Universal
AnonymouS
Shkenca vazhdon të bëjë hapa përpara. Një program i ri i intelegjencës artificiale, i krijuar nga disa shkencëtarë kinezë, ka arritur të mposhtë njeriun në një test inteligjence.
Pavarësisht se teknologjia ka përparuar jashtëzakonisht shumë, ende nuk ishte regjistruar një fitore e robotëve përballë njeriut. Por, pas këtij testi, dëshmohet se programi i inteligjencës artificiale gjithnjë e më shumë po i afrohet aftësisë së njerëzve.
Disa kritikë mendojnë se testi i intelegjencës nuk është mënyra më e mirë për të matur aftësitë e programeve të ndryshme, pasi ka shumë hile që mund të përdoren.
Testi i inteligjencës bazohet në logjikë, matematikë dhe të kuptuarit verbal. Në këtë të fundit përfshihen pyetje për fjalë me shumë kuptime, sinonime, antonime dhe analogji.
/ Top Channel