Nju Jorku dhe pasojat e krizës

Albforumi

Primus registratum
Nju Jorku dhe pasojat e krizës

Ata ende e kujtojnë se si funksiononin gjërat njëherë e një kohë. Kjo është vetëm një pjesë e problemit. Heronjtë e Nju Jorkut, gratë dhe burrat që vetëm një vit më parë e konsideronin veten si kalorësit dhe zotërit e Manhatanit, e sjellin fort mirë në mend se si ishte Nju Jorku në vitet 70, epokën para se pagat në Mol-lën e Madhe të kapnin numra 6 shifrorë. Ata e kujtojnë fort mirë dhe tashmë kanë nisur të shohin shenja. Ndaj si pasojë kanë nisur të kenë frikë. Cathy ka qenë bankiere. Sot është e papunë. Në vitet 70 Cathy kishte një apartament të vogël në një lagje jo të mirë dhe nëse situata e saj do të vazhdojë kështu, ndoshta do të rikthehet të jetojë sërish aty. Dhe ajo nuk është aspak e vetmja në një situatë të tillë. Por ajo çka është më e keqja nuk është varfëria, por ideja se ke bërë jetën e gabuar, se ke investuar për vite e vite të tëra energji dhe befas ndodhesh jashtë dhe e pashpresë.
Kjo është ndjesia dominuese në Nju Jorkun e vitit 2009: një përzierje dys-himi, shqetësimi dhe frike. Frikë nga të investuarit, nga të përkushtuarit dhe nga të luftuarit e betejave të përditshme, frikë nga droga në shkolla, nga sheshet e lojërave që po shndërrohen në skena krimi sërish, frikë nga dritaret e thyera, nga rrënimi. Frikë nga një e ardhme që duket si e shkuara. </p>


Epiqendra e krizës Ndërkaq, për një njeri si miliarderi Donald Trump, Nju Jorku duket për mrekulli me një kryebashkiak të mrekul-lueshëm dhe me njerëzit në formë të jashtëzakonshme. Sigurisht që vlerë-simet e tij bëjnë pjesë në vlerësimet e pakicës së njerëzve. Sipas një regjisori të ri që sapo ka përfunduar fi lmin e tij të parë “I lindur i pasur”, “I gjithë qyteti ndodhet përballë rrezikut për të humbur kuptimin e gjërave. Njerëzit janë shumë më të brishtë. Një brez i tërë që nuk ishte përballur më parë me vështirësitë po kupton tani se ka ardhur një kohë në të cilën nuk mund ti realizojnë më ëndrrat e tyre dhe se ndoshta gjërat nuk do të marrin më për mirë. Po përse e gjitha kjo? Sepse që nga shtatori i vitit 2008, Nju Jorku ka qenë epiqendra e krizës fi nanciare globale. Është vendi prej nga nisi gjithçka dhe vendi ku u ndien pasojat e para të ndryshimit. Dyqanet po mbyl-len duke e ofruar mallin e tyre me çmime shumë të lira, madje shpesh nën kosto vetëm e vetëm për të mos u mbetur malli stok. Askush nuk blen më. Taksitë sjellin gjithnjë e më rrallë njerëz në qendër të Manhatanit për të drekuar, apo darkuar në restorantet e shtrenjta të zonës së pasur. Grabitjet, vjedhjet, dhuna janë në rritje. Në “Fifth Avenue”, që është edhe rruga e blerjeve ku ndodhen fi rmat më të mëdha perëndimore 15% e dyqaneve janë mbyllur dhe në vitrinat e tyre gjen tabelat me mbishkrimin: “Mbyllur”, “Për shitje”, “Me qira”. Restorantet e qytetit kanë ulur çmimet dhe ofrojnë meny që kushtojnë më pak, madje shumë më pak. </p>


Apartamentet e boshatisura Ndërsa është shtuar numri i të pas-trehëve është shtuar edhe numri i apartamenteve të boshatisura për shkak të çmimeve të larta të shitjes apo të qi-rave që tek-tuk ulen, por sërish kërkesa është e pakët. Kjo veçanërisht për apartamentet e shtrenjta. Një situatë e tillë ishte e paperceptueshme pak kohë më parë. Njerëzit reagojnë ndaj krizës në mënyra të ndryshme. Ka nga ata që nuk e humbin shpirtin e iniciativës dhe humbjen e kthejnë në forcë si një ish-punonjës i “Wall Street” që pasi e nxorën në rrugë vendosi të hapte një dyqan hot-dogësh. Ka të tjerë që e kalo-jnë kohën nëpër parqe e stola, pasi ende nuk e kanë marrë veten nga tronditja e humbjeve. Pjesa më e madhe i përket kësaj kategorie. Ata ndihen të lodhur, pa energji, pa punë, pa sigurime dhe me një të ardhme krejt të turbullt. Kur goditet “Wall Street” goditen me radhë të gjitha bizneset si në një reaksion zinxhir. “Wall Street” ka qenë motori i qytetit dhe që nga viti 1990 Nju Jorku ka qenë një metropol në tërë kuptimin e fjalës i pasur, i fuqishëm dhe shumëngjyrësh. Por një falimentim i vetëm, për të mos folur për shkurtimet e problemet e tjera të mëdha, shkaktoi një tërmet të vërtetë në të gjithë sektorët. Bëhet fjalë për fali-mentimin e gjigantit “Lehman Brothers” që la menjëherë 25 mijë veta pa punë, që do të thotë më pak taksa për tu paguar dhe më shumë ngërçe në sistemin e ku-jdesit shëndetësor dhe të sigurimeve. Si pasojë, shumë fëmijë nuk shkojnë më në shkollat private, punët e shtëpisë shumë gra i bëjnë vetë, duke qenë se nuk kanë për të paguar pastrueset dhe pushimet janë kaluar në shtëpi e jo në lokalitetet e largëta ekzotike si në vitet më të mira. Po a do të vazhdojnë gabimet në Nju Jork që të ndikojnë në të gjithë ekonominë e botës edhe në vitet në vijim? Pasojat e krizës janë të dukshme në Manhatan. Kryebashkiaku i Nju Jorkut është kontra-diktor. Për të gjërat nuk kanë qenë kurrë më keq e njëherazi nuk janë aq keq nga sa mendojnë disa. Arsyet e një kontra-dikte të tillë janë të qarta. Nga njëra anë Bloomberg duhet të shpjegojë se përse zgjedhësit duhet ta votojnë sërish në vo-timet e nëntorit për një mandat të tretë. Sipas tij, Nju Jorku është në një situatë emergjente dhe kjo i dha mundësi që në kushte të tilla të ndryshonte rregullat dhe ti mundësojë vetes edhe një mandat të tretë, nëse e votojnë. Nga ana tjetër, ai ka vënë 90 milionë nga paratë e tij në fushatën për tu rizgjedhur dhe i duhet medoemos që të jetë optimist dhe këtë optimizëm tua japë edhe të tjerëve, përndryshe lamtumirë paratë dhe posti. Vetë Bloomberg duket sikur në njëfarë mënyre mishëron Nju Jorkun. Sipas stafi t të tij, ai është i shpejtë, inteligjent, me një temperament të mbarë dhe pak megaloman. Për shembull, ai preferon që të jetojë në shtëpinë e tij në Central Park në vend që të shkojë në rezidencë zyrtare të kryebashkiakut në East River, sepse mendon se kjo shtëpi është shumë e vogël dhe jo sa duhet e sofi stikuar për një person si ai. Nga ana tjetër, ai nuk ua përton edhe sharjeve dhe sjelljeve arrogante kur dikush tenton ti dalë përpara, ta kundërshtojë, apo ta sfi dojë. Në raste të tilla, ai nuk përton të shajë dhe të ofendojë. Për sa i përket idesë që ekziston se Nju Jorku varet plotësisht nga “Wall Street”, Bloomberg shpesh është kundër saj. Sipas tij, Nju Jorku është edhe kryeqyteti i modës, i shëndetësisë, apo i medias. Vetë ai është një nga personat më të fuqishëm e me mbështetje më të madhe mediatike</p>


Siguria është më e rëndësishme se paratë
Nju Jorku i epokës së artë të “Wall Street” ishte një qytet egoistësh. Sot njerëzit e pasur e të papunë mund ti gjesh edhe tek u ofrojnë ndihmë të pa-punëve të varfër, veçanërisht në mensat e mëdha të të vobektëve që janë shtuar së tepërmi që nga fi llimi i krizës. Lind pyetja nëse paraja i bëri njerëzit narcizistë dhe egoistë a mos vallë mungesa e saj do ti bëjë më të mirë? Sipas vëzhgimit të sociologëve, pavarësisht nga problemet e mëdha që ka shkaktuar kriza, një pjesë e njerëzve kanë fi lluar që ta vlerësojnë sërish punën e zakonshme dhe të rregullt. Në të shkuarën të gjithë ishin të dhënë vetëm pas parasë dhe për të sakrifi konin pushimet, qëndrimin me familjarët e madje edhe sigurinë dhe shëndetin e tyre. Por tashmë gjithnjë e më tepër ata po kuptojnë se siguria është më e rëndësishme për lumturinë sesa pasuria.
Në të shkuarën, Nju Jorku përshkruhej si qyteti i perfeksionit dhe i madhështisë e i luksit. Gjithçka duhet të ishte e përkryer, më e mira e mundshme dhe konkurrenca ishte vrastare. Njujorkezët nuk ishin kurrë të kënaqur. A mos vallë kjo gjendje e tyre po ndryshon së bashku me statusin fi -nanciar dhe me shembjen e bankave? A mos po vjen koha kur njerëzit do të nisin të vlerësojnë më shumë atë çka bëjnë sesa atë çka blejnë? Situata nuk mund të konsiderohet ndër më të mirat dhe për shumëkënd ajo është në përkeqësim e sipër, por një gjë është e sigurt që Nju Jorku nuk është një qytet që dorëzohet dhe vetë amerikanët nuk shquhen për një qëndrim të tillë ndaj vështirësive. Nju Jorku, pavarësisht krizës dhe mbylljeve të mëdha, vazhdon me të drejtë të mbetet kryeqyteti i botës krijuese dhe kjo nuk mu
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22342. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22342
 
Top