Një tjetër fillim...
Një tjetër fillim...çfarë është një tjetër fillim...Sa herë e kemi imagjinuar veten ndryshe dhe sa herë këtë ndryshe e kemi quajtur heshturazi një tjetër fillim ? Përse? Përse duket sikur kemi frikë të kërkojmë një tjetër fillim, ndërkohë që mund të jetë vetëm fillim i diçkaje tjetër që ne e kemi anashkaluar, ndoshta edhe përzënë si një qen i tërbuar? Frikë, mund të quhet edhe kështu, frikë nga e panjohura dhe kështu thënia “mos e ndro mikun e vjetër për mikun e ri, sikundër verën e vjetër për të re”... duket sikur është e vetmja rrugë që duhet ndjekur. Ndoshta “çfarë” i shpëton vëmendjes sonë nuk janë e njëjta gjë me atë “çfarë” mendja tonë ia largon vetes, të fshehura pas një vemese të hollë dhe të tejdukëshme aq sa kjo qënësi hamendësie, si një grup vallzuesesh haremi, përtej vellosh shumëngjyrëshe, të bëhet shkak që të ndizet fantazia dhe pas kësaj të ndizemi nga dëshira që shpërbën pafundësinë e fijeve dhe shprish thurimën e vellove. Kjo është lakuriqësia tronditëse e një tjetër fillimi...ose të një tjetre jete, siç thotë Jorge Luis Borges:
“Nëse unë do të jetoj edhe njëherë jetën time.
Në tjetrën do të kërkoj të bëj më shumë gabime...*”
A nuk është e qartë se s’dihet të kemi frikë nga: një tjetër fillim?
Do ta dëshironi?
*Poezia “Çaste”