njesiti "gueril" dhe kryeministria
Gjergj Lezhja: “Nuk u jap prokurorëve asnjë dokument për dosjen Rrëshen-Kalimash”
Bisesa e plotë telefonike. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka pohuar se nuk do t’i vërë në dispozicion asnjë dokument tjetër Prokurorisë së Përgjithshme
Habjon Hasani
Ka mohuar në mënyrë kategorike t’i vërë një pjesë të dokumenteve në dispozicion të organit të akuzës dhe është shprehur i bindur se ky qëndrim i tij është në përputhje me ligjet dhe vendimet në fuqi. Gjergj Lezhja, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, pasi është njohur me vullnetin e organit të akuzës për ta ndjekur penalisht atë për “pengim të hetimeve për dosjen Rrëshen-Kalimash, ka pohuar se as ky veprim i Prokurorisë nuk do të mund të ndryshojë diçka në qëndrimin e tij. Tashmë, pasi ekipi i prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme ka vendosur të procedojë penalisht sekretarin e Përgjithshëm Lezhja, ky i fundit ka treguar se “nuk bën shaka” kur refuzon prokurorët për të vënë dokumente në dispozicion të tyre. Gazeta “Albania” informoi një ditë më parë se pas refuzimeve të njëpasnjëshme që Lezhja u ka bërë kërkesave të prokurorisë, atij do t’i komunikohet padia penale për “pengimin e qëllimshëm të hetimeve”, pasi, sipas prokurorëve, Lezhja ka fshehur dokumentacionin zyrtar dhe ka penguar prokurorët të kryejnë funksionin e tyre kushtetues.
Arrestimi
Nëse ndodh që edhe pas shoqërimit në Prokurori Lezhja do të vazhdojë t’i “fshehë” këto dokumente, atëherë prokurorët kanë parashikuar arrestimin e tij, duke qenë se ai përbën një rrezik për hetimin e mëtejshëm të çështjes. Ndryshe nga aktorë të tjerë të lidhur me çështjen, Lezhja nuk gëzon kurrfarë imuniteti, pasi është person i emëruar në atë post dhe nuk ka mburojë ligjore përballë padisë së prokurorëve. Sipas prokurorëve, Lezhja kishte premtuar se do të dorëzonte të paktën deri ditën e enjte dokumentet, por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Prokurorët e kanë pritur të enjten deri në orën 14:30 Lezhjen, por pa rezultat. Tashmë hetuesit e çështjes janë gati të veprojnë duke shfrytëzuar të drejtat që u jep ligji për të realizuar detyrën e tyre kushtetuese e në fakt janë duke përpiluar argumentet juridike për të ngritur padinë penale ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Dosja “Rrëshen-Kalimash” ka kaluar prej tri javësh nën kompetencën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe një ndër arsyet që prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, ia kaloi Prokurorisë së Përgjithshme këtë çështje ishte dhe pamundësia e tij për të pasur akses në tërheqjen e disa dokumenteve në Kryeministri si pasojë e refuzimeve të përsëritura nga ana e sekretarit të Përgjithshëm, Lezhja.
Dokumente
Prokurorët e çështjes, veç transkriptit të mbledhjes së qeverisë, kanë kërkuar edhe pesë dokumente të tjera, ndërkohë që kanë arritur të zotërojnë në rrugë zyrtare vetëm një pjesë të vogël të dokumentacionit që për nga rëndësia e hetimeve lë shumë për të dëshiruar. Dinamika e hetimeve për këtë çështje ka marrë tjetër përmasë dhe tashmë prokurorët po hetojnë në një tjetër pistë e për të kryer misionin deri në fund duhet të kontrollojnë dhe të përdorin si argument juridik edhe pesë dokumentet e reja që i kanë kërkuar së fundi Këshillit të Ministrave. Por duket se edhe këto dokumente janë klasifikuar si “Top Sekret”, por prokurorët janë shprehur se vetëm u është thënë verbalisht një gjë e tillë (që janë klasifikuar si sekrete) pasi gjë të shkruar nuk kanë parë. Ndërkohë që një pjesë e dokumentacionit të ri që po kërkohet sipas prokurorëve përbën një lloj dokumentacioni që si rregull duhet të ishte afishuar në faqen elektronike të Kryeministrisë pasi, sipas tyre, si rregull nuk ka asgjë sekrete në vendimet e kërkuara. Mirëpo, refuzimi nga ana e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, për të dhënë edhe këto dokumente, ka ndezur dyshime serioze në radhët e prokurorëve.
Non grata
Burime konfidenciale nga ekipi i prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme, që merret posaçërisht me këtë çështje, i thanë “Albania”-s dy ditë më parë se ndalimi i Lezhjes është i domosdoshëm në kushtet kur nga ana e Këshillit të Ministrave kërkesat legjitime të prokurorëve gati janë shpallur si “non grata”. Prokurorët, gjithsesi, janë të bindur se përsa kohë që zotërimi i këtij dokumentacioni do të jetë një e drejtë e tyre kushtetuese, askush nuk do të ketë forcën t’i privojë. “Në një kohë që pikërisht nga ana e këtij institucioni reklamohet me të madhe se procedurat kanë qenë transparente, neve nuk na lejohet që të njihemi me to. Për më tepër, në bazë të ligjeve shqiptare, dokumentacioni që ne kemi kërkuar nuk kategorizohet si i klasifikuar apo si sekret shtetëror, sikurse pretendojnë zyrtarët e Kryeministrisë”, - i tha “Albania”-s njëri prej hetuesve të skandalit.
INTERVISTA E PLOTË TELEFONIKE
Lezhja: “Kryeprokurori Sollaku m’i kërkoi zyrtarisht dokumentet”
Gjatë intervistës telefonike dhënë gazetës “Albania”, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, jo vetëm ka pohuar se nuk do të lëshojë asnjë dokument tjetër përveç atyre që i ka dorëzuar prokurorëve deri sot, por ka shtuar se veprimi i tij dhe vendosmëria për të mos vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme një pjesë të dokumenteve të kërkuara është e bazuar në vendime të posaçme dhe krejt ligjore.
- Zoti Lezhja, ju telefonojmë nga gazeta “Albania”
-Po, urdhëroni.
- Sot (dje), gazeta “Albania” ka botuar një artikull ku në bazë të të dhënave të grupit të prokurorëve, që merren me çështjen “Rrëshen-Kalimash”, mësuam dhe botuam faktin se prokuroria do t’ju kalojë ju për ndjekje penale duke qenë se keni refuzuar t’i përcillni atyre disa dokumente, të cilat jua kanë kërkuar. Në pamundësi për t’u lidhur me ju ditën e djeshme, do t’ju luteshim të na tregonit qëndrimin tuaj lidhur me këtë zhvillim, pasi kjo gjë do të na ndihmonte pa masë për të realizuar një pasqyrim sa më të balancuar të zhvillimeve për këtë çështje. Cili është qëndrimi juaj, zoti Lezhja?
-E kam parasysh artikullin. Dua të them se unë kam vepruar në bazë të ligjit dhe i kam vënë në dispozicion Prokurorisë të gjitha ato dokumente që ligji më lejonte t’i jepja. Sa për të tjerat, nuk kam për t’i dhënë pasi është e ndaluar. Mesa shoh, ju keni kontakt me prokurorët kështu që përcilljani edhe atyre këtë qëndrim, pasi nuk kanë për t’i marrë ato dokumente që klasifikohen si konfidenciale. Për shembull, transkripti i mbledhjes së qeverisë me një vendim të caktuar ligjor është klasifikuar si dokument konfidencial dhe ata nuk mund ta marrin.
- Gjithsesi, zoti Lezhja, prokurorët pretendojnë se jo vetëm ai dokument (transkripti i mbledhjes së qeverisë), por edhe një sërë dokumentesh të tjera që ata kanë kërkuar nuk përbëjnë sekret shtetëror apo dokumente për përdorim vetëm brenda institucionit. Ju si e shihni këtë qëndrim të Prokurorisë?
- Unë jua thashë edhe një herë që nuk më lejohet t’i jap ato dokumente që janë të klasifikuara si konfidenciale. E njoh pretendimin e Prokurorisë pasi më ka ardhur një shkresë nga Prokuroria e Përgjithshme e firmosur nga kryeprokurori Sollaku, i cili më kërkonte t’ia vija në dispozicion të gjitha dokumentet. Në rrugë zyrtare gjithashtu i jam përgjigjur me anë të një shkrese, ku i bëra të qartë qëndrimin tim.
-Zoti Lezhja, ju falënderoj për sqarimin!
-Me të mira!
“Rrëshen-Kalimash”, 88 milionë euro të “bllokuara” për vitin 2007
Prej disa muajsh, qeveria shqiptare mban të bllokuara rreth 88 milionë euro, të cilat i kishte parashikuar në Buxhetin e vitit 2007 (70 milionë euro, ndërkohë që 32 milionë janë dhënë në muajin shkurt) dhe në Buxhetin Shtesë të vitit 2007 (50 milionë euro) për të paguar konsorciumin turko-amerikan “Bechtel-Enka”, në bazë të kontratës antiligjore që ka nënshkruar me këtë konsorcium për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Arsyeja e bllokimit të kësaj shume lidhet me hetimin e tenderit të kësaj rruge nga ana e Prokurorisë. Burime nga institucioni i Prokurorisë kanë bërë të ditur se qeveria shqiptare deri pak kohë më parë kishte kryer të gjitha procedurat ligjore të lëvrimit të këtij fondi dhe se ngelej vetëm kryerja e transaksionit. Ka qenë pikërisht ky i fundit që nuk është realizuar dot nga qeveria, sepse ndërsa ishin marrë masat për transferimin e 88 milionë eurove të mbetura, të cilat ishin të akorduara nga buxhetet e vitit 2007, organi i akuzës i kërkonte Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministrisë së Transporteve llogari për paradhënien prej 72 milionë eurosh (dokumentuar në Buxhetin 2006) të bërë vitin e kaluar dhe për 32 milionë euro që janë dhënë në muajin shkurt të vitit 2007 (e dokumentuar në media me faksimile). Pra, qeveria ishte e detyruar të bllokonte 88 milionë eurot e mbetura të akorduara për vitin 2007, në një kohë që nuk mund të justifikonte shumën totale prej 104 milionë eurosh që ajo i kishte dhënë me paradhënie konsorciumit “Bechtel-Enka” deri në muajin mars të këtij viti. Jo pak, por 104 milionë euro ka shkuar paradhënia deri në muajin mars, ndërkohë që punimet për rrugën Rrëshen-Kalimash filluan në muajin shkurt të vitit 2007. Ndërkohë, një tjetër burim problemesh mund të jetë dhe kredia tregtare prej 230 milionë eurosh që qeveria ka marrë nga bankat e huaja për ndërtimin e kësaj rruge. Duke qenë se kjo hua i është dhënë qeverisë sonë në këmbim të një norme të lartë interesi, vonesat në lëvrimin e tyre mund të shtojnë kostot e saj.
6 Tetor 2007
Investigimi

Prokuroria: “Sekretari i Pergjithshem i Kryeministrise, penalizim sipas ligjit”
Ministria e Punës: “Për një vit nuk do të ketë shkurtime punonjësish në Albtelekom”
Paratë e “Albtelekom”-it, gjysmat për Durrës-Kukës dhe gjysmat për borxhin e jashtëm
Turqit e kompanisë “Çalik”, hapin zyre pune per intervista pune ne “Albtelekom”
Qeveria mban peng pesë milionë USD për punonjësit e “Albtelekomit”
Kriza energjetike, qeveria mban të bllokuar institutet kërkimore
Ministritë shkelin ligjin duke fshehur informacionin zyrtar
Tjetërsimi i pronës se Llagameve nga zyrtaret, Hipoteka shkel afatet
Pushtetarët çojnë për privatizim pronën e vjedhur
Në Tiranë, pushtetarët grabisin pronën private në mes të ditës
KESH-i vazhdon fushatën e faturave afrofe në Tiranën e Re
Lista e firmave ku KESH-i ka blerë energji me prokurim të drejtpërdrejtë
Gati arrestimi i zyrtarëve për tenderat e HEC-eve me koncesion
Të arrestuarit e Transporteve, zyrtarë me pasuri të pafundme
Jala, “kurbani” i radhës i planit për Bregdetin e Jugut
Ja e vërteta e projektit shumëmiliardësh për Bregdetin e Jugut
Prapaskenat 9 milionë USD të Gjykatës së Lartë me statusin e “nëpunësit civil”
Emrat e ish-tatimorëve që janë ankuar në KSHC për largimet nga puna
Vendimi, hiqet statusi i nëpunësit civil për doganierët
Alarmi i Prokurorisë: Në dhjetor abuzimi me rrugën shkon 300 milionë euro
Lajthit Ministria e Transporteve, “ le "jetime" vartësit e saj
Prokuroria: Rrëshen-Kalimash, qeveria abuzoi me sigurinë kombëtare
Mafia e pyjeve, miliona lekë nga tokat e shkrumbuara
97 kryezyrtare, gati “burgun” per 20 mije leket e gjobes se pasurise
Gjiganti gjerman “Axos”, lobing kundër qeverisë ”Berisha” për Albtelekomin në Bruksel
Kryekomunarët, korrupsion me fatkeqësitë e zjarreve për 1 mijë lekë
Te gjitha pasurite e tre kandidateve per deputet ne Zonen 31
Rruga Rrëshen-Kalimash, të gjitha kulisat në qeveri dhe prokurori
Skandali “Rrëshen-Kalimash”, Berisha mban peng 120 milionë dollarë
http://www.gazeta-albania.net