Nisma ''Zeri yt''

Ardi18

Primus registratum
Nisma ''Zeri yt''



Ndoshta shume nga ju mund ta keni vizituar tashme kete faqe te re te internetit shqiptar. Por sidoqofte ne e gjejme te rastit te prezantojme kete projekt te ri mediatik mbarekombetar.

"Zëri yt" eshte nje nisme e disa intelektualeve dhe studenteve shqiptare nga vise te ndryshme shqiptare, e cila synon t'i jape ze cdo shqiptari qe ka dicka per te thene. "Zëri yt" eshte nje media e hapur ku secili mund te shprehet e te jape mendimin e tij.

Kjo nisme eshte ndryshe nga nje gazete a reviste, pasi nuk niset nga qellime fitimprurese dhe ne te mund te shkruaj cdokush. Gjithashtu eshte me shume se nje "mailing list", pasi shkrimet e vendosura ne te jane cilesore, kane nje renditje te qarte dhe mund te gjenden nga secili.

Forumi Mbarekombetar Shqiptar si pjese e nismes "Zëri yt" synon te bashkoje gjithe shqiptaret kudo qe jane per te krijuar nje komunitet te vertete kombetar shqiptar. Ky forum ndryshe nga te tjeret i jep rendesi te vecante kombit shqiptar dhe problemeve te tij dhe nuk eshte nje vend chati ku njerezit kalojne kohen. Ftojme te gjithe qe te beheni pjese e ketij komuniteti per te ndertuar ate qe i mungon botes virtuale shqiptare.

Pjese e ketij projekti mediatik te hapur eshte dhe nje galeri fotografish e bere me kontributin e vete vizitoreve. Galeria Virtuale Shqiptare eshte nje nga galerite me te medha shqiptare ne internet me nje fond te gjere fotosh nga me te ndryshmet nga Shqiperia, trojet shqiptare, natyra shqiptare dhe shume te tjera.

Dhe teknikisht paraqet nje risi ne internetin shqiptar. Ne kemi arritur te ndertojme nje faqe origjinale shqipare te bere dhe programuar nga shqiptare. CMS e revistes eshte e shkruar ne gjuhen PHP, origjinale dhe e pakopjuar,jo sic ndodh rendom ne faqet shqiptare sot. Forumi i "Zëri yt" eshte nder te vetmet forume shqiptare i perkthyer gati ne masen 99 %. gje qe as forumet e konsoliduar dhe disavjecare shqiptare, ende se kane arritur. Ne jemi gjithashtu te hapur per bashkepunim me cdo faqe tjeter shqiptare.

Vlerësimet dhe lavdërimet na kënaqin, ndërsa kritikat na ndihmojnë të ecim përpara! Cdo koment eshte i mirepritur.

Stafi i "Zëri yt"!
 

regele

Forumium maestatis
Re: Nisma ''Zeri yt''

Nje buzeqeshje miqesore jua jap me gjithe qejf...
/pf/images/graemlins/smile.gif

Nuk eshte e veshtire te kesh nje ide, e veshtire eshte ta zhvillosh ate...nuk e di ku e kam lezuar!
 

albi

Primus registratum
Re: Nisma ''Zeri yt''

Fillimisht postuar nga regele:
[qb] Nje buzeqeshje miqesore jua jap me gjithe qejf...
/pf/images/graemlins/smile.gif
Nuk eshte e veshtire te kesh nje ide, e veshtire eshte ta zhvillosh ate...nuk e di ku e kam lezuar! [/qb]
Regele ti rrofsh per buzeqeshjen se ne cdo rast eshte me vlere.
Ke te drejte ne ate qe citon! E vecanta e ketij projekti eshte ne qenie e hapur e tij, pra dhe ti e kushdo mund te ndihmoje ne realizimin maksimal.

Por perseri ne mund te themi se duke qene qe ky projekt eshte bere publik prej vetem pese muajsh dhe duke pasur parasysh ate qe eshte arritur deri tani, dicka eshte bere.
Tashme gati vijne cdo dite artikuj per botim dhe kete mund ta shihni vete ne pasurimin e arkivit. Gjithashtu dhe teknikisht mund vihet re se cfare kemi bere deri tani. Vetem ne keto muaj faqja ka ne google "page rank 5" dhe "site traffic" ka arritur ne 100,288 qe eshte shume i larte dhe mqs jemi ketu, edhe me i madh se i albforumit apo te Shqiperia.Com ( Referenca )
Gjithashtu mbeshtetja qe i japin ketij projekti shume faqe serioze si Shqiperia.Com Alblinux.Net KorcaVizion.Com Tepelena.Com Albaniafoto.Com etj eshte tregues pozitiv.
Edhe forumi gjithashtu qe nga hera e fundit kur ju Regele keni marre pjese, ka ecur. Mund te thuhet se aktiviteti eshte po aq i madh sa ketu apo te FSH, edhe se vizitat ne total mbeten ende me te vogla.
 
Top