Re: Nje terheqje vemendjeje nga ekipi drejtues i Forumit
Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Kemi patur ankesa te shumta per sa ndodh nen forumin Ballkani ky zjarr i fshehur. Degjojme shpesh se ju shaheni ne menyra ordinere dhe nuk tregoni aspak respekt ndaj njeri tjetrit.
Dua vetem t'ju siguroj se qellimi yne ne AlbForum nuk eshte per te vendosur diktature virtuale por per ti dhene shtyse opinioneve te lira.
E megjithate, ne rast se do vijohet me sharje dhe ofendime do te na duhej te merrnim masa qe nuk i preferojme.
Ju lutemi, qe ta respektoni punen tone, ta shfrytezoni kete forum per te bere te ditur mendimin tuaj, por te mos e ktheni ne vend ordiner aq sa motrave dhe nenave tona do tu vinte turp te lexonin.
Eshte forumi juaj, kujdesuni per te.
Ju pershendes miqesisht,
Blendi [/qb]
Blendi une e di qe ti bashke me stafin tuaj beni te pamunduren edhe interesoheni per te miren e ketij forumi. Ta di per shume faleminderit per administrimin tend Blendi! Keni bere nje pune shume te mire madje i gjithe stafi e kam sinqerisht, e di edhe qe s'eshte aspak e lehte. Kam qene ne poziten tuaj vete dhe e kuptoj fare qarte, qe te mirembash nje forum me gati 2000 e ca anetare qe kane mendime dhe opinione nga me te ndryshmet, s'eshte aspak e lehte.
Megjithate une vete jam nje anetare relativisht e re ne kete forum. As 1 muaj plot s'me eshte bere ketu. Fillimisht hyja edhe lexoja si vizitore. Por meqe jam shume patriote edhe shume e dhene pas vendit tim Shqiperise, m'u duk nje ide e mire qe edhe une te regjistrohesha ketu edhe te shprehja mendimet e mia origjinale - qe mbajne vulen time si Adria. Po ashtu fillimisht shkruajta shume poezi, etj. neper temat e letersise. Me pelqen shuuuuuuuuume te shkruaj, se kam a s'kam talent eshte tjeter pune. Kam vene re shume konflikte ama nga disa veta ne lidhje me ato qe shkruaj une, pikerisht per poezite qe kam botuar ne faqet e ketij forumi qe dikush i ka quajtur "shkarravina per te vjelle". Nejse, secili ka mendimin e vet qe une thjesht e respektoj, megjithate shpesh here njerezit e teprojne me komente te tilla, saqe arritin ne nervozim, bezdi edhe merzitje te te tjereve qe i lexojne ato qe shkruajne keta njerez specifike. S'i dua te keqen kurkujt, perkundrazi, jam shuuuuuuume e paqshme dhe e qete ne shpirtin tim. Nuk guxon te hysh ne temat e Eros-it apo temat sociale pastaj, se plas banaliteti edhe sharjet personale.
Thjesht po shkruaj ketu per te thene qe edhe njehere pergezimet e mia pe nje pune shume te mire qe po beni. Jam e bindur qe anetare te rinj shtohen nga dita ne dite. Megjithate ca gjera edhe ca forumista qe vazhdojne te shajne, ofendojne, lendojne, kualifikojne, mbajne neper goje apo japin opinionet e tyre per anetare te tjere (sidomos kur jane te keqija edhe banale) duhen pra te merren parasysh. Ky eshte thjesht mendimi im qe une besoj dikush do e lexoje, sado qe te mos e mbeshtese /pf/images/graemlins/smile.gif
Njeriut (ne ca raste, siç ka ndodhur me ca veta ketu, me sa e kam vene re) po i dhe gishtin, fillon te te marre pellemben e dores, pastaj krahun derisa ta zaptoje gjithe trupin tuaj. Ndaj per çfaredo teme apo kategori qe te jete mendoj qe duhen pare edhe me mire postime te tilla ne menyre qe askush mos behet ban, te zbohet apo te largohet vete nga forumi. Jemi te lire ne nje bote demokratike pak a shume. Plus qe jemi te gjithe adulte intelektuale, por ca gjera te tilla duhen zgjidhur me takt, dashamiresi edhe mire-kuptim. Thjesht me duken shume "low & childish" si veprime. Une e di qe ky forum edhe njerezit e ketij forumi jane "much better than that". Eshte koha qe edhe tolerimeve mos u japim shume mbeshtetje pasi ne fund jeni ju stafi i forumit qe e pesoni pra, se shendet t'i thuash dikujt do i duket plaç.
JU UROJ PAQE, BASHKIM, HARMONI E GEZIM TE GJITHEVE /pf/images/graemlins/smile.gif NE ZEMRAT EDHE MENDJET TUAJ!
P.S. E DI QE JENI INTELIGJENTE E TE ZGJUAR, PA PERJASHTIM! E DI EDHE QE STAFI I FORUMIT DO VEPROJE ASHTU SIC DUHET APO TE MARRE MASA QE PROBLEME SI KETO TE ELIMINOHEN SA ME SHPEJT E NE NJE MENYRE SA ME TE DREJTE PRA "FAIR"!
Sinqerisht nje anetare qe i do te miren Alb-forumit Adria /pf/images/graemlins/smile.gif