NOKIA N900: I KA TË GJITHA!

Albforumi

Primus registratum
NOKIA N900: I KA TË GJITHA!

Nokia edhe zyrtarisht ka zbuluar telefonin e ri smartphone të quajtur N900, pronari i të cilit mund të krenohet me specifikat e avancuara harduerike.

Kur flasim për telefonat e ri të zgjuar me klasë të lartë, shpesh i përshkruajmë ata me fraza si “i ka të gjitha”. Në rastin e modelit të ri N900 nga Nokia, të paktën sa i përket pajisjeve, kjo frazë është e vërtetë afër të vërtetës.

Të fillojmë nga e para: pajisjen e lëviz një procesor i fuqishëm ARM-A8, dhe ka një memorie prej 1 GB e cila është në dispozicion për aplikacionet, përshpejtimin e grafikës OpenGL ES 2.0.

Sa për ruajtjen e dokumenteve me rëndësi, telefoni ka një hapësirë të pabesueshme të ndërtuar e cila përmban 32 GB, plus 16 GB shtesë, e cila mund të merret duke instaluar një kartë memorie microSD, atëherë, kur është fjala për memorie të telefonit, N900 është shumë lart i ranguar.

Pajisja horizontale është i llojit të rrëshqitshëm, me një tastierë të plotë QWERTY dhe ekran touchscreen, lidhje WVGA (800 × 400 piksel), dhe aty është e ndërtuar edhe kamera me 5 mega-piksel me optikë të Carl Zeiss.

N900 Nokia ka të ndërtuar një lidhje HSDPA dhe WiFi, dhe aty është edhe marrësi A- GPS. Siç kemi thënë: Listën e plotë të specifikimeve mund të merren këtu.

(FOTO)

device.png

Ky artikull eshte marre nga: http://pczone.blog.al/?p=108. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://pczone.blog.al/?p=108

Top