Notebook - Portatile

pogal

Primus registratum
Notebook - Portatile

A i keni qejf Notebook.
Une personalisht mendoj qe se shpejti nuk do te kemi me desktop. Notebook po behen gjithmon e me te shpejte e sa me te vegjel.

Kush eshte i interesuar le te shkembeje ne kete forum te rejat e fundit nga Notebook.
 

pogal

Primus registratum
Re: Notebook - Portatile

Nje notebook i ri nga SONY. Si ju duket???

Design i modelit Sony FJ1S eshte teper i perpunuar, po ti shtojme dhe peshen e tij prej vetem 2,2 kg atehere nuk kemi cfare ti shajme.

Nga ana komunikative, modeli i ri FJ1S eshte i pajisur me nje video-camera te integruar qe ben te mundur nje video-konference ne cdo moment.
E kuptohet qe per tu lidhur me internetin me kete model, nuk eshte nevoja per kavo e fisha sepse mund te lidhet pa fije, me Wireless (standart 802.11b/g) i shoqeruar me nje procesor Centrino.

Si display ka nje LCD prej 14,1" ( pollic) me ekran te gjere (widescreen) bazuar ne teknologjine eskluzive Sony X-black LCD, qe ju siguron ngjyra brillante e naturale. E gjithe ketyre i shtohet risolucioni video 1.280 x 800 qe ofron nje riprodhim te filmave ne menyre optimale.

Modeli i ri Sony VAIO FJ1S ka nje driver multiformat Double Layer DVD±RW. Standartin e ri qe ben te mundur regjistrimin e 4 ore video DVD pa ndalese e pa e kthyer nga ana e kundert. Formati i dyfishte ben qe Dvd te lexohen dhe nga dispozitivet shtepiak.

Interface VAIO Zone ben gjithshka te lehte ne perdorim. Qe ketu mund te regjistroni Dvd, shihni filma, degjoni muzik e te eksploroni te gjithe potencialitetin e ketij notebook.

Modeli VAIO FJ1S nuk eshte bere vetem per profesionistet e mund te perdoret fare lehte dhe nga ata qe jane akoma ne hapat e para te Informatikes. Prezenca e Adobe Companion Pack per VAIO ofron nje mori strumentesh per perpunimin e foto-video. Ndersa Microsoft Works Suite ofron strumentat per te shkruar, per tabella e gjithshka nevojitet ne Microsoft Office.

Pa harruar pjesen Hardware duhet tju kujtojme gjithe potencen e Sony VAIO FJ1S. Procesori eshte Intel Pentium M 740, suportuar e optimizuar ne prestacionet nga 2 MB memorie cache te livelit te dyte, te ciles i shtohet chipset Intel 915GM Express. Ky i fundit perfshin dhe skeden grafike Intel GMA 900 PCI, me xhestion dinamik te memories e suport DDR2 dhe Serial ATA qe lejon nje hyrje te shpejte ne hard disk SATA prej 80 GB dhe ke memoria DDR2/400Mhz prej 512 MB.

sony_vaio_SerieFJ_275x207.jpg
 

geek

Primus registratum
Re: Notebook - Portatile

ja nje teme tjeter pa kuptim. mos po i ben gje reklame Sony t?
n00b
 

pogal

Primus registratum
Re: Notebook - Portatile

Une nuk i bej publicitet asnjerit.
Thjesht jam i interesuar per modelet e fundit te notebook. E ky model mu duk interesant. kaq.
Qellimi i forumit eshte qe bashkoje ata qe kane interesa te perbashketa e ne kete rast notebook
Nese nuk te intereson atehere mos humbit kohen kot ne kete teme.
Ciao.
 

pogal

Primus registratum
Re: Notebook - Portatile

shko ke Kelkoo.com
ose ke motore te tjere qe merren me shopping on line e aty i gjen ato qe do sipas cmimit e sipas procesorit etj etj. Si ti duash.
Kelkoo eshte ne shume vende te botes.
Ciao.
 

geek

Primus registratum
Re: Notebook - Portatile

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ej kush mund te nxjerre disa laptops qe shkojne jo me shume se $1000.

[/ QUOTE ]

ne shqiperi gjen nji m*t, ketej ne itali mund te vizitosh nje fundjave nje panair elektronik dhe gjen laptop pIII per 250-300 euro, pIV jo me shume se 400-500 euro, te perdorur ose te rikolauduar..

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
shko ke Kelkoo.com
ose ke motore te tjere qe merren me shopping on line e aty i gjen ato qe do sipas cmimit e sipas procesorit etj etj. Si ti duash.
Kelkoo eshte ne shume vende te botes.
Ciao.

[/ QUOTE ]

po pra shko te kelkoo qe te ta fusin sa krahu, ej pogal, jo per te bere lufte, as per te kaluar kohen se s'me intereson shume por po ta perseris qe tema eshte kot, eshte hapur shume kohe me pare dhe keshtu vetem ngaterrojme te tjeret qe kur kerkojne nje teme psh si kjo e laptops, gjejne 2 ose me shume te tilla me te njejtin titull
 

pogal

Primus registratum
Re: Notebook - Portatile

spongeboob

Po ti nuk ke me ca te merresh e i bie me qafe te tjereve??

nese nuk te pelqen tema je i lire te mos futesh.

Nese ke nsonje ide konstruktive per te na dhena na e jep ndryshe ik ke tema e thashethemeve.

Dhe eshte hera e dyte qe futesh thjesht per te qe tema eshte kot.

Hajt more vesh, more thuaj.
 

geek

Primus registratum
Re: Notebook - Portatile

une te pergjigjem se shoh qe nuk e e kuptuar akoma ku qendron problemi, e para qe te keshilloj: shko dhe lexo rregulloren e forumit (teme me titull 'notebook' eshte hapur prej kohesh)
e dyta reklamat i shohim cdo dite ne tv, ne revista, ne rruge, deri ne email spamming, por ne forum eshte hera e pare qe me ndodh, ngaqe me je bere shume simpatik per kuriozitet shkova dhe pashe kronologjine e posteve te tua, postimet e tua te para mu duken reklama dhe ta thote shoku nuk jane te mirepritura, dhe se fundi te premtoj se nuk te caj me menderen se e shoh qe e ke te veshtire ti kuptosh verejtjet.
respekte!

p.s: ..dhe meso te shkruash pa gabime.
 

pogal

Primus registratum
Re: Notebook - Portatile

20051116_mitcrank.jpg


MIT Project - Laptop me 100 dollare

Sapo eshte prezantuar ne World Summit on the Information Society WSIS nga kryetari i Kombeve te Bashkuara Kofi Annan dhe nga drejtori i Media Lab i MIT prototipi i nje Laptop qe do te kushtoje rreth 100 dollare per femmijet e gjithe botes.

Sapo eshte prezantuar ne World Summit on the Information Society WSIS nga kryetari i Kombeve te Bashkuara Kofi Annan dhe nga drejtori i Media Lab i MIT prototipi i nje Laptop qe do te kushtoje rreth 100 dollare edo te jete i destinuar per femijet e gjithe botes.

Laptop ne fjale eshte pjese e projektit te filluar nga Media Lab i MIT (Massachusetts Institute of Technology) nje nga universitet me ne ze ne bote. Behet fjale per projektin One Pc For Child qe synon ti ofroje cdo femije ne cdo skaj te botes nje laptop i cili kushton vetem 100 dollare e do te afroje femijet ne boten e teknologjise.

Laptopi ne fjale ka perfshire kerkuesit me ne ze te MIT e karakterizohet nga nje design teper ergonomik, teper rezistent e i pajisur me nje procesor prej 500 Mhz, porta Usb, display me ngjyra e mund te lidhet pa fije me teknologjite Wireless.
E duke pasur parasysh qe ne shume vende te botes eshte e veshtire te jesh gjithmon i furnizuar me energji elektrike ( ka akoma vende ne bote qe nuk kane energji elektrike?? ) ky laptop ka nje manovele me te cilen mund te karikosh baterine ne menyre manuale.

Sistemet operative qe do te perdoren jane te gjithe Open Source, kjo per te ulur akoma me shume kostot edhe pse kohet e fundit eshte ofruar nga Apple e Microsoft mundesia e perdorimit te software-ve perkates gratis.

Si fillim qellimi kryesor eshte ai i ofrimit te ketyre laptop nga shoqatat humanitare ne vendet me te varfera megjithate nuk eshte e larget dita qe keta laptop te dalin ne shitje. Ka disa zera sipas te cileve eshte ofruar nje prodhues me cmimin e 110 dollareve.

Sapo te jemi ne dijeni te lajmeve me te fundit do tju informojme.

Nga Gjergji Pojani for Pc Albania
 
Top