Një shkencëtar kandidon për të Blertët
Doktori i shkencave, Sazan Guri, ka vendosur të kandidojë për Lidhjen e Blerë Shqiptare në Kashar. Aty ku një vit më parë u ndesh me qeverinë, kundër një projekti për importimin e plehrave nga Italia
Kur një vit më parë u përfshi në lëvizjen më të madhe ekologjike në vend, as që e pat menduar që e gjithë kjo do t'i shërbente si ngritje të siparit politik. Përkundrazi. Në pranverën e vitit të kaluar, Sazan Guri mendonte se projekti i përpunimit të plehrave në Kashar, përkundër asaj që trumbetonte qeveria, ishte katastrofa më e madhe që po ndodhte në këtë vend. Përpunimi i 200 milionë tonë plehrave në Kashar për doktorin e shkencave nuk do të thoshte, as më shumë e as më pak, sesa shndërrimin e kësaj zonë në një kazan të vërtetë plehrash. Ndaj u radhit në armatën e atyre njerëzve që riskuan jo pak për të kundërshtuar aferën ekologjike të qeverisë aktuale shqiptare, atë të përpunimit të plehrave nga Italia. Sazan Guri thotë se jo vetëm kjo nismë e tij publike, por as ajo e kundërshtimit të parkut energjetik të Vlorës nuk ishte pjesë e një epilogu të lancimit të tij politik. Përfshirjen në lëvizjen ekologjike përgjatë këtij viti e quan realizimin e një detyre qytetare që çdo shtetas duhet ta bëjë në mbrojtje të ambientit dhe shëndetit ku jeton. Ndryshe nga shumë njerëz që duan të lozin rol një pëllëmbë më të lartë se ai me të cilin i ka pajisur natyra, që kërkojnë të bëhen doemos të pushtetshëm, Sazan Guri është krejt ndryshe. Zotëron një vetëdije të brendshme, që fle te thjeshtësia. Kështu ka endur ditë pas ditë karrierën e tij në fushën e gjeologjisë dhe ambientit, derisa në vitin 1992 merr titullin “Doktor shkencash”. Mbi 20 vite punë i kanë shërbyer jo vetëm të lërë gjurmë në fushën ku, pa frikë, thotë se është ndër shkencëtarët e pakët, por edhe të vendosë të marrë mbi shpatulla përgjegjësi. Një barrë të rëndë, por të domosdoshme, e quan vendimin e tij më të fundit- atë të kandidimit për deputet- doktori i shkencave Sazan Guri
Nga shkenca në politikë
Politika duhet të jetë pasojë e një filozofie të thjeshtë për Sazan Gurin. Sipas tij, për komunitetin fillimisht duhet të tregosh që je në gjendje të bësh diçka, andaj të kesh kurajon për t´i kërkuar jo vetëm votën, por edhe besimin. “Kisha vendosur të hyja në politikë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, jo gjatë kësaj legjislature që do të zgjidhet më 3 korrik. Mendoj se fillimisht duhet të bësh për komunitetin, më pas t´u kërkosh votën”, - thotë për “Shekullin”, ambientalisti i njohur Sazan Guri. Por problemet e ambientit në Shqipëri sa vijnë e bëhen më të mprehta, ndaj dhe ka lënë mënjanë dëshirën personale, (atë kur duhet të vijë në politikë), për të kandiduar në zonën elektorale 44, ku përfshihet edhe Kashari. Pikërisht ky vend ku qeveria projektoi të ndërtonte impiantin e përpunimit të plehrave italiane. Guri thotë se me këtë vendim nuk ka tradhtuar filozofinë e tij të përfshirjes në politikë. Përkundrazi. “Gjatë kësaj kohe kam dhënë kontributin tim për këtë komunitet. Ne si institut kemi hartuar një projekt të trajtimit të mbeturinave urbane për këtë zonë dhe me garanci ju them se është i standardeve evropiane. Po kështu, ne bëmë të mundur, falë edhe të gjithë atyre subjekteve dhe personave që menduan si ne, të parandalonim një ndotje katastrofike në këtë zonë. Po kështu, e gjithë puna ime e deritanishme do të thotë se unë nuk po ia filloj nga zeroja. Përkundrazi, deri më tani kam dhënë kontributin tim për mbrojtjen e ambientit në këtë vend”, - thotë kandidati për deputet i zonës elektorale 44.
Platforma
I mësuar për vite me radhë të vlerësojë të qenësishmen, shkencëtari pranon se është shumë demode me mënyrën e sotme të të bërit politikë. Si bie fjala, nuk ka ndërmend t´u ofrojë zgjedhësve të tij para apo të mira të përkohshme materiale, siç mund të bëjë, për shembull, një konkurrent i tij, duke dhuruar aparate dixhitale. Fushata e tij do të jetë krejt ndryshe. Madje, të thotë me plot gojën, se edhe po të kishte para, nuk do të pranonte kurrsesi t'i mashtronte zgjedhësit e tij në këtë formë. “Zgjedhësit e kësaj zonë për 15 vet kanë parë që asnjë prej dy forcave politike nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar mirëqenien dhe jetesën e tyre. Kashari është zona më e begatë në vend e nëse kemi një zhvillim, kjo ka ndodhur për shkak të rrethanave dhe jo prej politikave të qarta të zhvillimit. Në këtë zonë askush nuk eksporton asnjë produk, sepse politikanëve tanë u intereson importi. Pra, ajo që unë ofroj, është ndershmëria, hartimi dhe zbatimi i projekteve që do të sjellin integrimin dhe zhvillimin e vërtetë të zonës”, - thotë Sazan Guri. Dhe kjo, sipas tij, nuk është e vështirë për t'u realizuar. Mjafton që të ekzistojë vullneti dhe dëshira e mirë për të ndryshuar gjërat. Guri thotë se tashmë ka ardhur koha që në politikë të marrin pjesë specialistët e fushave përkatëse. Përgjatë viteve, ku atij i është dashur të ndeshet me politikanë, ka parë se shumica prej tyre as që e kanë idenë e çështjeve që trajtonë apo vendosin të votojnë. Kështu i ka qëlluar që kur ka paraqitur projekte të rëndësishme, me kërkesë të deputetit është minimizuar projekti, nga shumë voluminoz në dy faqe, të cilat as këto nuk i kanë lexuar. Por Sazan Guri mendon se përfshirja në politikë nuk do ta pengojë aspak në punën e tij shkencore. Përkundrazi. “Nëse deri më tani unë hartoja projekte për një grup njerëzish dhe se zëri im ishte i vetëm, ku herë pas herë për çështje të caktuara kisha bashkudhëtarë, përfshirja në forumet politike e bën më të lehtë trajtimin e çështjeve që unë besoj që deri më tani nuk rroken nga politika shqiptare”, - thotë Sazan Guri.
Pse tek të Blertët?
“Është e vetmja forcë politike që deri më tani rrok problemet e mjedisit në Shqipëri”. Kështu të përgjigjet Guri për vendimin e tij në kandidimin për deputet nën siglën e Lidhjes së Blertë Shqiptare në zgjedhjet e 3 korrikut. “Gjatë vitit të fundit jam ndeshur me problemet shkencore dhe mjedisore, ku kam vënë re nga politikanët e sotëm jo vetëm një mungesë dëshire për të bashkëpunuar me argumentin shkencor, por edhe një formë injorance për problemet e mjedisit. Rasti ku pothuajse e gjithë shoqëria civile kundërshtoi projektin e plehrave, më bëri të mendoj se ndihesha një zë i fortë individual, por jo në forumet ku vërtet merren iniciativa ligjvënëse”,- rrëfen ai rreth iniciativës së tij politike. Sipas Sazan Gurit, në Shqipëri ende nuk është futur koncepti i mbrojtjes së mjedisit dhe vendit ku jetojmë. Guri thotë se mjedisi nuk është një pemë e prerë, por është shendeti njerëzor. “Mjedisi nuk është një kopsht me lule, por është shumë më shumë se kaq. Është një angazhim total i shkencës, i disiplinës dhe teknikës shkencore, ku duhet të ruhet një ekuilibër ndërmjet zhvillimit ekonomik në harmoni të plotë me mjedisin. Gjë që deri më tani në politikën e sotme nuk ekziton ky koncept”, - thotë Sazan Guri. Duket se këtë harmoni, tek e cila beson në zhvillimin e vendit në integrimin e Shqipërisë në Evropë, Guri e ka gjetur pranë të Blertëve. Ndaj ka vendosur të ofrojë njohuritë dhe eksperiencën e tij në këtë fushë, te kjo forcë e re politike. Ashtu, pa bujë, me një thjeshtësi që buron tek e qenësishmja, një doktor shkencash ka vendosur të kandidojë për deputet. Kjo jo për luks apo komoditet, por thjesht sepse në Shqipëri ka ardhur koha që specialistët të thonë më në fund fjalët e tyre
Kush është Sazan Guri
Sazan Guri ka lindur në qytetin e Beratit në vitin 1956. Në vitin 1980 në Universitetin e Tiranës përfundon Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, dega gjeologji nafte.
Gjatë viteve 1980-2001 ka realizuar mbi dhjetë studime, analiza të rezultateve të interpretimeve dhe raporte të punimeve gjeologo-gjeofizike të rajoneve të ndryshme të albanideve.
Në vitin 1986 ka qenë lektor për lëndën e sedimentologjise në kursin dymujor për gjeologët e naftës, zhvilluar pranë Institutit Gjeologjik të Naftës. Lektor për lëndën e sedimentologjise në kursin dymujor për inxhinierët gjeofizikë pranë Qendrës se Kualifikimit Patos më 1987. Lektor për lëndën e stratigrafisë seizmike në kursin dymujor për inxhinierët gjeologë e gjeofizikë, pranë Qendrës së Kualifikimit Patos. Si dhe lektor për lëndën e stratigrafisë sekuenciale në kursin 2-mujor për inxhinierët gjeofizikë pranë Qendrës së Kualifikimit Patos, më 1990-ën.
Aktualisht Sazan Guri është me detyrë drejtues shkencor, njëherësh edhe specialist interpretimi në Departamentin e Studimeve Gjeomjedisore të Institutit të Shërbimeve Inteligjente Shkencore.
Është specializuar në Itali (AGIP), në problematikat që lidhen me fushën e kërkimeve gjeologjike, si dhe ka punuar në Kompaninë Amerikane të Naftës “OXY”.
Është specializuar në Republikën ÇEKE për manaxhim të problemeve mjedisore.
Ndërkohë sot, pas një pune shumëvjeçare, zotëron i vetëm harta dhe skema të shpërndarjes së trupave të rezervuareve ujore në thellësi, modelet gjeometrike të baseneve ujëmbajtëse për zonën sedimentare të vendit.
Në vitin 1991 ka mbrojtur gradën “Doktor i shkencave”, në fushën e gjeologjisë dhe në vitin 2001 (Janar) nga Komisioni i Lartë i Atestimit i është akorduar titulli “Profesor i asociuar”.
Duke filluar nga viti 1996 është angazhuar me problemet qe lidhen me mbrojten e mjedisit, hidrogjeologjinë dhe gjeologjinë inxhinierike, duke dhënë modele të reja në skemat e shpërndarjes së trupave kolektorale ujore, ose është ndër autorët e parë që ka p ë rfunduar një cikël të mbyllur të studimeve gjeoambientale për trajtimin e mbetjeve urbane në Qarkun Tiranë, Durrës e Kavajë.