NJERIU I ÇMUAR I SHQIPERISE NE VENECIA
E gjithë historia e shqiptarëve, përf-shi më të shumtën e saj, pra edhe kur ende nuk kishte jo vetëm Shq-ipëri, por edhe më tej, as Arbëri, është e lidhur tepër fort me Gadishullin Apenin. Qe kështu jo vetëm më parë se atje të kishte Itali apo disa shtete të veçuar, por edhe thellë në kohë, kur në ato anë zotëronte pushtet global Perandoria Romake. Sigurisht pranitë më të mëdha të paraardhësve tanë tek italianët kanë qenë kur u zhvillua rezistenca dhjetëra vjeçare, pothuaj njëshekullore, për të mos u pushtuar nga osmanët. Qëndresa që bëri jehonë në të gjithë kontinentin europian për shpirtin e lartë të ndjenjës dhe vetëdijes së mbrojtjes të qytetërimit perëndimor dhe fesë së krishterë zh-vendosi në Gadishullin Apenin, që prej skajeve më jugore të tij deri në brigjet më veriore të Adriatikut, më shumë se një të tretën e popullsisë shqiptare së mbetur gjallë. Edhe pse u përhapën gjithkund nëpër gadishull vatrat më kryesore të grumbul-limit dhe të vazhdimit të jetës së arbërve qenë katër. Ishin ishulli i Sicilisë, rajoni i Kalabrisë, ai Puljes si edhe ai i terri-toreve ku atëherë ndodhej Republika e Venedikut. Për shkaqe të ndryshme, veçanërisht të jetesës në grup në mje-dise më pak të zhvilluara, pra edhe me forcë asimiluese më të dobët, bashkësitë arbre arritën të mbijetojnë në Sicili dhe Kalabri. Në Pulje, veçanërisht në zonën e Leçes, ku u vendos edhe pjesa kryesore e elitës së saj feudale dhe e prijësve ush-tarakë, kanë mbetur vetëm pak gjurmë të dukshme. Gjithçka është në arkiva. Për syrin e njeriut të zakonshëm nuk duket, prandaj edhe këtu janë shumë të dobishëm dijetarët, kërkuesit e doku-menteve dhe të dëshmive të vjetra. Në hapësirën veneciane ai arkiv që është i pasur në Pulje nuk është edhe këtu më i varfër. Ka të ngjarë të jetë fort i pasur. Mirëpo për shkak të nivelit të lartë të qytetërimit të asaj republike të zhvilluar dhe të popullsisë së saj shumëkombëshe, ndërkohë për afro tre shekuj edhe një fuqi e madhe ekonomike dhe ushtarake e kohës, arbrit e ardhur aty, të mirë integruar në jetën e saj, u tretën dhe u asimiluan. Porse mërgata antiosmane dhe e krishterë e arbërve të vendosur në Republikën e Venedikut nuk qe dosido. Kishte mes tyre edhe njerëz të thjeshtë, edhe prijës ushtarakë, princër dhe kontë të viseve tona po ashtu. Veç më shumë se në tre rajonet e tjera italike këtu arbrit përfaqësoheshin nga elita e dijetarëve të tyre. Venecia ishte trualli ku bënë emër shqiptarë të mëdhenj humanistë, pik-torë e fi lozofë, profesorë universitetesh, studiues dhe shkrues të përkorë e të pasionuar të historisë.Për shkak të dendësisë së emrave të dëgjuar të elitës venedikase, prodhimit të madh intelektual dhe intensitetit të civilizimit të saj, këtë dëshmi të paza-konshme diturie, pra “truri shqiptar”, e ka mbuluar një heshtje e gjatë. Ajo është ndërprerë herë pas here nga ndonjë zbulim, porse jeta albanologjike gëlon e gjallë në vendbanimet e tjera arbre të Italisë, veç në Venecia jo sa e meriton.Pikërisht për këtë arsye ka një emër që në këtë qytet duhet të vlerësohet si gjë shumë e çmuar. Ajo është studiuese, albanologe. Ka bërë njohje në Shqipëri vetëm tre-katër vite më parë. Ndërsa në të vërtetë puna e saj është më e hershme, të paktën nis më shumë se një dekadë shkuar. Por edhe kjo kronikë e biografi së së saj studimore nuk është shumë e saktë. Duhet ta rrëfejmë më shtruar dhe më me radhë këtë histori që të sqarojmë si është e vërteta për venecianen Luçia Nadin.</p>
* * * </p>
Luçia Nadin ta përcjell të gjithë botën e saj shpirtërore nëpërmjet syve. Ata kanë një ngjyrë të kaltër të thellë. Të duket se për një veneciane nuk mund të qe dot ndryshe. Vendlindja e saj është një qytet që jeton mbi det dhe doemos që për sytë e saj nuk mund të kishte ngjyrë tjetër. Ca më të mbushur me dritë të duken ato kur ajo të tregon se si i ndodhi që u njoh me Shqipërinë. Është një njohje pothuaj e rastësishme, por më pas rënie e menjëhershme në dashuri. Gjer në fi llim të vitit 1994, kur ndodhi ndryshimi, në imazhin e Nadin për Shq-ipërinë kishin mbetur të fi ksuara vetëm dy-tre gjurmë të zbehta. E para kishte të bënte me misterin që e mbulonte në vetëmbylljen xheloze të saj, territor ku pothuaj askush nuk mund të hynte e të delte. Mbresa e dytë në kujtesë nuk qe tjetër gjë veç zhaurima e ca fjalëve të përhapura se në qytetin e saj kishte dëgjues të Radio Tiranës. Thoshin se qenë marksistë-leninistë, ndonjë prej tyre edhe anarkist, disa përfl itej se kishin ide trockiste. Luçia Nadin pati ndeshur në rrugë edhe komunistë që në çift por edhe në grupe shpërndanin nëpër porta shtëpish broshura përkrahëse për Shqipërinë dhe pozitive për regjimin në Tiranë. Te përshtypjet e venecianes Luçia pati zënë vend edhe një hollësi tjetër. Në qytetin e saj, në emërtimet e vendeve e veçanërisht porteve të brendshëm, gjen-dej më shumë fjala “shqiptar” (”Calo dei albanesi”, “Campello di albanesi”), se ajo “gjerman”, madje edhe “grek” (”Ponte dei greci”). Me kaq sa Nadin dinte doemos që vendi në brigjet ku takoheshin dy dete, Adriatiku dhe Joni, për të nuk për-faqësonte veç mjegull. Dhe prej mjegull-najave njeriu përherë ka dy ndjesi, tu largohet sa më ngutshëm ose të futet e depërtojë sa më shpejt në misterin e tyre.
Në vitin 1994 ndodhi e dyta. Në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë shpalli një konkurs për vende të lira pune në disa prej selive të saj diplomatike apo instituteve kulturore. Mësuese në një shkollë të mesme të qytetit dhe lektore në universitet, e an-gazhuar në studimin e letërsisë italiane për periudhën e Rilindjes, me përparësi Petrarkën dhe Bokaçon, Luçia Nadin kishte vendosur me kohë të gjente një mundësi për tu thelluar në punën e saj studimore. Ëndrrën e kishte për në Francë. Atë kohë po merrej me një poet francez, i cili pati jetuar ca kohë në Itali, por dorëshkrimet më të shumta i gjen-deshin në vendlindje. Mirëpo kur u bë konkursi iu ofruan vetëm dy zgjedhje: të shkonte në Moskë ose në Tiranë. Moska e mbushte me ngurrim, vend i largët, mot shumë i ftohtë, ndërkaq që kishte një vajzë, e cila edhe pse e rritur dhe e pavarur, herë pas here kishte nevojë për praninë e nënës. Shqipëria qe më pranë, madje shumë afër, pastaj edhe mbi të me cipën joshëse të misterit. Ajo e ku-riozonte. Telegrami i ardhur nga Roma, nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke i bërë të ditur se e pati fi tuar konkursin nuk i linte shumë kohë të mendonte për të zgjedhur mes Moskës dhe Tiranës: vetëm njëzetë e katër orë. Kështu zgjodhi të nisej për në Shq-ipëri. Udhëtoi drejt Tiranës në dhjetor të atij viti dhe pas disa ditësh u rikthye në Venecia. Kishte bërë njohjen e parë. Në vendin e ri të punës u shfaq në mes të janarit 1995. Nuk e zgjodhi vendbanimin në lagjen e quajtur të ambasadave, por në rrugën “Myslym Shyri” një aparta-ment me qira, mes familjeve shqiptare. Çdo mëngjes Nadin zbriste shkallët e pesë kateve dhe në kthesën më të parë dilte në rrugën e Lanës. Veneciania nuk mund të rrinte pa parë ujë. Pastaj ajo rrugë qe një shëtitore e madhe, e gjatë, e mbushur me dyqane, edhe pse gjithçka me pamje të rrëmujshme. Madje nëpër anët e pjerrëta të buzëlumit shkujdesur kulloste ndonjë dele e pranë saj i zoti, një lloj bariu i çuditshëm qyteti. Ndërkohë po atë muaj, në fund të janarit, Luçia Nadin do të zbulonte edhe një kënaqësi tjetër të asaj rruge: lule mimozat. Në Tiranë ato shpërthenin në mes të janarit, sapo dielli delte mbi malin e Dajtit dhe hidhte mbi kryeqytetin e shqiptarëve frymën e tij të ngrohtë. E verdha e lule mimozave, e mbushur me diell, shpërndante përreth aromë, një parfum pranvere, edhe pse ajo stinë gjendej akoma larg.
Një koleg në ambasadë e kishte pyetur Luçia Nadin se, duke ardhur me avion, çfarë efekti i pati bërë Shqipëria. Ajo iu përgjigj se i qe kujtuar vendi i saj i disa dekadave më parë, por jo ndonjë botë e huaj. Kodrat e shumta dhe thëllimat e luginave e kishin tërhequr dhe vënë në mendime. Do ta rishihte vendin e shqip-tarëve nga ajri vetëm pas gjashtë muajsh, periudhë prove që duhej ta përmbushte para se ti jepej leja e parë për tu
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22303. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22303