Nis sot edicioni i njëmbëdhjetë i festivalit Kënga Magjike

Albforumi

Primus registratum
Nis sot edicioni i njëmbëdhjetë i festivalit Kënga Magjike

kenga-magjike-300x200.jpg
Nis sot në Pallatin e Kongresit Festivali Kënga Magjike 2009, i cili do të vazhdojë në datat 20 dhe 21 nëntor, një produksion i TV Klan dhe Ardit Gjebresë.

Do të jenë 57 këngëtarë pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, të cilët pritet të dhurojnë spektakël dhe befasi, ashtu sikurse çdo vit.Nga befasitë, bie në sy prania e Nora Istrefit dhe Sidrit Bejlerit, që e shkelin skenën e Këngës Magjike për herë të parë.

Por, ka edhe rikthime premtuese, siç është ai i Mira Konçit, Elvana Gjatës, Flori Mumajesit etj.

Ndërkohë, pjesëmarrës nga viti i shkuar janë këngëtarë të njohur si, Soni Malaj, Kastro Zizo (i cili sipas burimeve të pakonfirmuara do të paraqitet në skenë me bashkëshorten  e tij), grupi Produkt 28 etj.

Në një prezencë televizive prej mëse një muaji në spektaklin E diela shqiptare, këngëtarët pjejsëmarrës kanë patur mundësinë të  kenë një komunikim me publikun duke performuar këngët e këtij festivali.

Prezantimi i festivalit muzikor Kënga magjike 2009 do të mbahet nga Ardit Gjebrea dhe Balina Bodinaku, me skenar nga Aldon Lipe.

Ky festival sjell një të veçantë përsa i përket marrjes së çmimeve, votimin e fituesve nga vetë këngëtarët pjesëmarrës.

Kënga magjike 2009 është në edicionin e 11-të të saj, duke treguar në vite se është një nga aktivitetet e rëndësishme në muzikën e lehtë shqiptare. Edicioni i dhjetë i këtij aktiviteti muzikor u fitua nga këngëtarja Jonida Maliqi, ndërsa fituesit ndër vite kanë qenë : Elsa Lila, Motrat Libohova, Pirro Çako dhe Rovena Dilo, Mira Konçi, Ema Bytyçi, Genta Ismaili. Armend Rexhepagiqi, Aurela Gaçe.

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=2586. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=2586

Top