Një enciklopedi për teatrin dhe kinematografinë shqiptare

Albforumi

Primus registratum
Një enciklopedi për teatrin dhe kinematografinë shqiptare

enciklopedi-papagjoni-v.gif
Josif Papagjoni sjell individualitete të spikatura të hapësirës mbarëkombëtare.</p>


Thotë se ky libër nuk ka një datë fillimi. Humbet diku në shënime shfaqjesh, artikujsh, sidomos skedash të mbajtura me datimet gjegjëse, për emra aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh, në shënime dhe sinteza leksionesh. Dhe vit pas viti këto skeda, shënime, sinteza u shtuan dhe u shtuan deri sa mbërritën në një rezultat përfundimtar. Josif Papagjoni, studiues dhe kritiku i teatrit, kinematografisë dhe letërsisë, prej vitesh mendonte të realizonte një botim, enciklopedi e cila të përfshinte individualitetet e spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare në hapësirën mbarëkombëtare – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Dhe ia arriti. Prej pak ditësh ka dalë në qarkullim “Enciklopedia e Teatrit dhe e Kinematografisë Shqiptare”. Në të gjenden mbi 800 njësi sikundër edhe foto përfaqësuese. Në realizimin e saj, autori ka pasur parasysh që zërat, artikujt, njësitë enciklopedike të zotëroheshin nga kahu sintetizues mbi vlerat, veçantitë, stilin, profilin dhe anët mëvetësuese të artistit, institucionit, llojit, gjinisë e zhanrit teatror e kinematografik, deri te mëtimi për përvijime sa më lakonike mbi vepra përfaqësuese (filma, drama, shfaqje teatrore, role, zgjidhje skenografike etj.). Sipas autorit kishte ardhur momenti që një botim i këtij lloji të hartohej. Josif Papagjoni ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, ndër të cilët: “Teatri dhe aktori”, “Kumti që vjen nga trashëgimia teatrore”, “Aktorët”, “Individualitete”, “Regjisorët”, “Biseda për artin”, “Dialog me teatrin botëror”, “Teatri Kombëtar”, si dhe një varg artikujsh e studimesh për artin teatror shqiptar dhe për figurat e shquara të tij.</p>
Postime të tjera me interesRomani befasues i Ben Blushit (3)Si të gjesh librin që kërkon ? (4)Librat më të shitur gjatë vitit 2008 (16)Monarkia Shqiptare shqytrohet sërisht ! (2)Elie Weisel, letrari që fitoi Nobelin për paqe (0)
ShtepiaeLibritBlog
</img>
ShtepiaeLibritBlog
</img>
ShtepiaeLibritBlog
</img>
hjZiRSCxNlU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shtepiaelibrit.com/blog/?p=1185. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shtepiaelibrit.com/blog/?p=1185
 
Top