Nokia

Albforumi

Primus registratum
Nokia

-Nokia u themelua në vitin 1865 në qytetin Nokia të Finlandës.


Nokia është prodhuesi më i madh i telefonave mobil duke zënë 1/3 e pjesëmarrjes në tregun konkurrues.


Fillimisht, Nokia ishte paraparë që të prodhonte letër tualeti.


Zilja e njohur Nokia tune në fakt është një melodi e kitarës së shekullit XIX e quajtur Gran Vals, e kompozuar nga muzicienti spanjoll Francisco Tarrega. Në fillim, kjo zile mbante emrin e saj origjinal edhe në aparatet e Nokia-s, mirëpo në vitin 1998 riemërohet në Nokia tune pasiqë aq shumë u bë i njohur saqë njerëzit filluan ta quajnë tingulli i Nokia-s.


Lista e Fortune, Nokia-n e vendos në mesin e 20 kompanive më të pëlqyera nga njerëzit për vitin 2006.


Nokia është prodhuesi më i madh i kamerave dixhitale, për arsye se shitja e telefonave mobil të pajisura me kamerë, tejkalon shitjet e kamerave konvencionale.


Në pjesën e parë të filmit Matrix, protagonsti kryesor Neo, i luajtur nga aktori Keanu Reeves përdor telefon mobil Nokia 8110.


Fonti i logos korporative të Nokia-s ekskluzivisht është dizajnuar nga Eric Spiekermann dhe mban emrin AgfaMonotype Nokia Sans Font. Përpara se të dizajnohej logoja aktuale, në manualet dhe reklamat e Nokia-s përdorej fonti Agfa Rotis Sans.


Në Azinë Lindore dhe Juglindore, numri 4 asnjëherë nuk paraqitet në aparatet e telefonave mobil të Nokia-s, për arsye se ky numër thuhet të sjell fatkeqësi.


Në vitin 2009, brendi Nokia kishte vlerë prej 34.9 miliardë dollarë.



nokia-logo.jpeg
</p>

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbretitregut.com/?p=2934
 
Top