Nje sistem i ri zgjedhor!

olti

Neo
Nje sistem i ri zgjedhor!

Ka kohe qe ne qarqet politike shqiptare po mendohet per nje sistem te ri zgjedhor, te paperdorur me pare ne demokraturen shqiptare! Behet fjale per ate <span style="font-weight: bold">proporcional</span>. Ne fakt ne tere zgjedhjet e bera deri tani eshte perdorur nje sistem miks, pra nje perzjerje e mazhoritarit me proporcionalin, por gjithmone sistemi zgjedhor ka pasur theks mazhoritar. Ne shtypin e dites njoftohet per nje marrveshje te tete (8) partive parlamentare shqiptare, per te kerkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor.

POR per ndryshimin e sistemit zgjedhor duhet me pare te ndryshohet neni kushtetues qe parashikon se si duhet te jete sistemi zgjedhor dhe me e rendesishmja, ndryshimi i vullnetit te mazhorances se majte, ish komuniste, e cila nuk ka shprehur mirekuptim ne kete ceshtje. Ndoshta nje problem do te jete dhe menyra proporcionale qe do te perdoret, pasi ekzistojne menyra te ndryshme te sistemit proporcional. Disa nga keto ndihmojne partite e medha te marrin nga hisja e te vegjelve dhe disa sisteme te tjera i japin me shume se cduhet partive te vogla. POR gjithcka mbetet per t'u diskutuar dhe do jete deshira e PS qe do mund te lejoje te diskutohet dhe te vendoset per nje sistem te ri me theks proporcional.

Zgjedhjet e bera deri tani ne vendin tone kane pasur mangesi te konsiderueshme dhe shume pak prej tyre mund te konsiderohen demokratike, prandaj eshte e domosdoshme qe te gjendet nje sistem i ri zgjedhor qe mund te ndihmoje sadopak, qe me ne fund te kemi zgjedhje te pranuara nga te gjitha palet. Sistemi i perdorur deri tani i ka dhene mundesi partive te medha te manipulojne zgjedhjet si u eshte dashur (PD me '96 dhe PS ne zgjedhjet pas '97) dhe ndoshta proporcionali do te jete ilaci qe do sheroje semundjen shqiptare te vjedhjes dhe blerjes se votave! Ne fakt kjo mund te jete vetem nje zgjidhje relative dhe jo zgjidhja e arte qe do heqe problemet tona ne kete pike, por nje ndryshim i tille, supozohet se vetem mire mund te na beje; qe me ne fund te kemi zgjedhje te pranuara dhe nje parlament krejtesisht legjitim!
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Nje sistem i ri zgjedhor!

se besoj se jane sisitemet zgjedhore ato qe calojne por eshte mentaliteti i politikes shqiptare sidomos kur ajo eshte ne qeveri
per sa kohe per fatet tona shohim se cthone te huajt shpresa eshte jane te vogla
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Nje sistem i ri zgjedhor!

Sic po shihet ska per te pasur nderrim te ligjit te zgjedhjeve.PS dhe aleatet e saj e kundershtojne kete gje.Me zgjedhjet per parlamentin e &quot;Dushkut&quot; ata e kuptuan se ligji momental qenka perfekt per te manipuluar rrezultatet e zgjedhjeve.Ata nxjerrin preteks se nuk mund te ndryshohet kushtetuta.A thua se kushtetuta qe u pergatit nga komisioni i kryesuar nga &quot;Juristet me fame Boterore&quot; Sabri Godo dhe Arben Imami eshte e paprekshme,po aq sa eshte i paprekshem Kurani ne Arabine Saudite.

Po nuk u ndryshua ky ligj,ne Shqiperi nuk do kete kurre zgjedhje te pamanipuluara.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Nje sistem i ri zgjedhor!

... vetem per te share PS-ne? Paskeni qene interesant!

nuk eshte as sistemi zgjedhor dhe as mentaliteti i politikes shqiptare (meqe ra fjala, Ximi,cfare eshte mentaliteti i politikes &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ma perkufizo pak, nuk e dija qe ekzistonte nje gje e tille, pastaj kur nuk paska qene &quot;politika&quot; ne qeveri?) nuk jane keto problemet. problemi me i madh ne Shqiperi eshte te mesosh shqiptaret
smash.gif
si te votojne.
 

Guest
Re: Nje sistem i ri zgjedhor!

Une jam per KOMUNIZEM &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Nje sistem i ri zgjedhor!

Edhe une nuk jam dakord me sitemin aktual te zgjedhjve. Ne fakt, ne Shqiperi ushtron pushtetin e saj DYPUSHTETI PD-PS, bij te te njejtes parti PPSH.
 

zog

Primus registratum
Re: Nje sistem i ri zgjedhor!

ndersa une mendoj qe azgje e mire nuk vjen me nderim te perhershem te sistemeve qofshin ato zgjedhore ose tjeter.
e vetmja gje qe do te mund ta ndihmoje shqiperine eshte STABILITETI, ketu futet edhe ai zgjedhor.

komandaret e shqiperise duhet te mesohen, tu behet ves qe fati i tyre eshte i lidhur ngushte me fatin e kombit. por pa stabilitet zgjedhor nuk vjen ai politik, e pa ket nuk vjen ai ekonomik e social, si dhe nuk mund te zhduket kurre korrupsioni.

sa me te sigurt ta ndjejne veten pushtetaret shqipetare, aq me shume do te mendojne per kombin e atdheun e jo vetem veten e tyre. problemi eshte se atje te gjithe gjenden ne katapulte avioni, ku ne çdo çast mund te fluturojne ne ere.
kjo i ben njerezit te perfitojne sa me shume nga RASTI dhe ÇASTI.
 
Top