SNAP
Papirus rex
Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA (NSA), fsheh softuer sekret në hard disqet të instaluara në miliona kompjuterë. Më të prekur nga ky softuer i cili ka për detyrë spiunimin e tyre janë kompanitë Western Digital, Seagate dhe Toshiba, por edhe prodhuesit tjerë të HDD-ve, thonë ekspertët nga Kaspersky Lab. Softueri i cili është instaluar në Hard-Disk ndodhet në një lokacion të fshehur dhe qëndron aty edhe nëse e formatoni Hard-Diskun, ose reinstaloni sistemin tuaj operativ, thotë Ars Technica, transmeton itshqip.com.
Sipas të dhënave nga Kaspersky Lab, janë të infektuar kompjuterë në mbi 30 shtete, ndërsa numri më i madh i tyrë është zbuluar në Iran, Rusi, Pakistan, Afganistan, Kinë, Jemen, Mali dhe Algjeri. Objekt përgjimi janë: qeveritë, institucionet ushtarake, telekomunikacionet, bankat dhe kompanitë energjetike, hulumtuesit bërthamore, mediumet dhe aktivistët islamikë. Sipas një ish-punonjës në NSA, informacioni i Kaspersky Lab është shum i saktë, sepse NSA akoma i vlerson shumë programet që kanë për qëllim spiunimin, raporton Reuters, transmeton ItShqip.Shumica e prodhuesve të Hard Disqeve thonë se nuk kanë ndonjë informacion për këtë softuer keq bërës. Megjithatë Kaspersky thotë se NSA posedon edhe kodin burimor për kontrollimin e hard-disqeve, ndërsa ky softuer akoma nuk është në dispozicion të publikut. Kaspersky Lab gjithashtu shton se softueri i përngjan shum Stuxnet, softuer ky i cili ishte përdorur nga SHBA për të sulmuar qendrat nukleare të Iranit.
/ItShqip