nis kompiuterizimi e gjendjes civile-cili eshte projekti?

komino

Valoris scriptorum
nis kompiuterizimi e gjendjes civile-cili eshte projekti?

Nis kompjuterizimi i Gjendjes Civile


Shekulli

TIRANE - Qeveria miratoi dje vendimin “Për krijimin dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit kombëtar të gjendjes civile dhe rregullat e shfrytëzimit të teknikës dhe rrjetit informatik” si pjesë e projektit të qeverisë për informatizimin dhe modernizimin e shërbimit të Gjendjes Civile. Sipas zëdhënësit të qeverisë vendimi i hap rrugë krijimit të lehtësirave për pajisjen e shtetasve shqiptarë me kartë identiteti. Vendimi në fjalë përcakton mënyrën e krijimit dhe funksionimit të sistemit të kompjuterizuar të Gjendjes Civile, Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe rrjetit informatik të saj. Ky proces do të fillojë në shtator me hedhjen e të dhënave ekzistuese në regjistrat themeltarë të Gjendjes Civile, ndërsa më pas do të realizohet kalimi i tyre në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Këto të dhëna do të ruhen aty në sistem për një periudhë 20 -vjeçare. Sipas projektit parashikohet lidhja në rrjet e të gjitha zyrave të gjendjes civile të të gjitha bashkive, njësive bashkiake të Tiranës dhe komunave me mbi 10 000 banorë.

------------------------------------------

---do te jete nje database i vlefshem per bizneset ne planifikim dhe analize tregu.
---Mund te jete nje mundesi per punesimin e studenteve shqipetare ne hedhjen e te dhenave ne database

a di ndonjeri me tepr mbi kete projekt????????
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: nis kompiuterizimi e gjendjes civile-cili eshte projekti?

Diçka përmendej sot në një lajmth të Panoramës.
(Është për të ardhur keq që lajmet që mund të përbënin pikënisje për shkrime interesante, pra tema me brumë thënë ndryshe, kalojnë pa vëmendjen më të vogël nga redaksitë e shtypit tonë shtypës.)
Mësohet, sipas Panoramës, se Presidenti i Republikës ka ftuar HP për këtë dhe projekte të tjerë IT. Nuk kuptohet qartë nëse ky është një hap i gabuar i Presidentit apo thjesht një keqinterpretim nga furnizuesit e lajmit. Nuk besoj që dikush të ketë të drejtë të ftojë dikë, atje ku normalisht duhet pritur një tender i hapur për të gjithë të interesuarit. Veç në qoftë që listat e gjendjeve civile, të lëna në mëshirën e kujtdo deri tani, të jenë shpallur sekret shtetëror.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: nis kompiuterizimi e gjendjes civile-cili eshte projekti?

mezi po pres lajmin kur te hakohen rregjistrat kombetare /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Buburreci

Primus registratum
Re: nis kompiuterizimi e gjendjes civile-cili eshte projekti?

Te dashur miq!!
Fakti qe ne gjendjet civile mund te jete ndonje komputer nuk do te thote se di ti perdore dikush, edhe certifikatat jane perseri me dore si ne kohen e Mbretit Zog.
Edhe nese jane perseri te dhenat jane ne nje database shume te vogel vetem per disa nga NJ.B te Tiranes dhe nuk mund te flitet per me gjere sepse jashte Tiranes nuk ka Njesi Bashkiake por Administrative me Legjislacionin e vjeter.

Nga e thena ne te bere na ndan nje det i tere
 

gurax

Pan ignoramus
Re: nis kompiuterizimi e gjendjes civile-cili eshte projekti?

Riciklimin ne gjendjen civile e fillojne nga idete bubreco!
A njef njeri ndokend qe ti japim ca leke e te rije ne rradhe te na qese ca certifikata?


--------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 
Top