Nje kronike mbi Petro Dhimitrin Fotografin (1869-1946)

Albforumi

Primus registratum
Nje kronike mbi Petro Dhimitrin Fotografin (1869-1946)

“Fotografi a është një mjet i fuqishëm i kulturës kombëtare”</p>


Në mjaft koleksione të vje-tra fotografike familjare që ruhen sot, sidomos në qytetin e Korçës e më gjerë, nuk ka sesi të mos të të hasë syri fotografi cilësore, të ven-dosura për përforcim të tyre mbi kapakë të fortë kartoni e me zbukurime, të punuara me hijeshi deri në detaj. Një prej këtyre artistëve të rrallë dhe që e meritojnë vërtet vlerësimin “mjeshtër”, midis emrave të shquar të Marubit, Sulidhit, Burdës absolutisht që ka krijuar vendin e emrit të tij dhe Petro Dhimitri, i njohur ndryshe si Petro Fotografi, të cilit mes shumë meritave të tjera, i ta-kon dhe ajo e njohjes në breza të mëvonshëm të portreteve të Skënderbeut , Lek Dukagjinit, Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit, Princ Vidit e shumë figurave të tjera. Ata, ai i përjetësoi në memorien kolektive me anën e shumëfishimit të pamjeve, duke bërë që në çdo institucion të Shqipërisë së pas vitit 1912, të njihen e të përhapen më shumë. Fatkeqësisht, djali e vajza, të vetmit pasardhës që pati artisti fotograf, nuk mundën të kujdeseshin për trashëgiminë kulturore dhe historike të të atit dhe sot është dëmtuar së tepërmi mbetja e fototekës së Petro Fotografit, duke bërë që në ditët tona të jenë për gjendje studimi një numër jo shumë i madh i fotografive të tij, përveç atyre që janë botuar në shtypin e kohës, apo që kanë qarkulluar si kartolina.</p>


rafi përjetësoi çetat patriotike e aktivitete kulmore të historisë sonë dhe dha ndihmën e tij në mbajtjen gjallë të traditave kombëtare, duke mos i lënë ato si kujtim në mendjet dhe zemrat e atyre që morën pjesë në luftën për çlirim kombëtar.Lindur në vitin 1869 në qyte-tin e Korçës, mësimet e para ai i përfundoi në vendlindje, në shkollën e vetme që ishte në gjuhën greke të qytetit. Më vonë plotësoi arsimin e vet jashtë shtetit. Në moshë të re, rreth vitit 1890, emigron në Stamboll, ku përveç punëve të ndryshme, fillon të mësojë zanatin e foto-grafit. Kështu, ai bëhet një nga mjeshtrit e rrallë fotografë për kohën e tij e që me punë do të arrijë sukses të admirueshëm.Me pushkë e aparat në dorë shëtiti gjithë Jugun e Shqipërisë, bile prej punës së tij kuptojmë se ka zhvilluar veprimtari edhe në veri të vendit. Fotografia e tij me kostum shkodran, e botuar këtu për herë të parë, e vërteton më së miri këtë.Petro Shqiptari, si artist-amator, ka luajtur më 13 dhjetor 1909 në klubin e Osmanllinjve, rolin e Asllanit në dramën kom-bëtare “Besa” të Sami Frashërit. Prej zotit Petro kemi të vetmen fotografi të trupës amatore pas shfaqjes. Gazeta “Lidhja orto-dokse” shkruan për këtë ngjarje kulturore. (”Lidhja ortodokse”. Korçë, 16 dhjetor 1909)Në vëllimin e vetëm me kuj-time që kemi nga Mihal Grame-no, “Kryengritja Shqiptare”, faqe 35, lexojmë këtë radhë: ” (…) Përshëndoshemi pastaj zumë tu tregojmë cilët ishim edhe qëllimin tonë. Ca nga këta kishin ndjenja kombëtare, mbjellë prej Petros Fotografit nga Korça, andaj u dhamë edhe mjaft libra për të lëçitur. (…)” Ajo që e shquan si kronist fotografik është fotografia mon-umentale, ku me një shkrepje të vetme, përfshihen disa mi-jëra patriotë të mbledhur më 14 shkurt 1910 në kodrat e Shëndëllisë së Korçës, në të quajturin “Mitingu i Shkronjave Shqipe”. Pas kësaj ngjarjeje atij iu desh të largohej nga Korça e të vendosej në Vlorë, sepse iu pre flet-arresti.Më 1912 në Vlorë, Petro Foto-grafi gdhendi në dru bocën e flamurit dhe bashkë me Marigo Posion e Thanas Floqin stampoi me mijëra flamurë e qylafe që zbukuruan Vlorën më 28 nëntor 1912. (”Zëri i Vlorës”. Vlorë, 12 tetor 1972)Atë ditë në Vlorë kishin ard-hur me mijëra nga gjithë anët e Shqipërisë. Ishin burra që e kishin shkuar gjithë jetën e tyre në male, duke luftuar për këtë ditë. Ishin shqiptarë të mërgimit që kishin dhënë mendje, pasuri, djalëri për lirinë e atdheut. Kishin zbritur nga malet, nga fsha-tra e qytete edhe që të gjithë burra, gra, djem e pleq po qanin me lot prej gëzimit. Flamuri i Shqipërisë atë ditë, më tepër se kurdoherë, ishte sim-bol lirie dhe shkaba e zezë me dy krerë në fushë të kuqe i kujtonte popullit zinë e madhe e të gjatë që kishte kalu-ar dhe luftërat e fam-shme kundër tiranisë pesëshekullore.Thanas Floqi në kuj-timet e tij do të shprehej kështu: “Po gjatë atyre ditëve historike bashkë me kunatën e vëllait tim, Marigo Posion, si dhe me Petro Fotografin kemi përgatitur dhe gdhendur në dru bocën e flamurit që u përdor mandej për riprodhimin e qindra e mijëra flamurëve të tjerë që u valëvitën gjatë festës nëpër qytetin historik të Vlorës”. (Kujtime të Thanas Floqit me titull “Jetëshkrimi im”, ruhet nga familja e tij.)Është merita e usta Petros që sot shohim me admirim fotografitë e kremtimit të përv-jetorit të parë të shpalljes së pavarësisë. Fotografia e del-egatëve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, si dhe ajo e Ismail Qemalit e të tjerëve në ballkon janë vepra të pavdekshme të patriotit korçar, zotit Petro. Në përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë, siç tregojnë foto-grafitë, ai së bashku me patriotë të tjerë ka festuar rrugëve të qytetit të Vlorës për këtë ngjarje, duke mbajtur në duar portretin e Heroit Kombëtar, Skënderbeut dhe fl amurin kuqezi. Gjatë kësaj kohe, ai prod-hon në mjaft kopje portretet e Skënderbeut, Lek Dukagjinit, Princ Vidit etj. dhe i shpërndan në Shqipëri e jashtë. Portretet e Abdyl Frashërit dhe Skën-derbeut, të dala nga dora e usta Petros, zbukuronin edhe muret e shkollës së parë shqipe të Korçës.Në shtator të vitit 1908, Petro Dhimitri Fotografi bëhet anëtar i klubit patriotik “Përparimi” të Korçës dhe aty zhvillon një vep-rimtari të dendur në funksion të shkollës shqipe dhe shpërndarjes së teksteve në gjuhën shqipe. Më 1913, Petro Dhimitri me veteranin e Lëvizjes për Çlir-im Kombëtar, Thanas Visso Mbroja, shkon në Berat, ku ngre një flamur shqiptar në kalanë e këtij qyteti. Sipas të dhënave, mendojmë që më pas të ketë kaluar në Korçë, nga ku u përgatit për të shkuar në Dur-rës, në mars 1914, si pjesëtar i delegacionit të pritjes së Princ Vidit. Momentin e mbërritjes së tij në Portin e Durrësit, Petroja e ka fiksuar në celuloid. Mbër-ritja e Princ Vidit në Shqipëri është xhiruar në film edhe nga instituti italian “LUCE”. Në këtë kronikë filmike, e para mbi historinë e Shqipërisë, ku dal-lohet Princ Vidi me princeshën Sofia dhe anëtarë të tjerë të oborrit të tij, përfshi këtu dhe Esad pashë Toptanin, shihet në një moment relativisht të shkurtër edhe fotografi ynë, zoti Petro, që, ndoshta, atë moment po përgatiste aparatin për të shkrepur fotografinë e radhës. Materiali filmik në fjalë gjendet pranë AQSHF ,si dhe në kolek-sionin privat të hartuesit të këtij shkrimi, në Korçë.</p>


Në pothuajse të gjitha foto-grafitë e Princ Vidit në Shqipëri, është dora e këtij fotografi ko-rçar, që nga mbërritja në mars 1914 e deri në largimin e tij në shtator të atij viti. Me foto-portretet e mjeshtrit korçar u shtypën dhe të parat pulla post-are me imazhin e Princ Vidit, si kjo që botohet këtu.Prej tij kemi të vetmen foto-grafi të autoriteteve shqiptare dhe franceze të Krahinës Auto-nome të Korçës, dalë në korrik 1917.Më vonë shohim që emri i Petro Fotografit përmendet si një prej “fondatorëve” (theme-luesve) të shoqërisë anonime “Maliq”. Emrin e tij e lexojmë në gazetën “Koha” (”Koha”. Korçë,15 mars 1924) si dhe te “Statuti i shoqërisë anonime Maliq”, faqe 43, botuar në Korçë më 1926.Pushtimin e vendit nga fash-istët më 7 prill 1939 e përbuzi tepër dhe kreu një luftë të ashpër kundër okupatorit. Në kohën kur fl amurit kuqezi iu shtuan shpatat e Liktorit, ai u shpreh se “Ma kanë shëmtuar flamurin tim, që unë e punova me dorën time më 1912″.Logot që ai ka përdorur në fotografi të e tij përmbajnë fjalët: “Petro Dhimitri Fotografi Korçë”, “Petro Demetriades”, “Petro Fotografi “, “P. D.”.Për veprimtarinë e tij proshq-iptare dhe për luftën që zhvilloi kundër grekomanëve në Korçë e më gjerë, u p
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22459. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22459
 
Top