Post Scripter
Primus registratum
Nje informacion/mendim i dukujt mbi Greket!
Athina nis hetimet për krimet e vullnetarëve grekë në Bosnjë
Londër, 29 qershor - Prokuroria greke ka nisur hetimet për implikimet e vullnetarëve grekë në krimet e kryera në luftërat në ish-Jugosllai, duke përfshirë edhe masakrën e mbi 8 mijë muslimanëve të Srebrenicës.
Gazeta londineze "Indipendent" shkruan në numrin e sotëm se gjatë luftës në anën e serbëve të Bosnjës ka luftuar një brigadaë vullnetare greke.
Katër prej tyre nga Radovan Karaxhiqi kanë marrë medalje pas pushtimit të Srebrenicës.
Gazeta shkruan se edhe qeveria holandeze, ushtarët e së cilës kanë qenë të sistemuar në Srebrenicë, në një raport vitin e kaluar për masakrën mbi muslimanët, ka theksuar se vullnetarët grekë kanë qenë në kontakt me gjeneralin Ratko Mlladiq. Një pjesë e raportit ka të bëjë me transkriptin e incizuar të bisedës telefonike në të cilën Mlladiq nga vullnetarët grekë kërkon që në Srebrenicë të ngritet edhe flamuri grek dhe këtë ta xhirojnë me kamerë.
Sipas gazetës "Indipendent" hetimet mund të shënojnë një kthesë për Greqinë e cila ende nuk ka pranuar se në fillim të viteve nëntëdhjetë ka mbështetur nacionalizmin më ekstrem serbë.
Ndërkaq në një raport të BBC nga Athina thuhet se një deputet grek disa herë ka kërkuar hetime në parlament për pjesëmarrjen e vullnetarëve grekë në krimet e luftës në Bosnjë. Deputeti Andreas Andrianopulos thotë se shteti grek është i detyruar të vërtetojë se çfarë ndodhi në të vërtetë, sepse sipas tij, pjesëmarrja e vullnetarëve grekë në luftën e Bosnjës nuk është sekret meqenëse shumë pre tyre kanë dhënë intervista dhe janë fotografuar për mediat greke.
Madje dy prej tyre, sipas BBC, në nëntor të vitit të kaluar për një gazetë folën për "kënaqësitë që kanë ndjerë duke vrarë muslimanë".
BBC thotë se në televizionin grek në vitin 1995 është shfaqur xhirimi i flamurit grek duke valuar pranë flamurit serb në Srebrenicë.