi i ultranacionalizmit te shekullit 20, ne nje rajon i cili per mendimin tim eshte i sigurte dhe nuk ka asnje shans per veprime te dhunshme nga Serbet por edhe sikur te kete pergjgja eshte e sigurt.Nikolic dhe prap Nikolic, vetem keshtu do te garantohet fitorja dhe prapambetja e Serbise
 

Ergler

Primus registratum
Re: Nuk ka pavarsi per Kosoven.

Kjo pune eshte ceshtje muskujsh e interesash strategjika.Rusise nuk i plas shume per serbine.Ajo ka synimet e saj ne Ballkan si rruge per kalimin e gazsjellesve ne drejtim te West Europ.USA ka si synim qe te ndertoje nje gazsjelles qe do te vije nga republikat ish sovjetike Bullgari,Maqedoni Kosove.BosnjeHercegovine gjer ne qender te Europes.Rusia kerkon ta marre kete treg per vete duke e kaluar nepermjet Serbise gazsjellsin.Ose ndertimi i tubacionit te naftesjellsit Bullgari-FYROM- Shqiperi9Vlore) i ka irrituar greket dhe ruset gjithashtu.Besoj e dini marrveshjen midis Rusise-Bullgarise e shkerdhates Gerqi per te ndertuar nje te till qe perfundon ne Selanik.Mendoj se kush ka paret e nderton i pari dhe tjetri ngelet ne hije.Shume shtete te Europes duke perfshire edhe Francen,le keta larot e Athines duan qe Serbia te behet anetare e BE,sepse shmangin ndikimin e Rusise ne Ballkan ne kete rast;gje qe perkrahet fuqimisht nga Ushingtoni.Serbia e di kete gje dhe vazhdon e hedh vickla duke kerkuar te arrije shume,sepse Kosoven e di qe e ka te humbur.Pra shkijet duan te dalin te fituar nga kjo histori ofenduese per ta.
 
Top